Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është shënuar në bregdetin e Tales, në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det. Sipas të dhënave paraprake, viktimat, 11 dhe 13 vjeç, ndodheshin në një zonë plazhi pa mbikëqyrje dhe jashtë perimetrit të menaxhuar nga strukturat e sigurisë. Dyshohet se ato kanë hyrë në ujë dhe më pas janë përballur me vështirësi që u kanë kushtuar jetën. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do të kryhen procedurat përkatëse. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa deklaroi gjithashtu se ai mban ndikim të konsiderueshëm mbi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe mund të frenojë veprimet e mëtejshme ushtarake në Liban. Duke folur në The Axios Show, Trump mbrojti rolin e tij në konflikt dhe argumentoi se mbështetja e SHBA-së kishte qenë kritike për mbijetesën e Izraelit. “Nëse nuk do të ishte për Donald Trumpin, Izraeli do të ishte shkatërruar plotësisht”, deklaroi presidenti amerikan. “Ne jemi ata që i kemi armët, ne jemi…

Read More

19 qershor 2026 – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në ambientet e Gjykatës Administrative ku po mbahet seanca gjyqësore lidhur me padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Ky i fundit po heton çështjen penale ndaj tij. Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka emëruar prokurorin në detyrë në vitin 2008. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në seancë mungojnë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ka debate lidhur me moslejimin e kamerave në sallë. “Ne nuk kemi marrë një përgjigje nga ana e KLP-së. Ajo ka investuar më shumë në terr sesa në…

Read More

Janë publikuar zyrtarisht rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, e cila njoftoi se vlerësimet janë tashmë të aksesueshme për të gjithë maturantët. Sipas njoftimit, rezultatet janë shpallur nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe mund të konsultohen në platformat zyrtare të institucionit, duke përdorur të dhënat personale të identifikimit. Publikimi i rezultateve vjen pak ditë pas zhvillimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një nga testet kryesore të Maturës Shtetërore. Klikoni në link për të parë vlerësimet: https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-D1.pdf

Read More

Një laborator i dyshuar për falsifikimin e dokumenteve është zbuluar nga autoritetet në Tiranë, ku dokumentet e falsifikuara dyshohet se përfitoheshin kundrejt pagesave që varionin nga 3000 deri në 5000 euro. Si rezultat i operacionit, u sekuestruan 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, përfshirë diploma, dokumente shkollore, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente aplikimi për institucione të ndryshme. Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan 2 vula të dyshuara false, 6 telefona celularë dhe 3 kompjuterë. Në pranga ranë tre persona, babë e bir, Hashim Markaj dhe Sulejman Markaj, si dhe bashkëpunëtori i tyre, Elidon Vladi. Sipas hetimeve, banesa e dy shtetasve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e investimit në rrugën e Darëzezës, në Fier. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se aksi rrugor është tashmë i përfunduar dhe i aksesueshëm për banorët e zonës, si edhe për vizitorët. “Mirëmëngjes dhe me rrugën e Darëzezës, tashmë të përfunduar dhe në shërbim të banorëve e vizitorëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në postimin e tij. Sipas kryeministrit, ky investim pritet të lehtësojë lëvizjen në zonë dhe të përmirësojë aksesin drejt bregdetit të Darëzezës, një prej destinacioneve të njohura në qarkun e Fierit.

Read More

Bisedimet e planifikuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Zvicër nuk do të zhvillohen, pasi anulimi i tyre u njoftua në momentet e fundit nga autoritetet zvicerane. Sipas raportimeve, Teherani vendosi të tërhiqet nga takimi për shkak të vazhdimit të sulmeve ushtarake izraelite në Liban. Takimi, i parashikuar për 19 qershor, kishte për qëllim diskutimin e zbatimit të një marrëveshjeje 14-pikëshe për t’i dhënë fund konfliktit. Bisedimet pritej të mbaheshin në fshatin zviceran Aubourgen, vetëm dy ditë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit (MOU), i cili hapte një periudhë 60-ditore negociatash për një marrëveshje afatgjatë mbi programin bërthamor iranian…

Read More

Sipas njoftimit të shpërndarë për deputetët, mbledhja do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave. Në mesazhin e dërguar bëhet e ditur se axhenda e plotë e takimit do t’u komunikohet pjesëmarrësve në vijim. “Përshëndetje! Ditën e shtunë, më 20.06.2026, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të zhvillohet Mbledhja Mujore e Zgjeruar e Grupit Parlamentar Socialist. Axhenda e mbledhjes do t’ju dërgohet në vijim”, thuhet në njoftim. Kjo mbledhje vjen në një moment të rëndësishëm për socialistët, pas nisjes së protestave në Tiranë dhe vendimit të deputetes Marjana Koçeku për të vijuar mandatin si e pavarur.

Read More

Në çdo sukses të Argjentinës në vitet e fundit spikat një partneritet i veçantë: ai mes Lionel Messit dhe Lionel Scalonit. Nga bashkëlojtarë në përfaqësuese, sot ata janë kthyer në dy shtyllat kryesore të ekipit kombëtar. Scaloni ka ndërtuar një skuadër të balancuar dhe konkurruese, ku Messi vazhdon të shfaqë talentin dhe lidershipin e tij në nivelin më të lartë. Besimi i ndërsjellë mes trajnerit dhe kapitenit ka qenë një nga faktorët kyç të rezultateve pozitive të Argjentinës në arenën ndërkombëtare. Me eksperiencën, cilësinë dhe frymën e grupit që kanë krijuar së bashku, Messi dhe Scaloni mbeten garancia më e…

Read More

Policia e Tiranës ka ndaluar një person i cili dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”. Nën kërcënimin e thikës i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse. Si rezultat i reagimit të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.

Read More

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione dhe debate të shumta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, si dhe me ndërprerje të përsëritura të njoftuara nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Në komunikimin e fundit para deputetëve, Peleshi vendosi shtyrjen e orarit të votimeve për rendin e ditës. Ky vendim u mor për shkak të situatës së tensionuar dhe kaotike në sallë, ku ndërprerjet e herëpashershme të seancës nuk arritën të normalizonin klimën e debatit. Sipas njoftimit të kryeparlamentarit, Kuvendi do të mblidhet sërish këtë të enjte në orën 18:30.

Read More

Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë zyrtarisht lidhur me largimin nga grupi parlamentar të deputetes 26-vjeçare Marjana Koçeku. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se deri më tani Koçeku nuk ka paraqitur asnjë njoftim zyrtar për largimin e saj. Sipas tij, deputetja nuk është kontaktuar pasi telefoni i saj rezulton i fikur dhe nuk ka pasur komunikim me drejtuesit e grupit parlamentar. “Unë jam bariu i grupit të PS, tani ju më pyesni, unë s’kam as njoftim nga ajo. Kur pashë statusin, e mora në telefon, e kishte fikur, s’kam komunikuar. Megjithatë secili ka vendimmarrjen e…

Read More