Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, temperaturat arrijnë deri në 36°C, ja ç’do ndodh nga premtja

08:22 / June 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3980 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga temperatura të larta gjatë ditëve në vijim, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë pranë 36 gradë Celsius në shumë zona të vendit. Kështu u shpreh sinoptikani Hakil Osmani gjatë një lidhjeje Skype në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”.

Sipas Osmanit, rritja e temperaturave do të ndihet jo vetëm gjatë orëve të mesditës, por edhe në orët e para të mëngjesit. Temperaturat maksimale do të jenë rreth 6 gradë Celsius mbi mesataren klimatike për këtë periudhë të vitit.

“Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë të larta, duke bërë që jo vetëm në orët e para të ndihet rritja e temperaturave të ajrit, por edhe që maksimumi në rang teritorior të arrijë shumë pranë vlerës 36 gradë Celsius, që janë rreth 6 gradë më të larta se vlerat normale. Edhe në orët e para të mëngjesit kemi rritje të temperaturave, duke bërë që minimumet në zonat malore të ngjiten në 12-13 gradë Celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore të luhaten nga 15-21 gradë Celsius”, tha ai.

Sinoptikani theksoi se kjo valë e të nxehtit do të vijojë të ndikojë vendin deri të enjten. Më pas, pritet një tërheqje graduale e masave të nxehta ajrore, duke sjellë ulje të temperaturave në të gjithë territorin.

“Këto temperatura të larta do na shoqërojnë deri ditën e enjte. Më pas ka sinjale që të kemi një tërheqje të kësaj vale të nxehtit, duke bërë që të kemi rënie të temperaturave të ajrit ditën e premte në territorin shqiptar. Temperaturat pritet të zbresin 5-6 gradë Celsius”, u shpreh Osmani.

Megjithatë, edhe pas kësaj rënieje, temperaturat do të mbeten tipike për stinën e verës, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të pikut të nxehtësisë.

nxehtit përfshin Shqipërinë vala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.