Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave paraprake të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani është numëruar rreth 4% e votave nga diaspora. Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një mandat shtesë, duke e çuar përfaqësimin e saj në 49 deputetë në Kuvend. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës humbet një ulëse, duke zbritur në 19 mandate parlamentare. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ruan 24 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të mbajë 8 ulëse në Kuvend.
Author: tirana
Partia Socialiste feston sot në Tiranë 35-vjetorin e themelimit të saj. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social Facebook i njeh Partisë Socialiste meritën e bërjes së Shqipërisë me shtet, institucione funksionale e shërbime europiane. Balla nënvizon se misioni historik i kësaj force politike, është përmbyllja e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ta çojnë vendin në Ligën e Kampionëve në Turizëm. “Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste Mirënjohje gjithmonë themeluesve, anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve, votuesve tanë Partia Socialiste ka meritën e padiskutueshme të bërjes së Shqipërisë me shtet, me institucione funksionale e…
Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) vijon monitorimet dhe kontrollet në terren përgjatë vijës bregdetare të Lezhës, me fokus ruajtjen e hapësirave publike të plazhit dhe garantimin e aksesit të lirë për pushuesit. Kontrollet po zhvillohen në zbatim të hartës së stacioneve të plazhit, të përcaktuar mbi bazën e propozimeve të bashkisë dhe të miratuar nga Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik (KMST). Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “prania e vazhdueshme në terren synon parandalimin e çdo zaptimi të paligjshëm dhe respektimin e rregullave për administrimin e hapësirave bregdetare gjatë sezonit turistik 2026 sipas tipologjive…
SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që operon në zonën e Kamzës. Raportohet se janë lëshuar 20 masa sigurie ndërsa deri më tani në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi (i lidhur me Shkëlzen Berishën), të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge. Artur…
Tetë person humbën jetën në dy aksidente të ndryshme në autostradën M1 të Hungarisë pranë Győr. Aksidentet fatale ndodhën brenda më pak se një ore nga njëra-tjetra në autostradën Hegyeshalom, një nga rrugët më të ngarkuara të transportit ndërkombëtar të Hungarisë që lidh Budapestin me Austrinë. Sipas policisë hungareze, aksidenti i parë ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit pranë shenjës 114 kilometra të autostradës M1, afër Győr. Një kamion u përplas me një automjet për mirëmbajtjen e rrugës përpara se të merrte flakë. Shoferi i kamionit vdiq në vendngjarje pavarësisht se shërbimet e urgjencës u dërguan menjëherë. Autoritetet nisën një…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara fituan luftën në Iran dhe se nuk kishin nevojë për ndihmën e Evropës për këtë. Ai e tha këtë në kanalin italian La7, kur u pyet se çfarë do t’u thoshte udhëheqësve të grupit G7, përfshirë Italinë dhe Francën, në lidhje me mungesën e mbështetjes në menaxhimin e krizës me Teheranin. “Ne fituam luftën në Iran, nuk kishim nevojë për ndihmën e Evropës. Ndihma e tyre ishte e parëndësishme”, tha Trump.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit, duke vlerësuar sakrificën e qytetarëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e NATO-s. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se liria e Kosovës erdhi falë sakrificës së mijëra burrave dhe grave, luftës së UÇK-së dhe vendosmërisë së aleatëve strategjikë. “Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë! Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë”, shkruan Begaj. Presidenti shprehu falënderim të veçantë për NATO-n, duke theksuar…
Për Orest Sotën është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për Artur Shehudhe Ilir Shtufin masa nuk është ekzekutuar, pasi ata ndodhen jashtë vendit. Sipas hetimeve, biznesmenët dyshohen për përfshirje në një skemë të pastrimit të parave që dyshohet se i përkisnin një grupi kriminal me aktivitet në Durrës.
Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, duke e bërë strehimin një nga sfidat më të mëdha financiare për qytetarët dhe familjet. Sipas standardeve ndërkombëtare të përballueshmërisë së strehimit, një familje ose individ nuk duhet të shpenzojë më shumë se 30% të të ardhurave mujore për qira. Kur kjo përqindje tejkalohet, konsiderohet se familja përballet me vështirësi financiare për të mbuluar kostot e banimit. Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në rreth 930 euro. Kjo do të thotë se një individ duhet të shpenzojë rreth 77% të të…
Protokolli i marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilin Presidenti amerikan, Donald Trump pritet ta nënshkruajë së shpejti, parashikon rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit pa taksa, si dhe lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit, në varësi të përpjekjeve të Teheranit për respektimin e marrëveshjes. Sipas raportimit të Axios, që citon një diplomat anonim nga një vend ndërmjetësues dhe një zyrtar amerikan, teksti i protokollit do të zgjasë gjithashtu armëpushimin me 60 ditë, duke përfshirë edhe zonën e Libanit, për t’i hapur rrugë negociatave mbi programin bërthamor iranian. Megjithatë, Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për…
Saranda është renditur në krye të katër destinacioneve më të lira bregdetare në Evropë për verën e vitit 2026. Me ardhjen e sezonit veror, shumë prej destinacioneve më të njohura turistike të Evropës, si bregdeti i Amalfit në Itali apo ishulli grek i Santorinit, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota. Megjithatë, sipas revistës së udhëtimeve “Travel Off Path”, pushimet verore në Evropë nuk duhet domosdoshmërisht të shoqërohen me shpenzime të mëdha. Revista ka renditur katër destinacione bregdetare që ofrojnë ujëra të kristalta, atmosferë të gjallë, trashëgimi historike dhe çmime të përballueshme. Në krye të listës përmendet…
27 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. E vlerësuar nga ata…