Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke komentuar zhvillimet e fundit pas një proteste dhe deklaratat që kanë qarkulluar në lidhje me organizimin e saj.Në reagimin e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe një foto me një mbishkrim ku pretendohet se “organizatori” i protestës ka deklaruar se në turmë kishte grupe serbe dhe greke të infiltruar, të cilat sipas tij do të identifikohen me emra.Duke ironizuar situatën, Rama shkruan: “Ouuu….. Po ky vetë? Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave…
Author: tirana
Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse takoni njerëz ose dashuria është me ta, kjo është koha e duhur. Sa i përket punës, mundësi të reja janë në rrugë për ata që nuk kanë ndonjë aktivitet profesional, edhe nëse janë me kohë të pjesshme. Demi Pas dy ditësh shëndet, tani është koha për t’u rikuperuar. Ju nevojitet një partner i fortë në mënyrë që të mos keni ndonjë rrezik. Hëna është në të kundërt, kështu që është më mirë të adresoni këtë çështje të veçantë. Binjakët Ende pak pozitivitet në dashuri. Sa i përket punës, do të vendosim pak përmirësim. Qëndroni…
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje në orët e mesditës e pasdite, me pas mot kryesisht i kthjellët. Prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata të izoluara, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore leshje të dobëta shiu në formë pikash(përjashtuar vija bregdetare). Era do të fryjë me drejtim nga kuadarti i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës…
Deputetja Marjana Koçeku është shfaqur në protestën e zhvilluar në Tiranë, vetëm pak ditë pasi njoftoi largimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Koçeku kishte njoftuar më 14 qershor, përmes një deklarate në rrjetet sociale, se po shkëputej nga shumica parlamentare që e kishte mbështetur në zgjedhje dhe e kishte çuar në Kuvend. Një ditë pas këtij njoftimi, ajo publikoi në rrjete sociale simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një shenjë të njohur të protestave që po zhvillohen prej disa javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ndërkohë, ajo reagoi me anë të një…
Shqipëria do të ndikohet sot nga një valë e fortë të nxehti, e cila do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave në pjesën më të madhe të qarqeve. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39°C në disa qytete të vendit, si Elbasani, Berati, Shkodra dhe Tirana. Në ultësirën perëndimore dhe përgjatë vijës bregdetare, përfshirë edhe zonat jugore, temperaturat do të lëvizin nga 33°C deri në 37°C, duke sjellë mot të nxehtë dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.
Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga shërbimet e Njësisë Speciale Delta, pasi rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën e Ksamilit. Gjatë një patrullimi në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe dallgëve të krijuara nga moti i keq. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas, të cilëve iu dha ndihma e menjëhershme nga forcat Delta. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të efektivëve, të dy turistët u nxorën në siguri dhe…
Autoritetet ushtarake iraniane kanë njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke argumentuar se vendimi vjen si reagim ndaj asaj që Teherani e konsideron shkelje të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, Shefat e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura deklaruan se bllokimi i kësaj rruge strategjike detare, e cila shërben për transportin e një pjese të konsiderueshme të naftës në botë, përbën fazën e parë të kundërpërgjigjes iraniane. Në deklaratë thuhet se Teherani rezervon të drejtën për të ndërmarrë masa të tjera nëse vijojnë, sipas tij, shkeljet e armëpushimit dhe veprimet ushtarake…
Shqipëria është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, për periudhën 2026-2030, duke siguruar kështu një rol në vendimmarrjet që lidhen me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar. Ky anëtarësim e vendos vendin tonë në një pozicion aktiv për zbatimin e Konventës së vitit 2003 të UNESCO-s, si dhe për shqyrtimin e dosjeve të ndryshme që paraqiten nga shtetet anëtare. Zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa, tha se ky zhvillim rrit profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe e kthen atë nga një vëzhguese në një vendimmarrëse në këtë tryezë. Ajo theksoi se Shqipëria do të…
Fund i hidhur për Turqinë në Botëror. Kombëtarja turke, që mbërriti në Shtetet e Bashkuara me ambicie të mëdha dhe e shoqëruar nga entuziazmi i jashtëzakonshëm i tifozëve të saj, i ka dhënë lamtumirën turneut pas vetëm dy ndeshjeve. Humbja minimale 1-0 ndaj Paraguajit rezultoi fatale për skuadrën e drejtuar nga trajneri italian Vincenzo Montella, duke i mbyllur rrugën drejt vazhdimit të garës. Pavarësisht paraqitjes pozitive dhe rasteve të krijuara gjatë takimit, Turqia nuk arriti të shmangte disfatën, duke u detyruar të largohet nga Botërori shumë më herët nga sa pritej. Një eliminim që lë zhgënjim të madh te tifozët…
Gjatë fjalimit të tij të gjatë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama kritikoi edhe blogerët që kanë dalë në protestë. “Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre as nuk e kanë imagjinuar të përzihen me protesta, por janë bërë parelinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet ai që bën videon më dramatike. Dhe një protestë nuk është më…
Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si ligjvënëse e pavarur. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se “ata që kalëruan këtë parti sa mudën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”. “Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën sëbashku në një prurje që nxorri në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti…
“Një qeveri nuk mund të bëjë kurrë, nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma,” kështu kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, i dha fund aludimeve për dorëheqje të tij. Deklaratat Rama i bëri në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, mesditën e kësaj të shtune. “Kam patur shumë mesazhe, sikur më ka shkuar në mend të jap dorëheqjen. Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate për të turmë që shkon bllokon aeroportin, tërheqja e atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme. Vijnë nga Kosova,…