Author: tirana

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bisedë të parë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, duke e cilësuar atë miqësore dhe produktive. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë bisedës u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Të dy ministrat ndanë qëndrimin se paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon duhet të mbeten prioritete kryesore, veçanërisht në kushtet e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër…

Read More

Besimi në ekonomi ka shënuar rritje në muajin mars, sipas raportit të Treguesit të Ndjesisë Ekonomike (TNE), të publikuar sot nga Banka e Shqipërisë. Treguesi u rrit me 0,6 pikë, kryesisht për shkak të përmirësimit të besimit në sektorin e tregtisë, ndërsa niveli i TNE-së qëndron rreth 8 pikë mbi mesataren historike. Sektori i industrisë regjistroi rënie në besim. Treguesi i Besimit të Industrisë (TBI) u ul me 2,4 pikë përqindje pas një periudhe pesëmujore rritjeje. Rënia u ndikua nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për prodhimin industrial dhe ecurinë e kontratave porositëse nga eksportet, ndërsa pritjet për çmimet…

Read More

Shoqata e Transportit ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj lidhur me kërkesat e tyre për subvencionim të naftës ose në të kundërt do të reduktonin me 30% flotën e autobusëve. Sipas shoqatës, do të riaktivizohet VKM e vitit 2022 që parashikon kompensimin me 100 lekë/litër karburant për linjat urbane dhe ndërurbane, si dhe kompensim taksash. VKM e 2022: 1. Kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, në masën 100 (njëqind) lekë për litër karburanti, për një periudhë tremujore: mars, prill, maj 2022. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën:…

Read More

Ndërsa Shqipëria synon të afrohet me standardet e Bashkimit Europian, sistemi i prokurimit publik vijon të shfaqë shqetësime që ngrijnë pikëpyetje mbi transparencën dhe eficiencën e përdorimit të fondeve publike. 5766 procedura tenderuese janë zhvilluar në vitin 2025 sipas APP të përqendruara në mallra shërbime dhe punë civile. Por raporti Vjetor 2025 i Agjencisë evidenton se pavarësisht progresit në kuadër ligjor dhe integrimit europian, sfidë mbetet niveli i ulët i konkurrencës në tendera, një tregues që shpesh lidhet me riskun për abuzime. Vetë raporti pranon se kërkohen përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar garën mes operatorëve ekonomikë. “Nevojiten përpjekje të…

Read More

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar. Sipas uniformave blu, shtetasit Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj, tentuan të merrnin me forcë në makinë të miturin, e kanë dhunuar dhe goditur me thikë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë nisur drejt adresës së dhënë, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, u identifikuan…

Read More

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bën me dije se është nënshkruar një marrëveshje me OSHEE-në dhe BERZH-in. Kjo e fundit, për financimin e ndërtimit të nënstacionit të ri në qendër të Tiranës. “Ky projekt energjetik 110/20kV është unik në llojin e tij, pasi do të ndërtohet në nëntokë, duke garantuar siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të ardhmen. Me një investim prej 22.5 milionë euro, projekti është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it”, shkruan ministri,…

Read More

18 emigrantë kanë humbur jetën, pasi një gomone u fundos në detin Egje, pranë Bodrumit në Turqi, njoftoi Garda Bregdetare turke.  “Pas operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit, u shpëtuan 21 emigrantë pa dokumente, ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 18 të tjerëve”, thuhet në një deklaratë. “Operacionet për të zbuluar fatin e personave të zhdukur dhe aktivitetet e tjera të kërkimit dhe shpëtimit vijojnë”, njofton më tej Garda Bregdetare. Në të njëjtin njoftim sqarohet se gomonia ishte ndaluar rreth orës 6 të mëngjesit, por më pas iku me shpejtësi në det të hapur. Për shkak të kushteve të vështira të detit,…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në qeli pas një vendimi të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm i GJKKO-së. Ai është paraqitur pasditen e djeshme në Komisariatin e Vlorës, ku është bërë edhe ekzekutimi i masës “arrest me burg”. Vendimi i Apelit konfirmoi dënimin me 2 vite burg, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, është reduktuar në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Sipas përllogaritjeve të bëra nga SPAK, duke marrë në konsideratë kohën e kaluar në paraburgim, Goros i mbeten për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë. Çështja për të cilën…

Read More

Spitali Rajonal i Beratit po kalon një fazë rikonstruksioni të disa shërbimeve në bllokun operator me qëllim përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Paralelisht, stafi vazhdon të garantojë kujdes të pandërprerë në të gjitha shërbimet mjekësore dhe ekzaminimet laboratorike duke përballuar me profesionalizëm fluksin e pacientëve. Gjatë inspektimit në këtë spital, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, u ndal edhe në laboratorin e ekzaminimeve ku vlerësoi garantimin pa ndërprerje të shërbimeve diagnostikuese. Në bisedë me mjekët laborantë, ministrja Sala tha se rritja e rasteve, veçanërisht e sëmundjeve kronike, ka sjellë një volum më…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi dje një takim me raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ionut-Marian Stroe dhe Pawel Jablonski. Në qendër të diskutimeve ishte ecuria e reformës në drejtësi dhe sfidat e ardhshme. Gjatë takimit, Gogu theksoi se procesi i vetingut po shkon drejt përmbylljes, ndërsa institucionet e drejtësisë kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi. Sipas tij, sfida kryesore tashmë mbetet rritja e cilësisë së sistemit, përmes garantimit të profesionalizmit, paanshmërisë dhe funksionimit efektiv në shërbim të qytetarëve. Në bisedime u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit, situatën në institucionet e…

Read More

Është shtyrë sërish seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet në datën 3 prill në orën 9:00. Ashtu si në seancat e mëparshme, Veliaj nuk ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati Ndreca. SPAK u përfaqësua nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjatë seancës, avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizi, kërkoi ndarjen e çështjes, duke argumentuar se procesi nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado e cilësoi këtë si një strategji për të shtyrë procesin,…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq Artiol Saliasi., ish-drejtor i përgjithshëm i AMP dhedhe Gezim Sala, drejtor i drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ Në përfundim të hetimit, rezultoi se Muci Shaljani, i cili humbi jetën i qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Rinasit, pranë Aeroportit Nënë Tereza së bashku me shtetasin Gilmandi Danin ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme si punonjës i Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore (AMP). Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More