Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

10:13 / June 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5172
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasjet dhe trazirat në Irlandën e Veriut vijuan edhe mbrëmë, 10 qershor, në natën e dytë radhazi, pas sulmit me thikë që tronditi Belfastin në fillim të javës.

Policia hodhi ujë ndaj protestuesve në Antrim, pasi efektivët u sulmuan me tulla, gurë dhe sende të tjera gjatë incidenteve pranë rrethrrotullimit Sandyknowes në Newtownabbey, në veriperëndim të Belfastit.

Gjatë trazirave, një automjet i Departamentit të Infrastrukturës u përfshi nga flakët, ndërsa dhjetëra persona të veshur me të zeza dhe me fytyra të mbuluara u panë duke hequr tulla nga ndërtesat përreth dhe duke thyer pllaka trotuari për t’i përdorur si predha kundër policisë. Protestuesit gjithashtu u vunë zjarrin koshave të mbeturinave dhe ngritën barrikada në rrugë.

Disa prej tyre hynë me forcë në stacionin e pompimit të ujërave të zeza në Sandyknowes pasi shkatërruan një gardh metalik, ndërsa përdorën pjesë të tjera si mburoja kundër topave të ujit të policisë.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale treguan protestues që përpiqeshin të marshonin drejt hotelit Chimney Corner, ndërsa policia vendosi një numër të madh efektivësh dhe automjetesh për të kontrolluar situatën.

Më vonë gjatë mbrëmjes, disa pjesëmarrës në trazira tentuan t’i vinin zjarrin një prone pranë një karburanti dhe hodhën bomba molotov ndaj forcave të rendit.

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) konfirmoi se topat e ujit u përdorën për të ruajtur rendin publik pas sulmeve ndaj policisë. Në qytetin Derry u raportuan gjithashtu incidente të veçanta, ku disa objekte u dogjën në zonën e Ardmore Road.

Autoritetet kanë shtuar praninë policore në të gjithë rajonin pasi turma protestuesish dogjën shtëpi, automjete dhe një autobus. Sipas autoriteteve, disa persona u vunë në shënjestër për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Në qendër të ngjarjeve është sulmi me thikë i ndodhur të hënën, 8 qershor, për të cilin 30-vjeçari Hadi Alodid është paraqitur para gjykatës i akuzuar për tentativë vrasjeje, kërcënime me vdekje dhe armëmbajtje.

Stephen Ogilvie, humbi njërin sy dhe pësoi plagë të rënda në kokë, fytyrë dhe shpinë. Familja e tij bëri të ditur se tanimë ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Gjykata refuzoi lirimin me kusht të Alodid, pasi policia argumentoi se një vendim i tillë mund të shkaktonte trazira të tjera për shkak të tensioneve të larta publike. Gjyqtari paralajmëroi se personat që marrin pjesë në akte dhune duhet të jenë të përgatitur të përballen me burg.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cilësoi trazirat si “krejtësisht të papranueshme”, duke theksuar se personat përgjegjës do të përballen me ligjin.

Ndërkohë, shefi i policisë së Irlandës së Veriut, Jon Boutcher, njoftoi se rreth 200 oficerë shtesë janë vendosur në terren për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Irlandë e Veriut molotovë Sulme tulla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Më pëlqen inflacioni!”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien

12:17 / June 11, 2026

22 shtete publikojnë mesazhin e përbashkët për Teheranit: Ndaloni sulmet ndaj njerëzve në territoret tona

08:16 / June 11, 2026

Trump: SHBA-të siguruan kalimin e më shumë se 100 mln fuçive naftë përmes Ngushticës së Hormuzit

22:00 / June 10, 2026

Gjermania, Franca dhe Beneluksi propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

12:26 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.