Pjesëmarrja në referendumin për reformën në drejtësi të Italisë ka shënuar nivele historike në ditën e parë të votimit, duke mbërritur në 46,07% deri mbrëmjen e së dielës, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Analistët parashikojnë se pjesëmarrja përfundimtare mund të arrijë në 60 apo 65%. Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Italiane të Sindikatave të Punëtorëve, Cisl, Daniela Fumarola, e vlerësoi këtë nivel pjesëmarrjeje si fillimin e një epoke të re dhe u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Vetë kryeministrja Giorgia Meloni publikoi një postim në X ku shihej me fletën…
Author: tirana
Tensionet në Gjirin Persik kanë hyrë në një fazë kritike. Nga Haga, kreu i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi se aleatët po bëhen gati për të ndërhyrë në Ngushticën e Hormuzit, pas ultimatumit të Uashingtonit. Sipas tij, 22 vende, përfshirë anëtarë të NATO-s, por edhe partnerë si Japonia, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po bashkërendojnë planet për të siguruar lirinë e lundrimit. “Më lejoni të them se është e rëndësishme që Presidenti dhe SHBA-të po e bëjnë këtë. E di që Presidenti ishte i zemëruar sepse ndjeu se aleatët evropianë kanë qenë shumë të ngadaltë. Lajmi i mirë është se…
Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit. Lajmi për humbjen e tij ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e kanë njohur nga afër gjatë viteve të angazhimit të tij në politikë. Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 2005-2009, duke kontribuar në përfaqësimin e komunitetit dhe zhvillimin e zonës që përfaqësonte. Pasi u përjashtua nga PS-ja për shkak të votës për zgjedhjen e Bamir Topit si president, Kosta iu bashkua PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, pjesë…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë. Në aksident u përfshinë një mjet bujqësor dhe një motomjet, Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ismail Dervishi 70 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, 67-vjeçarin Mesut Malko në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Gjermania po përballet me një krizë në tregun e punës, ndërsa numri i punonjësve të kualifikuar po bie për shkak të daljes në pension të brezit të vjetër dhe mungesës së të rinjve vendas për të zëvendësuar pozicionet e lira. Për të përballuar këtë sfidë, vendi po i drejtohet gjithnjë e më shumë fuqisë punëtore nga India. Sipas një raporti të publikuar së fundmi, ekonomia gjermane ka nevojë për rreth 288 mijë punonjës të huaj çdo vit për të shmangur tkurrjen e fuqisë punëtore me rreth 10% deri në vitin 2040. Shkaku kryesor mbetet plakja e popullsisë dhe niveli i…
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës po ndihmon të rinjtë të integrohen në tregun e punës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, duke shënuar hapa cilësorë edhe në bujqësi dhe zhvillimin rural. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau në rrjetet sociale historinë e një të reje që përfitoi nga ky program, duke e cilësuar atë si një model suksesi për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në sektorë kyç të ekonomisë. Havjola, 24 vjeç, e diplomuar në Bioteknologji, pas përfundimit të një praktike 3-mujore në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, arriti të sigurojë…
Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje të konsiderueshme, ndërsa investitorët po tërhiqen nga asetet tradicionale të “strehës së sigurt” për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Iran dhe rajonin e Lindjes së Mesme. Çmimi i arit në tregun spot ra me 7.8%, duke zbritur në rreth 4,126 dollarë për ons, ndërsa kontratat futures pësuan një rënie edhe më të thellë, afro 10%, duke arritur nivelin më të ulët për vitin 2026. Në bazë javore, ari ka humbur rreth 10%, performanca më e dobët që nga viti 2011, duke…
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë lëndime të lehta. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e 22 marsit, ku një 42-vjeçar plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Ky i fundit, sipas policisë, ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, siç mund ta shihni në pamjet e publikuara, autori ka rënë në pranga, pas 3 orësh arratisje. Siç thonë blutë, është arrestuar edhe një 35-vjeçar, A. Ç., i dyshuar se e ndihmoi autorin të largohej me makinë drejt qytetit bregdetar. Policia gjeti dhe sekuestroi armën e përdorur në krim.
Qeveria greke shpalli një paketë të re masash për të përballuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme. Me një mesazh televiziv kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi katër ndërhyrje tek çmimet për muajt prill dhe maj, me një kosto totale rreth 300 milionë euro, me synim mbrojtjen e familjeve dhe ekonomisë nga vala e shtrenjtimit. Masa kryesore është subvencionimi i naftës për automjete me 16 cent për litër në rrjetin e shpërndarjes, që përkthehet në rreth 20 cent ulje në çmimin përfundimtar me TVSH. Paralelisht, do të jepet, ashtu si edhe…
Me kalimin e orëve është rënduar bilanci i viktimave në Podujevë, pasi u qëlluan me armë zjarri. Ka ndërruar jetë një nga të plagosurat e natës së kaluar në Kosovë, ku u vra një person dhe u plagosën dy në fshatin Majac të Podujevës. Siç bën me dije edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, viktima ishte e moshës 73-vjeçare dhe ka ndërruar jetë pas orës tre të mesnatës. “Në orët e vona të mbrëmjes, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur në vitin 1953 dhe tjetra e lindur në vitin 1995 ,…
Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) ka publikuar një grafik që vlerëson rrezen e veprimit të arsenalit balistik të Iranit, i cili sugjeron se pothuajse e gjithë Evropa, përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, është tani brenda rrezes së veprimit të raketave të lëshuara nga Irani. Ky njoftim pasoi tentativën e djeshme të sulmit në bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani Diego Garcia në Oqeanin Indian, në të cilën u përdorën dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi. Raketa balistike me rrezen më të gjatë veprimi të Iranit në përdorim operacional, Sajjil, mund të arrijë deri në 2,000 kilometra, sipas Institutit…