Temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe reshje dëbore në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore. “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë dhe në Kukës-Shishtavec Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve rrugore menjëherë pa sjellë probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në reagim.
Author: tirana
Nis seanca gjyqësore e themelit për Erjon Veliajn dhe 29 të tjerët. Raportohet se Veliaj nuk është paraqitur, por të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes. “Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë ‘dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm’”, shprehet gjykata. Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja Klotilda Bushka mungojnë në seancë, por janë mbrojtësit e e tyre. I pranishëm nga të pandehurit është Elman Abule. Po ashtu mungon ish-polici Fatjon Baci, por edhe avokati i tij Artan Simoni. Gjykata pyet prokurorët si të procedohet për nisjen e gjykimi kur njëri nga të pandehurit…
Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë kualifikuar për fazën finale të Kupës së Botës pas fitoreve në ndeshjet play-off kundër Bolivisë dhe Xhamajkës. Iraku triumfoi 2-1 ndaj Bolivisë në Monterrey, duke e rikthyer vendin në Botëror pas 40 vitesh. Sulmuesi Aymen Hussein shënoi golin vendimtar në pjesën e dytë, pas avantazhit të shënuar nga Ali Al-Hamadi dhe barazimit të Bolivisë nga Moises Paniagua. Trajneri i Irakut, Graham Arnold, theksoi punën e palodhur të lojtarëve: “Shkëlqyen mentalitetin luftarak irakian dhe e merituan fitoren.” Në Grupin I, Iraku do të përballet me Norvegjinë, Francën dhe Senegal. Ndërsa DR Kongo kualifikohet për…
Policia e Shijakut ka sekuestruar 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi kokaine brenda një banese. Për pasojë është vënë në pranga poseduesit, shtetasi Shkëlqim Varaku, pasi i mbante na banesë me qëllim shitjen e tyre. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “River”. Në kuadër të ktij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. V., 59 vjeç, banues…
Shqipëria shënon sot 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO, një moment historik që shënoi konsolidimin e kursit euro-atlantik dhe forcimin e sigurisë kombëtare. Në një postim në rrjetin social X, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi këtë përvjetor si një hap vendimtar drejt së ardhmes së vendit, duke theksuar se që prej anëtarësimit, Shqipëria ka dëshmuar se është një aleate e përkushtuar dhe e besueshme. Sipas Hoxhës, vendi ka kontribuar në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e NATO-s, ndërsa ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e saj në aleancën Euroatlantike. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Shqipërisë si një aleate e denjë në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të vendit në misionet dhe operacionet e Aleancës. Në këtë kontekst, Presidenti Begaj shprehu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë kontribuar me dinjitet krah aleatëve kudo sa herë dhe ku…
Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave? Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day). Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave. Ky shpjegim u…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje-lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metërv në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Banka e Shqipërisë ka thyer përsëri rekordin e blerjes së valutës gjatë vitit 2025, duke blerë 1 miliard e 27 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe frenimin e forcimit të kursit të lekut. Sipas të dhënave të publikuar nga Banka e Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor, rezulton se, kjo shifër shënon një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Nga kjo shumë, 297,9 milionë euro përbëjnë blerjet e planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 729,1 milionë euro janë blerje direkte në treg për të penguar rënien e mëtejshme të kursit euro-lek,…
Qeveria italiane ka refuzuar autorizimin për uljen e disa bombarduesve amerikanë në bazën ushtarake të Sigonellës, një vendim ky i ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, i marrë disa ditë më parë, por është mbajtur fillimisht konfidenciale. Vendimi erdhi pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, Luciano Portolano, u informua nga Shtabi i Forcave Ajrore italiane se disa avionë bombardues amerikanë kishin planifikuar të uleshin në Sigonella përpara se të vijonin drejt Lindjes së Mesme. Sipas burimeve për Corriere della Serra, autoritetet amerikane nuk kishin kërkuar asnjë autorizim paraprak dhe nuk kishin konsultuar strukturat ushtarake italiane, ndërsa plani i fluturimit…
U ekzekutua nga policia vendimi i gjykatës së Durrësit për shtetasin turk Harun Sarica, 42 vjeç, me pozicion drejtor i prodhimit të çelikut në kompaninë Kurum. Ai është nën hetim për menaxhim të mbetjeve dhe gjykata ka kërkuar arrest në burg për të në lidhje me hetimin për 2800 ton mbetjet toksike që u tentua të eksportohen në Tajlandë në 2024-n. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata pati caktuar paraprakisht 33 masa sigurie për këtë çështje, por një pjesë e tyre nuk u ekzekutuan në kohë pasi nuk u gjetën personat.
Sërish në ‘skenë’ grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”. Në një njoftim të bërë në Telegram, pretendohet se është sulmuar infrastruktura teknologjike e disa institucioneve gjyqësore. “Këtë herë drejtësia përballë sistemit të korruptuar gjyqësor shqiptar. Rrjetet kibernetike të sistemit gjyqësor të korruptuar shqiptar janë hakeruar. Të dhënat dhe dokumentet e kësaj strukture korruptive janë në duart e atdhetarëve të Drejtësisë së Atdheut. Ju duhet të paguani çmimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj terroristëve Muxhahedin. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri të Drejtësisë së Atdheut…”, thuhet në postimin e tyre. Megjithatë, përmes një reagimi zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme sqaron…