Author: tirana

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, bëri me dije sot se një tjetër subjekt shqiptar është dënuar për shkak të prodhimeve të paautorizuara pirate. Sipas Krasniqit, pas identifikimit nga ekipet e inspektimit në AMA, verifikimit për shkelje të të drejtave të transmetimit dhe raportimit në Google, është hequr nga Google Play Store një tjetër aplikacion që transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale televizive shqiptare Krasniqi tha se bëhet fjalë për aplikacionin “Shiko Shqip”, i cili ofronte qasje të paautorizuar në kanale televizive shqiptare dhe përmbajtje audiovizive të mbrojtura, duke përbërë një rast të qartë të shpërndarjes së…

Read More

Sfida shumë e rëndësishme e playoffit mes Polonisë dhe Kombëtares shqiptare që do të luhet në mbrëmjen e së enjtes po afron gjithnjë e më shumë. Në prag të kësaj supersfide ka folur edhe ish presidenti i Federatës Polake të futbollit dhe një emër shumë i madh i këtij sporti në Poloni, Zbigniew Boniek i cili në një intervistë për portalin polak Interia teksa e cilësoi skuadrën e drejtuar nga Sylvinho si një ekip që është dukshëm në rritje ‘Shqipëria është një skuadër që mbrohet shumë mirë, por nuk shënon shumë gola. Ndonjëherë ajo tenton me gjuajtjet nga distanca dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për 1 orë e gjysmë te “Vila 30” me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ndërsa aktualisht po vijon takimi me atë të Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit sapo e ka marrë këtë detyrë. Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Bullari, të pranishëm në takim ishin 3 zëvendësministrat e brendshëm, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, dhe ai i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho. Nuk dihen më shumë detaje, ndërsa vlen të theksohet se këtë të martë do të mbahet procesi i intervistimit të 14 kandidatëve për postin e kreut…

Read More

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin tonë. Në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, Begaj theksoi se “Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO”. “Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Millosheviqit – një fushatë që përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë në Kosovë dhe paqen që gëzojmë në të gjithë rajonin sot”, u shpreh Begaj. Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s…

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitude 7.6 ballë goditi të martën në mbrëmje Tonga-n në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar panik dhe evakuime në zonat bregdetare, por pa raportime fillestare për dëme apo viktima. Tërmeti ndodhi në një thellësi rreth 237 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Tërmetet në thellësi të mëdha zakonisht ndihen më pak në sipërfaqe dhe kanë më pak potencial për dëme të mëdha, krahasuar me ato të cekëta. Epiqendra e lëkundjes u regjistrua në det, rreth 153 kilometra në perëndim të Neiafu-s, qyteti i dytë më i madh në vend, pranë grupit të ishujve Vava’u. Banorët raportuan se…

Read More

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata…

Read More

Një ngjarje tronditëse vjen nga Lezha. Efektivët e këtij qyteti kanë shpallur në kërkim një 53-vjeçar. Ai dyshohet për përdhunim. Burri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase. Policia po punon për kapjen e tij. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit.

Read More

Kombëtarja e Kosovës, pasditen e kësaj të hëne nisi punën për ndeshjen e playoffit me Sllovakinë që do të luhet mbrëmjen e së enjtes me Dardanët që duan të bëjnë ëndrrën e madhe realitet, pjesëmarrjen në fazën finale të një botërori. Në seancën stërvitore të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, futbollistët dardanë u shfaqën shumë energjikë dhe të motivuar. Në këtë seancë, nën drejtimin e Franco Fodës, ishin 19 futbollistë, ndërsa 6 lojtarët e tjerë duke qenë se kanë qenë të impenjuar me skuadrat e tyre respektive ditën e dielë, kryen stërvitje në palestër Sfida gjysmëfinale e playoffit mes Sllovakisë dhe…

Read More

Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq për një armëpushim. “Nëse presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”,deklaroi presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton. Më pas, ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vënë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramaka zgjedhur tingujt karakteristikë të fyejve nga Gramshi, duke i cilësuar ato si një pasuri të veçantë të kulturës popullore. “Mirëmëngjes dhe me tingujt e veçantë të fyejve të Gramshit, një trashëgimi e bukur e kulturës sonë popullore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë hyn sot në fazën finale. Në orën 09:30, komisioni i vlerësimit në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga Silva Caka, Kledia Ngjela dhe Eduart Merkaj, do të intervistojë kandidatët e mbetur në garë pas shqyrtimit të dosjeve. Nga 16 aplikantë fillestarë, dy kandidatet Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, u skualifikuan për mosplotësim të kritereve ligjore. Pas intervistave, kandidatët do të renditen sipas pikëve, por vendimi final i takon ministrit Besfort Lamallari. Ky i fundit, brenda 48 orësh, do t’i propozojë Këshillit të Ministrave emrin e përzgjedhur, i cili nuk është e…

Read More

Sot mbahet seanca e dytë e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 28 personave e shoqërive që bëjnë pjesë në këtë dosje. Në seancën e parë në themel që u zhvillua më 9 mars, Veliaj arriti të siguronte një fitore pasi GJKKO më në fund pranoi kërkesën e tij të përsëritur për të marrë të gjitha aktet e dosjes hetimore. Ai nuk u paraqit në këtë seancë dhe u përfaqësua nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Përmes një deklarate, Veliaj pretendoi se nuk ishte zhvilluar ende seanca paraprake dhe, sipas…

Read More