Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë

08:26 / June 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5072
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve, në shumë vende evropiane, Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse të verës 2026, duke ofruar peizazhe mahnitëse mesdhetare dhe kosto shumë më të ulëta, se destinacionet tradicionale turistike, shkruan Luce Picat në një artikull të botuar në median franceze “Grazia.fr”.

Ndërsa inflacioni vijon të ndikojë në buxhetet familjare, dhe resortet e njohura të Spanjës e Portugalisë po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, Shqipëria po tërheq vëmendjen e turistëve evropianë, si një alternativë ideale për pushime cilësore dhe të përballueshme.

Shqipëria, perla e Ballkanit

E vendosur në zemër të Ballkanit, përballë brigjeve italiane dhe në kufi me Greqinë, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, falë bregdetit të saj spektakolar në detet Adriatik dhe Jon.

Me shtimin e fluturimeve direkte drejt Tiranës dhe lidhjet detare nga ishulli grek i Korfuzit, vendi po bëhet më i aksesueshëm se kurrë, për turistët evropianë.

Nga Rivieria Shqiptare me ujërat e kristalta deri te qytetet historike me trashëgimi të pasur kulturore, Shqipëria ofron një kombinim unik të natyrës, historisë dhe mikpritjes.

Plazhet e Ksamilit, të krahasuara shpesh me destinacionet më të bukura të Mesdheut, tërheqin vizitorë nga e gjithë bota, ndërsa qyteti i Beratit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, dhe Syri i Kaltër mbeten ndër atraksionet më të vizituara të vendit.

Pushime me kosto të ulët

Një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë, mbetet kostoja e ulët e jetesës dhe e shërbimeve turistike.

Sipas medieve franceze, një kafe mund të kushtojë rreth 50 centë, birra vendase më pak se 3 euro, ndërsa akomodimi në bujtina tradicionale mund të fillojë nga 25 euro nata.

Edhe gastronomia lokale konsiderohet një tjetër pikë e fortë, pasi turistët mund të shijojnë peshk të freskët, prodhime deti dhe specialitete tradicionale shqiptare, me çmime dukshëm më të ulëta krahasuar me destinacionet e tjera mesdhetare.

Një destinacion që po zbulohet nga bota

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të sektorit turistik, Shqipëria vazhdon të ruajë autenticitetin dhe karakterin e saj të veçantë.

Megjithatë, ekspertët e turizmit vlerësojnë se popullariteti në rritje dhe investimet e reja në infrastrukturë, do ta transformojnë ndjeshëm vendin në vitet e ardhshme.

Për këtë arsye, shumë media evropiane e konsiderojnë Shqipërinë, si një nga “sekretet e fundit” të Mesdheut, duke rekomanduar muajt qershor dhe shtator, si periudhat më të mira për të shijuar plazhet, natyrën dhe mikpritjen shqiptare larg fluksit të madh turistik të pikut të sezonit.

media franceze portugalia Shqipëria spanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hoxha në SEECP: Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka hyrë në fazën më përcaktuese

13:40 / June 10, 2026

Spanja tremb Botërorin/ “Furitë e Kuqe” mundin 3-1 Perunë në duelin në Meksikë

13:02 / June 9, 2026

Media italiane: Tirana mes ngjyrave dhe historisë, 10 atraksionet që nuk duhen humbur

08:37 / June 8, 2026

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

11:57 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.