Author: tirana

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete të rëndësishme për Forcën Ajrore.Ai ka liruar nga detyra Komandantin e deritanishëm, Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, ndërsa ka emëruar në këtë post Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci. “Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore“, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Read More

Në kantierin Lungomare 3, Vlorë-Orikum, një prej projekteve më të rëndësishme në qytetin bregdetar, puna po vijon me ritme të larta për këtë investim strategjik që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës. Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, në “kantierin e transformimit” e cilësoi ai, të aksit të Radhimës, ku shtrihet projekti i Lungomare 3 që po shkon drejt përfundimit. Bajpasi Orikum-Lungomare 3 shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë-Orikum dhe do të mundësojë një frymëmarrje krejt të re për Vlorën. Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, në orën 17:00, seancën plenare të radhës, sipas rendit të ditës të miratuar me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në nisje të seancës pritet miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12 dhe 17 mars 2026, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Më pas, seanca do të vijojë me rubrikën e njoftimeve, ndërsa pjesa kryesore e rendit të ditës i kushtohet diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Koha totale e diskutimeve, deri në 4 orë, ndahet mes shumicës dhe pakicës parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve. Sipas minutazhit të përcaktuar,…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani mund të jetë pranë pranimit të kërkesave të SHBA-së, ndërsa raporte nga zyrtarë amerikanë tregojnë përgatitje të trupave për operacione të mundshme tokësore në rajon. Sipas burimeve anonime, mijëra marinsa amerikanë janë vendosur në zonë, ndërsa forca speciale dhe parashutistë janë në lëvizje, duke rritur gatishmërinë ushtarake. Administrata amerikane po shqyrton një gamë të gjerë opsionesh, që nga një sulm i kufizuar në terminalin kryesor të eksportit të naftës në Ishullin Kharg, deri te një operacion shumë më kompleks për të sekuestruar rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilat Trump i…

Read More

Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë. I riu me iniciale E. V., rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. “Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për…

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”. Ky vendim vlerëson rëndësinë historike, arkitekturore dhe urbanistike të qytetit, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Sipas ministrit, kjo masë jo vetëm që ruan identitetin historik dhe kulturor të Delvinës, por edhe nxit zhvillimin e turizmit kulturor, mbështet ndërhyrjet restauruese dhe rrit ndërgjegjësimin publik mbi vlerën e trashëgimisë kulturore si një aset kombëtar të çmuar. “Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpall qytetin e Delvinës pasuri kulturore…

Read More

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa tregjet aksionare në Azi kanë pësuar rënie të fortë këtë të hënë, 30 mars, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e pestë. Nafta e tipit Brent u rrit me mbi 3%, duke kaluar nivelin prej 115 dollarësh për fuçi. Paralelisht, nafta amerikane (WTI) arriti në rreth 103 dollarë, pas një rritjeje prej rreth 3.5%. Ky zhvillim e vendos Brent-in në kurs për rritjen mujore më të madhe në histori. Tregjet aziatike reaguan negativisht ndaj situatës. Indeksi japonez Nikkei 225 ra me 4.5%, ndërsa Kospi i…

Read More

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm, 30 mars nga një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani. Lëkundjet janë ndjerë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo për dëme materiale.

Read More

Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të plota. Në vitin 2024, rreth 48.2 mijë shtetas shqiptarë morën shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Marrja e shtetësisë është procesi përmes të cilit një person bëhet ligjërisht qytetar i një shteti, duke fituar të drejta dhe detyrime ndaj tij, që më pas mundëson dhe marrjen e pasaportës së vendit përkatës. Në krahasim me 2023-n, shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga një vend i BE-së janë rritur me 8.1%. në tre vitet e fundit,…

Read More

Policia e Shtetit njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës është finalizuar operacioni policor i koduar “Night Clubs”. Në njoftim, Policia bën me dije se gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 11 shtetas, punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në brendësi të ambienteve ku ushtronin aktivitetin. Nga 11 masa sigurie të caktuara nga gjykata, u ekzekutuan 9 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. Ndërkohë, 2 shtetas të tjerë janë arrestuar më parë, gjatë periudhës hetimore. Sipas Policisë,…

Read More

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, e akuzuar për konfliktin e ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, ku u godit me sende të forta një 62 vjeçar i quajtur Vladimir Bruçi. Sipas vendimit, I.Z u shpall fajtor për veprat penale: “Prishja e qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim, dhe për “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”. Për këto akuza, I.Z u dënua fillimisht me 4 vite burgim, pas bashkimit të dënimeve. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar në 2 vite e 8 muaj burgim.Ndërkohë, ai…

Read More