Gjykata Penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në kërkim për pengmarrjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur. Zyferi u arrestua nga Policia e Tiranës për përkrahje të autorit të krimit. Ky i fundit në sallën e gjyqit këtë të mërkurë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Prokurori i çështjes kërkoi që 25-vjeçari të lihej në qeli për një afat të pacaktuar, deri në kryerjen e plotë të hetimeve dhe deri sa të zbardhet e gjithë dinamika e…
Author: tirana
Mjekët kardiologë kanë paralajmëruar qytetarët me sëmundje kardiovaskulare që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë verës, pasi temperaturat e larta mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve. Ministria e Shëndetësisë publikoi mesazhin e prof. asc. Daniela Teferiçi nga QSUT, e cila theksoi se popullata shqiptare renditet e para për sëmundshmëri dhe vdekshmëri nga këto patologji. Ajo shpjegoi se faktorët e rrezikut si duhani, jeta sedentare, yndyrat e larta në gjak dhe diabeti dëmtojnë organizmin në afatgjatë, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës. “Rritja e temperaturave gjatë muajve të verës mund të përbëjë një sfidë serioze për pacientët me sëmundje…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot-Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës”. “Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendit”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale. Kompania “Salillari” është shpallur fituese e procedurës për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit dhe pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Aksi Milot-Balldren konsiderohet një…
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Sarandës, ku është gjetur një armë zjarri e hedhur në një zonë publike. Arma e llojit pistoletë, tip “Glock”, u gjet e braktisur në një nga lulishtet përgjatë shëtitores “Naim Frashëri”, në zonën sipër plazhit të njohur si “Centrali”. Kanë qenë efektivët e Policisë Bashkiake të Sarandës ata që kanë pikasur të parët armën e zjarrit gjatë patrullimit të tyre. Pas konstatimit, punonjësit e policisë bashkiake kanë rrethuar dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes për të mos lejuar prishjen e provave. Grupi…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes platformës X lidhur me protestën që po zhvillohet në vend. Rama ka akuzuar aktorë të huaj dhe grupe të ndryshme se po e shndërrojnë një kauzë mjedisore në një përplasje politike kundër qeverisë. Në postimin e tij, Rama shkruan se edhe qeveria iraniane i është bashkuar zyrtarisht protestës, duke përdorur sipas tij të njëjtat parulla në gjuhën shqipe si grupet që kërkojnë rrëzimin e qeverisë. “Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin…
Një operacion për shpërbërjen e një organizate kriminale që tregtonte armë dhe drogë në Athinë ka filluar mëngjesin e kësaj të mërkure. Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë kanë arrestuar tetë persona, shtatë burra me origjinë shqiptare dhe një grua greke, përfshirë anëtaren kryesore. Forca speciale nga OPKE dhe EKAM po marrin pjesë gjithashtu në operacion. Nga kontrollet e shtëpive që janë kryer deri më tani, janë identifikuar sasi droge, kryesisht kokainë, dhe një numër i madh fishekësh. Sipas informacioneve, hetimet janë duke u zhvilluar në zona të ndryshme të Athinës dhe…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Mashkullorë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në një pishinë. Viktima është identifikuar si Arbër Peçi. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka njoftuar se ka ndërmarrë një sulm me dronë kundër Flota e 5-të e Shteteve të Bashkuara në Bahrein, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëparshme amerikane ndaj objektivave iraniane. Sipas një deklarate të publikuar nga Tasnim News Agency, forcat detare të Gardës Revolucionare kanë nisur sulmin me dronë në orën 02:30 të mëngjesit. “Forcat detare të Gardës Revolucionare nisën një sulm me dronë kundër Flotës së 5-të Amerikane në Bahrein”, thuhet në deklaratën e cituar nga media iraniane. Autoritetet iraniane e kanë paraqitur këtë veprim si një hakmarrje për sulmet amerikane të kryera disa orë më herët ndaj objekteve ushtarake…
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i cili pritet të realizohet nga dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, pavarësisht protestave kundër tij në vend. Rama hodhi poshtë kundërshtimet mjedisore, si rezultat i dezinformimit dhe tha se projekti po e shndërron Shqipërinë nga një vend dikur i shpërfillur nga investitorët, në një vend “ku kapitali i madh dëshiron të vijë dhe investitorët e mëdhenj duan të vijnë”. Sipas qeverisë, ky projekt do të ishte transformues për kombin ish-komunist, ndërsa ai kërkon të hyjë në tregun…
Është arrestuar në Shëngjin një 22 vjeçar i kërkuar nga autoritetet spanjolle për tentativë vrasjeje. Siç bën me dije Policia, i riu fshihej në Lezhë ndërsa ishte në arrati që prej 18 majit të këtij viti. “Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë. Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap…
Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrisin rrezikun e urisë për miliona njerëz në mbarë botën, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit (WFP). Drejtori Ekzekutiv në detyrë i organizatës, Carl Skau, tha se bllokimi i një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë ka shkaktuar rritje të ndjeshme të kostove të karburantit, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e ushqimeve. Sipas tij, operacionet humanitare janë bërë shumë më të kushtueshme, ndërsa furnizimet me plehra bujqësore drejt vendeve të varfra, si Sudani, janë penguar ndjeshëm. Skau theksoi se familjet në vendet më të prekura po përballen…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar Kombëtaren shqiptare të femrave në futboll për suksesin historik të arritur në arenën ndërkombëtare, pasi siguroi një vend në fazën PlayOff të Kupës së Botës FIFA Brazil 2027. Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shprehu krenarinë për arritjen e vajzave kuqezi, duke vlerësuar rrugëtimin e tyre dhe progresin e shpejtë të futbollit të femrave në Shqipëri. “MIRËMËNGJES dhe me krenari për vajzat kuqezi që pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, bënë histori duke siguruar një vend në PlayOff-in e Kupës së Botës, FIFA Brazil 2027, ju uroj një…