Ishte ky momenti I pagëzimit.
Elseid Hysaj debutoi për kombëtaren shqiptare në minutën e 62-të të miqësores ndaj Gjeorgjisë në “Qemal Stafa” në 6 shkurt 2013.
Kanë kaluar më shumë se 13 vjet dhe mbrojtësi me origjinë nga Shkodra jo vetëm që vazhdon ta mbajë veshur fanelën kuqezi, por edhe të mbajë rekordin e paraqitjeve për të.
Më tepër se kaq, sonte ndaj Luksemburgut, Hysaj do të ketë ndeshjen numër 100 në karrierë me përfaqësuesen, një shifër magjike, që kurrë nuk ishte menduar se mund të mbërrihej tek Shqipëria.
Trajneri Rolando Maran ka vendosur që t’i japë shiritin për këtë ndeshje jubilare, duke I kërkuar leje kapitenit të përhershën, Berat Gjimshiti.
Padyshim që të gjithë kanë qenë dakord dhe shumë të lumtur për Elsin.
Në sfidën miqësore ndaj Jordanisë në kryeqytet, në 14 tetor të vitit të kaluar, Hysaj theu rekordin e ndeshjeve me kombëtaren, të mbajtur nga Lorik Cana.
Nga 93 të ish-kapitenit, ai mbushi 94, dhe pati një kremtim të shkëlqyer në përfundim të duelit me fitoren 4-2.
Nuk dihet sesa gjatë do të vazhdojë të luajë mbrojtësi I djathtë me fanelën e Shqipërisë, por duke qenë vetëm 32 vjeç, ai ka mundësi të japë ende, duke qenë një nga udhëheqësit në fushë, ndërsa thjesht do të duhet të stabilizohet në skuadrën e re për të qenë rregullisht në fushë sezonet e ardhshme.
