Një i ri, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Kamëz, ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Ardian Baloshi.
Po ashtu i plagosur ka mbërritur edhe një 19-vjeçar, i identifikuar si Françesko Sukai.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
