Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

14:00 / June 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4856
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër hap drejt rikthimit të trenit për udhëtarët pas dekadash mungese. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një thirrje për shprehje interesi drejtuar kompanive dhe konsorciumeve ndërkombëtare me eksperiencë në operimin e transportit hekurudhor, në kuadër të përgatitjes së kontratës së parë të shërbimit publik hekurudhor të pasagjerëve në vend. Thirrja për shprehje interesi është publikuar edhe në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian.

Sipas dokumenteve të publikuara, paketa fillestare e shërbimit do të mbulojë korridorin Durrës–Tiranë–Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ndërsa në të ardhmen kontrata mund të zgjerohet edhe drejt Hanit të Hotit dhe Pogradecit, në varësi të përfundimit të investimeve infrastrukturore në këto segmente. Linja e elektrifikuar Tiranë – Durrës – Rinas pritet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2027 dhe do të jetë linja e parë ku do të ofrohet shërbimi i ri i transportit hekurudhor të pasagjerëve.

Kontrata e shërbimit publik parashikohet të ketë një kohëzgjatje nga 10 – 15 vjet, ndërsa operatori fitues do të jetë përgjegjës për sigurimin e trenave, vënien e tyre në shërbim dhe mirëmbajtjen gjatë gjithë periudhës së kontratës.

Në fazën fillestare parashikohet realizimi i rreth 1.1 mln kilometrave tren në vit, me 44 shërbime ditore në linjën Tiranë–Durrës dhe 74 shërbime në linjën Tiranë–Aeroport. Me zgjerimin e rrjetit drejt Hanit të Hotit dhe Pogradecit, volumi i operimit mund të arrijë në rreth 4 milion kilometra tren në vit deri në vitin 2036.

Kompanitë e interesuara kanë afat deri më 26 korrik 2026 për të paraqitur shprehjen e interesit, ndërsa tenderi për përzgjedhjen e operatorit pritet të hapet në tremujorin e katërt të këtij viti. Nisja e shërbimit të parë të transportit hekurudhor të pasagjerëve parashikohet në fund të vitit 2027.

kompani private Tiranë-Durrës-Rinas trenat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite

14:31 / June 6, 2026

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

14:12 / June 6, 2026

Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë për litër, benzina jo më shumë se 173 lekë për litër

13:48 / June 6, 2026

Prej dy ditesh i zhdukur, familja dhe miqtë apel për Flamur Kolmarkun, drejtuesin e lartë të Gardës së Republikës për dy dekada

12:01 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.