Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nis rreziku i zjarreve/ Mbrojtja civile: Në gatishmëri 5 helikopterë

15:30 / June 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 08 01 071716
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me nisjen e sezonit veror dhe rritjen e rrezikut për zjarre, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka marrë masa për forcimin e kapaciteteve të reagimit në terren.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile bëri të ditur se aktualisht pesë helikopterë janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rastet e emergjencave të shkaktuara nga zjarret.

Ai njoftoi gjithashtu se janë përmbyllur procedurat për blerjen e tre avionëve të specializuar për shuarjen e flakëve, të cilët pritet të rrisin ndjeshëm kapacitetet e vendit për përballimin e situatave të tilla.

“Ka përfunduar procedura për blerjen e 3 avionëve të destinuar për zjarre, pritet të vijnë në vjeshtë, në bazë të marrëveshjes do të kenë gatishmëri në disponibilitet për 2 në rast menaxhim zjarresh”, tha Çako.

Çako thotë se po punohet me prefekturat dhe bashkitë për të reaguar në kohë.

“Kemi punuar e po vijojmë të punojmë me prefektura, bashki, mbrojtja civile ka sot më shumë se kurrë mjete të nevojshme për të ndërhyrë”, shtoi ai.

Sa i përket shërbimit zjarrfikës projektligji për të cilin është në konsultim publik drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile mendon se do të ishte më efikas nëse drejtimi do të kalonte në nivel qendror

“Drejtimi qendror do ishte më mirë për operacionalitetit, centralizi,  se në aspekt të ligjit stacionet janë në varësi të bashkive, por koordinimi qendror ndonëse ne jemi në bashkërendim mund të ishte në një institucion do ishte më mirë”, u shpreh më tej Çako.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile raportoi para deputetëve në komisionin parlamentar për çështjet e brendshme punën e bërë nga institucioni që drejton vitin e shkuar.

gatishmeri masa zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin e Gjirokastrës.

17:50 / June 19, 2026

Inaugurohet fluturimi i parë Tiranë–Toronto, Rama: Objektivi i radhës është linja direkte me SHBA-në

17:27 / June 19, 2026

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

15:08 / June 19, 2026

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

14:57 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.