Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar këtë të martë, 31 mars, Gjykatës së Lartë, me kërkesë lirimin e tij. Në rekursin e tij, të regjistruar sot, Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Kujtojmë se më 24 mars, ai ofroi një garanci prej 50 mijë eurosh në kërkim të lirimit të tij, por Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi këtë kërkesë të ish-kreut të shtetit, duke e lënë në burg. Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit…
Author: tirana
NASA filloi numërimin mbrapsht të hënën për nisjen e parë të njerëzimit drejt Hënës në 53 vjet. Raketa 32-katëshe e Sistemit të Nisjes Hapësinore është gati të niset të mërkurën në mbrëmje me katër astronautë. Pas një dite në orbitë rreth Tokës, kapsula e tyre Orion do t’i çojë ata rreth Hënës. Nuk ka ndalesa – vetëm një kthesë e shpejtë rreth satelitit të Tokës. Fluturimi gati 10-ditor do të përfundojë me një ulje në Paqësor. Menaxherët thanë se raketa po ecën mirë pas raundit të fundit të riparimeve. Parashikuesit e motit thanë se koha duhet të jetë e mirë…
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, ku po prezanton prioritetet, arritjet dhe nismat e fundit në sektorin arsimor. Fillimisht u fokusua tek progresi në përmbushjen e kapitujve 25 dhe 26 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nënvizoi se kapitulli 26, që lidhet me arsimin dhe kulturën, është pothuajse i përmbushur. “Është krijuar Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar Plani i Veprimit për Arsimin Digjital 2025-2030, i cili synon modernizimin e mësimdhënies dhe përdorimin e teknologjisë në procesin arsimor. Është lançuar Baza Shtetërore e të…
“Një komb, një zemër, një e ardhme.” Me këtë mesazh, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Tiranë, në datat 13-14-15 prill. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shkroi se “përmes rrënjëve lartësohemi dhe të bashkuar forcohemi”, duke iu referuar kështu sloganit zyrtar të samitit të këtij viti. Ministri i Jashtëm publikoi ftesën zyrtare, drejtuar bashkëkombësave përtej kufijve, ftesë që mban firmën e Kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin e dërguar nga Rama përmes kësaj ftese, shkruhet se “samiti i prillit është hapësira ku do të diskutojmë se si…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot se skema e naftës mbështet uljen e kostos së fermerëve. Në një konferencë për shtyp me gazetarët sot, Salla tha se ndër vite skema e mbështetjes së fermerëve, ka qenë nga dhënia e naftës drejtpërdrejtë, te mbështetja me fonde. “Ne kemi kaluar në mbështetje me pagesë për uljen e kostove, sipas standardeve të BE-së. Ne do ta mbulojmë edhe në vitin 2026 dhe është një nga skemat që është diskutuar me shumë edhe nga mediat. Skema e naftës është një skemë mbështetëse për uljen e kostos dhe ne kemi menduar…
Komiteti parlamentar iranian miraton planin për vendosjen e tarifave në ngushticën e Hormuzit. Mediat shtetërore iraniane raportuan se një komitet parlamentar iranian kishte miratuar një propozim për të mbledhur tarifa mbi anijet që udhëtojnë nëpër ngushticën e Hormuzit. Sipas një postimi në Telegram nga agjencia e lajmeve Fars, ngushtica do të mbyllet për anijet nga SHBA-të, Izraeli dhe vendet që kanë marrë pjesë në sanksionet ndaj Iranit, dhe Irani do të ketë një rol “sovran” në zbatimin e sistemit të ri. Propozimi, i miratuar nga komiteti i sigurisë i parlamentit iranian, thuhet se do të kërkojë dakordësinë e vendeve të…
Dhjetë vite më parë, Kosova nuk kishte luajtur kurrë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, tani është vetëm 90 minuta larg kualifikimit për fazën finale të kësaj vere. Shteti ballkanik, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe u njoh zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA në vitin 2016, pret Turqinë në ndeshjen play-off të së martës. Nëse fiton, Kosova, e renditur e 78-ta në botë, do të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës me 48 skuadra që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Ndeshja do të luhet në stadiumin e mbushur plot “Fadil…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se autoveturat All-Electric përbëjnë 51,6% të regjistrimeve me km 0 gjatë muajve Janar–Shkurt 2026. Sipas DPSHTRR, kjo shifër është +50% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. DPSHTRR bën me dije se “flota Euro 5 e sipër përbën 80,6% të mjeteve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2025”. Kjo qasje pozitive tregon një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi këtyre automjeteve. Përveç kostove të ulëta të mirëmbajtjes, ato ndihmojnë në uljen…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, ku po flet për miratimin e Skemës Kombëtare Mbështetëse për Fermerët. “Është një skemë që ne e kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin, në një dëgjesë me ta, që do ta prezantojmë sot”, u shpreh ai, duke theksuar se qeveria ka akorduar një buxhet prej 5.2 milionë lekë për këtë nismë. “Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet, që janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, agroturizëm…Do të hapim investime për thirrje të reja,…
Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka ndjekur gjatë ditës së sotme vijimin e një aksioni të madh për të kontrolluar mbi 60 subjekte për respektimin e hapësirave publike. Gjatë fjalës së mbajtur përpara nisjes së aksionit, Nënkryetari Sulaj u shpreh se disa sheshe në Tiranë janë zënë plotësisht, si dhe vlerësoi Policinë Bashkiake, që po bën një punë shumë të mirë në evidentimin dhe në ndërhyrjen për t’i risjell këto zona në shërbim të qytetarëve. “Ne do të nisim një aksion në të gjithë territorin e qytetit të Tiranës me objektivin kryesor për të liruar ato hapësira publike…
Këtë të martë u zhvillua ceremonia e betimit të Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Skendër Hita betohet si drejtor i Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se detyra e Policisë së Shtetit është të jetë në mbrojtje të qytetarëve. Gjithashtu shtoi se sfidë mbetet thellimi i rezultateve nga policia dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë, duke shtuar se fokus mbetet lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. “Në shenjë nderimi dhe respekti për gjakun e policëve të rënë në krye të detyrës, të vendosur për të ruajtur sigurinë publike dhe…
Maratona Green Half që do të mbahet në 5 prill në Berat, do të bashkojë vrapues nga më shumë se 40 vende të botës. Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ndau ftesën për t’iu bashkuar Green Half Marathon Berat 2026 më 5 prill në Berat. Rama tha se mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të garojnë në 10 km dhe 21 km duke sjellë energji dhe emocion. Garuesit në këtë maratonë do të kalojnë në itinerare që përshkojnë qytetin e njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”. Ky aktivitet synon të ndërthurë…