Kryeministri Edi Rama teksa u njoh me punët konkrete që po bën ekipi negociator për procesin e integrimit, u shpreh se sfida e sfidave në këtë drejtim mbetet siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit. Ai kërkoi se grupet e inspektimit duhet të vijojnë punën dhe të garantojnë një kontroll cilëso dhe të pandikuar nga ndërhyrjet partiake. Ai u bëri thirrje të rinjve të angazhohen në këtë fushë dhe të japin kontributin e tyre. Sfida e sfidave është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit në tërësi. Prandaj, reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i saj nga…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, në mbledhje me ministrat riktheksoi se ideja për të kryer shërbimin e prokurimit publik me ndihmën e inteligjencës artificiale duhet të realizohet sa më shpejt, ndërsa si afat fundor vendosi vitin 2027. Ky hap i ri tha Rama do t’i japë vlerësim shtesë kapaciteteve të vendit. “Te prokurimi publik kemi bërë progres të madh në raport me vetveten dhe në raport me rajonin, por ende nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, çka do të thotë plotësim i këtij aspekti si pjesë e kushteve. Është e rëndësishme dhe vendimtare që puna e nisur për modernizimin e…
Kryeministri Edi Rama: “Procesi ka shumë ngarkesë dhe është për tu përgëzuara e gjithë skuadra e negociatave, me në krye Majlindën. Është për t’u përgëzuar puna e ministrave, që janë më pranë këtij procesi, për arsye që duhen, Ministri Drejtësisë dhe ai i Brendshëm së bashku me kryenegociatorëve në një prezantim shterues përballë ambasadorëve në Bruksel. Ajo që vlen më shumë se të gjitha në këtë proces, përtej realizimit të një mase, apo kalimit të një reforme, apo pastaj miratimit të reformës në Bruksel është se ky proces rrit kapacitet thelbësore institucionalë të vendit, Procesi ka dobitë jashtëzakonshëm dhe i…
Çmimi i naftës mbi 100 dollarë, tregjet bien dhe vendet marrin masa emergjente. Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme po trondit ekonominë globale. Nafta kalon mbi 100 dollarë për fuçi dhe bursat bien në Azi. Vendet po reagojnë me masa emergjente për të përballuar krizën energjetike. Lufta në Lindjen e Mesme po sjell pasoja të rënda në ekonominë globale, duke nxitur rritje të çmimeve të energjisë dhe luhatje të forta në tregjet financiare. Ministrat e vendeve të G7 mblidhen këtë të hënë në Francë për të analizuar ndikimin ekonomik të konfliktit dhe për të koordinuar përgjigjen ndërkombëtare. Një nga…
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ofroi një panoramë të progresit të Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi po ecën me hapa konkretë dhe të sigurt për të përmbushur reformat që e afrojnë me standardet europiane. Sipas Dhukës, Shqipëria ka treguar konsistencë dhe vazhdimësi në rrugën e saj drejt familjes europiane, duke fituar mbështetjen e vendeve anëtare dhe duke realizuar punë sistematike në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme, sidomos në fushat e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut. “Siç dihet, Shqipëria ecën me hapa të sigurt, konsistente, pas asnjë ndërprerje në rrugën…
Është zhvilluar këtë të hënë, konferenca e radhës në Kryeministri, ku po diskutohet lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij, bëri një panoramë të negociatave me BE. Ai theksoi se Shqipëria po ecën pa u ndalur, me hapa konkretë dhe të sigurt për të përmbushur reformat që na përafrojnë me standardet europiane. “Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Euopian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat dhe nga ana tjetër prezantimi do të vazhdojë edhe…
Skënder Hita është miratuar nga qeveria si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Hita është një person me karrierë në Policinë e Shtetit, pasi ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë. Një ndër këto qarqe është edhe Shkodra, ku Hita ka shërbyer dhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit. Periudha në këtë detyrë konsiderohet me shumë rëndësi në profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore.…
Irani ka njoftuar zyrtarisht vdekjen e Alireza Tangsiri-t, komandantit të forcave detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Vdekja e tij u bë pas një sulmi ajror që Izraeli thotë se e kreu të enjten e kaluar, gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Iranit dhe Izraelit/ShBA-së. Tangsiri, i cili konsiderohej një nga komandantët më të rëndësishëm të flotës iraniane, mbikëqyrte përdorimin e raketave lundruese dhe rolin e IRGC-së në det, dhe kishte qenë i sanksionuar nga Thesari i SHBA-së që në vitin 2019 për aktivitetet e tij ushtarake dhe rolin e tij në zhvillimin e dronëve të armatosur. Ai gjithashtu…
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gazë, duke i hapur rrugë procedimit të vendimit për miratim në Kuvendin e Kosovës. Sipas legjislacionit në fuqi, pas vendimit të ekzekutivit, çështja i kalon ligjvënësve për shqyrtim dhe votim, ndërsa në fund kërkohet edhe miratimi i presidentit të vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, tha se “jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe të ndihmojmë popullin e Gazës, sepse edhe vetë kemi qenë dhe jemi përfitues të forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”.…
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh vlerësimi për mjekët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thekson se kontributi i tyre është thelbësor për avancimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, drejt përmbushjes së standardeve europiane. Rama nënvizon gjithashtu edhe rëndësinë e garantimit të shërbimeve cilësore, aksesit dhe kujdesit të barabartë për çdo qytetar. “Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar. Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo…
Ish-kryetari i Bashkisë së Bogotas dhe kandidati për President të Kolumbisë, Enrique Penalosa, ka deklaruar se shpreson që gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të jetë i drejtë. Në një postim në rrjete sociale, Penalosa thotë se Veliaj është mbajtur për më shumë se një vit në paraburgim dhe kjo nuk është shenjë e mirë për gjyqin e tij. Ai e vlerëson Veliajn si njeriu që bëri punë të jashtëzakonshme për Tiranën dhe si një zë i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane, “Shpresoj që gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë. Mbajtja e…
Qeveria ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës që mposhti Sllovakinë. Premton 1 milionë euro në rast të kualifikimit e shpërblime të tjera për sukseset në kampionat botëror Qeveria e Kosovës e ka shpërblyer përfaqësuesen Dardane me 500 mijë euro pas triumfit historik në gjysmëfinalen e play off-it kundër Sllovakisë në Bratislavë. Sfida e radhës do të jetë ajo në Prishtinë kundër Turqisë, ku premtimi kësaj radhe është 1 milionë euro në rast fitoreje, që do t’i dërgonte Dardanët për herë të parë në një Kampionat Botëror. Në deklaratën e kryeministrit Albin Kurti thuhet: Triumfi në Bratislavë në kuadër…