Këtë të martë u zhvillua ceremonia e betimit të Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Skendër Hita betohet si drejtor i Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se detyra e Policisë së Shtetit është të jetë në mbrojtje të qytetarëve. Gjithashtu shtoi se sfidë mbetet thellimi i rezultateve nga policia dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë, duke shtuar se fokus mbetet lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. “Në shenjë nderimi dhe respekti për gjakun e policëve të rënë në krye të detyrës, të vendosur për të ruajtur sigurinë publike dhe…
Author: tirana
Maratona Green Half që do të mbahet në 5 prill në Berat, do të bashkojë vrapues nga më shumë se 40 vende të botës. Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ndau ftesën për t’iu bashkuar Green Half Marathon Berat 2026 më 5 prill në Berat. Rama tha se mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të garojnë në 10 km dhe 21 km duke sjellë energji dhe emocion. Garuesit në këtë maratonë do të kalojnë në itinerare që përshkojnë qytetin e njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”. Ky aktivitet synon të ndërthurë…
Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë ndihmësve se është i gatshëm të përfundojë fushatën ushtarake kundër Iranit edhe nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, raporton Wall Street Journal. Sipas raportit, Trump synon të arrijë qëllimet kryesore: dobësimin e marinës iraniane, reduktimin e stoqeve të raketave dhe qetësimin e tensioneve, ndërkohë që ushtron presion mbi Teheranin për të rifilluar tregtinë e lirë përmes ngushticës, një rrugë kyçe për eksportin e naftës. Mbyllja e ngushticës ka rritur çmimet e naftës dhe ushqimeve globalisht, duke goditur veçanërisht ekonomitë europiane dhe britanike. Trump dhe ndihmësit e tij kanë vlerësuar se një mision…
Skënder Hita mori sot zyrtarisht detyrën si Kreu i Policisë së Shtetit me gradën “Drejtues madhor”, teksa po mbahet që në orën 09:30 ceremonia protokollare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Do të kalohen kompetencat, do të kryhet betimi, ndërsa pritet të mbajë dhe fjalën e tij pasi të prezantohet nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Siç e do protokolli, detyra do t’i kalohet nga Sokol Bizhga, i cili për 1 muaj ka qenë drejtor i komanduar.“Sot Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re, si një trupë e orientuar qartë drejt modernizimit dhe digjitalizimit. Është një standard që jo…
Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj i dyshuar për shpërdorim detyre. Vendimi vjen pas kërkesës së Cerloj për një masë më të butë sigurie. Edhe pse prokurori i çështjes Edmond Koloshi ka kërkuar lënien në fuqi të arrestit në burg, Gjykata e ka pranuar pjesërisht kërkesën. Gjyqtari Xhevdet Lika i cili ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisē nga arrest në burg në arrest shtëpie. Cerloj u arrestua pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndocit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e veprimit të mëtejmë ndaj ishullit Harg, një terminal kyç i naftës së Iranit dhe një pjesë e rëndësishme e makinerisë ekonomike të vendit. Por, edhe tre ishuj të tjerë iranianë në Gjirin Persik mund të jenë po aq strategjikë në përpjekjet për t’i bërë presion Teheranit që të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyç për furnizimet globale me naftë dhe gaz. Ishujt e vegjël Abu Musa, Tunbi i Madh dhe Tunbi i Vogël gjenden pranë hyrjes së ngushticës prej 39 kilometrash të gjerë, duke u dhënë atyre një vlerë strategjike.…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Takimi u karakterizua nga një shkëmbim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat dhe transformimet që po përjeton diplomacia në një kontekst të ri gjeopolitik, gjithnjë e më kompleks dhe dinamik. Në qendër të diskutimeve ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë, përfshirë progresin e arritur në reformat kyçe, ecurinë e procesit të negociatave për anëtarësim dhe angazhimin e vazhdueshëm për të prodhuar rezultate konkrete në funksion të integrimit në Bashkimin Evropian. Ministri…
Turqia, prodhuesi i dytë më i madh i mjaltit në botë, po përgatitet që në vitin 2027 të presë Takimin e 15-të Ndërkombëtar të Bletarëve të Rinj (IMYB), i njohur gjithashtu si “Olimpiada e Bletarisë”, Shoqata Turke e Mbarështuesve të Bletëve (TAB) njoftoi sot se ngjarja do të mbahet për herë të parë në Turqi, në provincën Duzce, në rajonin e Detit të Zi Perëndimor. Në shtator të vitit 2024, Turqia iu bashkua zyrtarisht Shoqatës Evropiane të Bletarisë (EBA) si anëtare e plotë, e përfaqësuar nga Shoqata Turke e Mbarështuesve të Bletëve (TAB). Ky anëtarësim pasqyron rolin në rritje të…
Prishtina sonte nuk do të jetë thjesht një qytet, por zemra rrahëse e të gjithë shqiptarisë. Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati të dëshmojë atë që dikur dukej e pamundur: Kosovën në finalen e madhe të Play-Off-it për një biletë në Kampionatin Botëror. Pas asaj përmbysjeje thuajse të pabesueshme dhe fitores heroike kundër Sllovakisë, djemtë tanë janë vetëm 90 minuta larg historisë. Përballë është Turqia, një kundërshtar i fortë, por vullneti i “Dardanëve” dhe mbështetja e pamohueshme e publikut janë forca që nuk njeh limite. Kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli; është kulmi i një rrugëtimi plot sakrifica, talent dhe…
Qeveria nuk do të japë më naftë falas për fermerët. Në skemën e re kombëtare që do të prezantohet nesër në një konferencë për shtyp nga ministrja Andis Salla, heqja e naftës për traktorët është zëvendësuar me një tjetër masë mbështetëse. Për herë të parë bujqit shqiptarë do të marrin para për sipërfaqe toke të mbjellë. Saktësisht, Top Channel zbulon se bujku do të marrë 100 euro për çdo hektar të mbjellë. Me këtë vendim fermerët do të detyrohen ta punojnë tokën me çmimin e kripur që ka shkaktuar lufta në Lindjen e Mesme. 52 milionë eurot e skemës kombëtare…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, hera – herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit.Në zonën e Alpeve, në lartësinë…
I dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj nga Shkodra, ndërroi jetë sot në Spitalin Rajonal Korçë pas shfaqjes së problemeve të rënda kardiake gjatë trajtimit mjekësor. Ai vuante dënimin për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje dhe kishte histori të trajtimit për probleme të shëndetit mendor. Njoftimi: Sot, më datë 30.03.2026, rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. I dënuari vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër”…