Author: tirana

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar Kombëtaren shqiptare të femrave në futboll për suksesin historik të arritur në arenën ndërkombëtare, pasi siguroi një vend në fazën PlayOff të Kupës së Botës FIFA Brazil 2027. Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shprehu krenarinë për arritjen e vajzave kuqezi, duke vlerësuar rrugëtimin e tyre dhe progresin e shpejtë të futbollit të femrave në Shqipëri. “MIRËMËNGJES dhe me krenari për vajzat kuqezi që pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, bënë histori duke siguruar një vend në PlayOff-in e Kupës së Botës, FIFA Brazil 2027, ju uroj një…

Read More

Rivlerësimi i xhiros vjetore për vitin 2025 ka sjellë rritje të ndjeshme të detyrimeve vendore për një pjesë të bizneseve në Tiranë, veçanërisht për tarifën e pastrimit dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore. Këto detyrime llogariten sipas kategorisë së xhiros vjetore të biznesit, e cila ndahet në katër fasha kryesore. Kur një subjekt kalon nga një kategori më e ulët në një më të lartë për shkak të rritjes së të ardhurave, automatikisht rriten edhe taksat dhe tarifat që duhet të paguajë. Në disa raste, bizneset që deri në vitin 2024 klasifikoheshin me xhiro nga 2 deri në 8…

Read More

Përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve, në shumë vende evropiane, Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse të verës 2026, duke ofruar peizazhe mahnitëse mesdhetare dhe kosto shumë më të ulëta, se destinacionet tradicionale turistike, shkruan Luce Picat në një artikull të botuar në median franceze “Grazia.fr”. Ndërsa inflacioni vijon të ndikojë në buxhetet familjare, dhe resortet e njohura të Spanjës e Portugalisë po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, Shqipëria po tërheq vëmendjen e turistëve evropianë, si një alternativë ideale për pushime cilësore dhe të përballueshme. Shqipëria, perla e Ballkanit E vendosur në zemër të Ballkanit, përballë…

Read More

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga temperatura të larta gjatë ditëve në vijim, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë pranë 36 gradë Celsius në shumë zona të vendit. Kështu u shpreh sinoptikani Hakil Osmani gjatë një lidhjeje Skype në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”. Sipas Osmanit, rritja e temperaturave do të ndihet jo vetëm gjatë orëve të mesditës, por edhe në orët e para të mëngjesit. Temperaturat maksimale do të jenë rreth 6 gradë Celsius mbi mesataren klimatike për këtë periudhë të vitit. “Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë të larta, duke bërë që jo vetëm në orët…

Read More

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit. Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, sekuestroi pasuri me vlerë 5 milionë euro, të rezultuara të përfiturara me dokumente të falsifikuara. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte…

Read More

Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU Shkodër. Në pranga ka rënë Elis Çela, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër. Ky shtetas i ndaluar nga efektivët e Shkodrës dyshohet se është personi i cili ka dërguar me automjet, personin tjetër që ka goditur me send të fortë drejtorin e AKU Haderi. Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë identifikimin edhe të personit tjetër që dyshohet si autori kryesor që ka dhunuar drejtorin Haderi dhe është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij. Ngjarja…

Read More

Në kuadër të procesit të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin Holandez për Sigurinë e Ushqimeve dhe Produkteve të Konsumit. Në këtë vizitë, ajo shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko. Vëmendje e veçantë iu kushtua inovacionit, dixhitalizimit dhe përdorimit inteligjent të të dhënave, si instrumente të rëndësishme për integrimin dhe optimizimin e proceseve të punës.Gjatë diskutimeve, Gjylameti u ndal në çështje me rëndësi për forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke përfshirë procedurat për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve,…

Read More

Paraqitja e tyre pritet me kërshëri të madhe. Spanja jo më kot është kampione e Europës në fuqi, një nga skuadrat që luajnë futbollin më të bukur në rruzull, dhe që konsiderohen si një nga kandidatet kryesore për titullin në Amerikën e Veriut. Ndryshe nga Franca, “Furitë e Kuqe” kanë udhëtuar për në Botëror, dhe janë në Meksikë, ku arritën fitore në miqësoren e fundit. Peruja u mund 3-1 në stadiumin Kuauhtémok në Pueblo, edhe pse iberikët nuk dhanë maksimumin. Epërsia shkoi deri në 3-0, dhe më pas pati zëvendësime e kohezioni I kampionëve të Europës nuk ishte më ai…

Read More

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin, dy të pandehur që u gjykuan me procedurë të shkurtuar për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv” , “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”. Togat e zeza dënuan me 3 vite e 6 muaj burg Kristi Bixhekun, dënim i cili zbret në 2 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar. Për të Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 8 vite burg, 6 me gjykim të shkurtuar , por Bixheku u gjet i pafajshëm për disa episode. Me 7 vite burg u dënua…

Read More

Në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional u diskutua për rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, si edhe vizionin “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij theksoi turizmi është një fushë shumë e rëndësishme. “Nëse dikush më gjen një vend në bregdetin shqiptar, flas për hoteleri, investime që paguhet më pak… Nuk gjendet një vend në bregdetin shqiptar ku paga të jetë më e ulët se në Greqi, nuk ka një vend në bregdetin shqiptar të jetë më e…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama, mori pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku po diskutohen rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, si edhe vizionin “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Ai theksoi se 63% e nxënëseve që kualifikohen në arsim profesional arrijnë të integrohen menjëherë në tregun e punës. Sipas Ramës, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, arsimin profesional e gjeti në kushte të këqija, ndërsa sot ky sektor është transformuar totalisht. “Kur ne kemi nisur këtë rrugë, ne kemi pasur një sistem…

Read More