Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla mbrojti investimin strategjik në Zvërnec, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të humbasë një projekt me vlerë 4 miliardë euro dhe se zhvillimi i zonës do të vijojë sipas planit të qeverisë. “Ne jemi pro investimit. Investimi do të bëhet”, deklaroi Balla, duke nënvizuar se projekti në Zvërnec do të vazhdojë paralelisht me procesin e integrimit europian të vendit. Kreu i grupit parlamentar socialist ironizoi opozitën për qëndrimet që kanë ndryshuar brenda pak ditësh lidhur me investimin strategjik në jug të vendit. “Një javë më parë dolët dhe thatë që jeni pro…
Author: tirana
Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje. “Unë erdha, u krye”, tha Berisha. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ambasada e SHBA-së lidhur me këtë lajm. Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja i humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij. Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken…
Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, të vrasjes së Englant Koçit, Armand Shakaj, i njohur si “kambisti” i Bitcoin, ndërsa forcat e policisë kanë intensifikuar kontrollet në zonat e Pëllumbasit dhe Qafë Mollës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se operacionet janë përqendruar kryesisht në këto dy zona, të cilat sipas hetimeve paraprake frekuentoheshin shpesh nga Shakaj. Intensifikimi i kontrolleve ka ardhur pas informacioneve dhe dëshmive të mbledhura nga banorë të zonës së Pëllumbasit, të cilët kanë deklaruar se kanë vënë re mjetin e përdorur nga i dyshuari. Në terren janë angazhuar efektivë të policisë dhe grupe…
Investimet e huaja direkte u rritën përsëri në 3-mujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e 3-mujorit të parë të vitit në vija të përgjithshme konfirmojnë tendencat e viteve të fundit. Investimet e huaja direkte po mbështeten sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të…
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës mbetet një prej destinacioneve më të kërkuara, duke u bërë pjesë e listës së turizmit gjithëvjetor në Shqipëri. Pushuesit vendas, por edhe ata të huaj, zgjedhin të zbulojnë historinë, trashëgiminë kulturore dhe historinë e Gjirokastrës, që ofron plot atraksione për grupmosha të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Gjirokastra duke e cilësuar “një ditë të zakonshme”, ku qindra turistë shijojnë këtë qytet, nga Pazari karakteristik te muzetë dhe gastronomia e veçantë që ofrojnë restorantet dhe baret. Me vlera të shumta historike, arkitekturore dhe kulturore, qyteti është ndër të parët në…
Ka ndërruar jetë një 27-vjeçare, e cila mbrëmjen e djeshme u transportua në gjendje kritike drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomares Ku u rrëzua nga lartesia. E reja, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Përplasjet dhe trazirat në Irlandën e Veriut vijuan edhe mbrëmë, 10 qershor, në natën e dytë radhazi, pas sulmit me thikë që tronditi Belfastin në fillim të javës. Policia hodhi ujë ndaj protestuesve në Antrim, pasi efektivët u sulmuan me tulla, gurë dhe sende të tjera gjatë incidenteve pranë rrethrrotullimit Sandyknowes në Newtownabbey, në veriperëndim të Belfastit. Gjatë trazirave, një automjet i Departamentit të Infrastrukturës u përfshi nga flakët, ndërsa dhjetëra persona të veshur me të zeza dhe me fytyra të mbuluara u panë duke hequr tulla nga ndërtesat përreth dhe duke thyer pllaka trotuari për t’i përdorur si predha…
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Hold on”, duke goditur një call center ku dyshohet se kryhej veprimtari mashtrimi kompjuterik në bulevardin “Gjergj Fishta”. Gjatë ndërhyrjes, u arrestuan në flagrancë 4 persona, të cilët dyshohet se ishin organizatorë dhe drejtues të aktivitetit. Ata janë: E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç.Gjithashtu, në ambientet e call center-it u kapën në punë 49 punonjës, ndaj të cilëve nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Policia sekuestroi 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe 107 pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për…
Detaje te reja kane dale nga “eksperienca” me drejtesine e Violand Braçellarit, vrasësit të policit Enea Mekolli. Ne ngjarjen e pak diteve me pare mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri. Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Korçë më 3 tetor 2015 e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Violand Braçellarit dhe caktimin e masës “Arrest me burg” për të. Skandali ndodh në Gjykatën e Apelit. Më 15 tetor 2015, Braçellari lirohet. Treshja e gjyqtarëve me kryesues Olsi Xhavella dhe anëtarë Stavri Kallco dhe Sotiraq Lubonja vendosën që të ndryshohet masa nga “Arrest me burg” në “Detyrim Paraqitje”. “Mosvlersimi objektiv…
Numri i të punësuarve në moshë pune ra me 32 736 persona në 3-mujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT. Të dhënat tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15-29 vjeç u ul me rreth 14.4 mijë persona në raport me 3-mujorin e parë të vitit 2025, ose 8% më pak në terma vjetorë. Rënie është regjistruar edhe në grupmoshën 30-64 vjeç, ku numri i të punësuarve ishte mbi 18 mijë persona më i ulët se një vit më parë, duke shënuar një tkurrje prej…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku 15-vjeçari A. P humbi jetën teksa po lahej në një pishinë private pranë fshatit Mashkullor. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Vangjel Shumeli, është arrestuar pronari, njëherësh administratori i kompleksit të pushimit ku ndodhi tragjedia. Bëhet fjalë për shtetasin E.K., i cili, sipas hetimeve paraprake, mbulonte edhe funksionin e përgjegjësit për sigurinë në ambientet e pishinës. Arrestimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë…
Mes maleve të egra, fshatrave me trashëgimi kulturore, plazheve me ujëra të kristalta dhe tryezave të pasura tradicionale, Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse dhe intriguese të Evropës, shkruan Noemie Adler në një artikull të botuar në median franceze “Le Guide du Routard”. Ende e paprekur nga turizmi masiv, vendi ofron një mozaik peizazhesh, kulturash dhe traditash, të cilat prezantohen në mënyrë të detajuar në edicionin e ri të udhërrëfyesit te njohur francez “Le Routard”. Përmes itinerareve të sugjeruara, adresave të rekomanduara dhe këshillave praktike, udhërrëfyesi synon t’u ofrojë turistëve një përvojë autentike dhe sa më pranë…