Author: tirana

Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e PS-së për ndikimin ekonomik si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. “Jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe deficit jo vetëm nën kontroll, por goxha të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë në dispozicion. Ndërkohë për të adresuar edhe një herë çdo diskutim legjitim dhe propozim që vjen nga rrugë të ndryshme, ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët. Nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për…

Read More

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit. “Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës.”, tha Rama…

Read More

Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pas një sherri që rezulton të ketë ndodhur në nëntor të 2025. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik. Ndërkohë në pranga u vu edhe një 52-vjeçar, pasi posedonte armë zjarri në banesë. “Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një…

Read More

Mozaiku i Tiranës është një hapësirë e re moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, ndërsa po kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Mozaiku i Tiranës, ku po përgatiten për publikun mozaikë dhe materiale arkeologjike nga antikiteti, si dëshmi e rëndësishme e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore. Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh. Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të…

Read More

Sot, rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtuese shtetasen J. D. është përplasur me një motomjet të Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi i Policisë, shtetasi E. M. Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime të lehta fizike dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Në Spitalin Rajonal Memorial Fier, Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme vijon që të ofrojë ndërhyrje moderne, falë profesionalizmit të stafit dhe teknologjisë së avancuar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bëri të ditur se mjekja Artiola Todaj, pjesë e ekipit spitalor prej disa mujash, realizoi me sukses trajtimin e një hernie inguinale me laparoskopi. Trajtimi i hernies inguinale me laparoskopi është një teknikë minimale invazive, ku përmes incizioneve të vogla dhe një kamere, mjeku riparon defektin e murit muskulor duke vendosur një rrjetë, çka mundëson rikuperim më të shpejtë, më pak dhimbje dhe plagë më të…

Read More

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të gurmbullimit për ndeshjet “play off”. Pas publikimit të listës me 26 lojtarë, tekniku kuqezi do të sqarojë zgjedhjet e bëra. Për Shqipërinë është një moment historik, pasi ka mundësinë që të shkojë në Botëror për herë të parë. Kuqezinjtë sfidojnë Poloninë në Varshavë më 26 mars dhe në rast fitoreje, do të përballen më 31 mars, me fituesin e Ukrainë-Suedi. “Unë si trajner, nuk dua të qaj. Nuk më pëlqen të ankohem. Manaj është një lojtar i rëndësishëm. Ka bërë mirë, por duhet të mësohemi me situatën.…

Read More

Respektimi i këmbësorëve në vijat e bardha mbetet një nga elementët më të rëndësishëm të sigurisë rrugore. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi rëndësinë respektimit të ligjit nga të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshi drejtuesit e mjeteve, në vendkalimin e këmbësorëve. Ministri nënvizoi se masat ndëshkuese ndaj shkelësve nuk janë qëllim në vetvete, por një domosdoshmëri për të përmbushur detyrimet ligjore dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve. “E para është detyra e Policia e Shtetit për të garantuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve, përfshi këmbësorët. E dyta është respektimi i ligjit nga të gjithë, përfshi drejtuesit e mjeteve. “Sanksionimi…

Read More

Partia Socialiste ka nisur këtë të shtunë procesin e riorganizimit të strukturave të saj, në kuadër të Asamblesë së mbajtur në Durrës. Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i Partia Socialiste, Blendi Klosi, bëri të ditur se zgjedhjet e brendshme do të zhvillohen në periudhën 21 mars – 30 qershor, të ndara në disa faza të qarta organizative, duke nisur nga analiza e strukturave ekzistuese e deri te konstituimi i organeve lokale. Krahas këtij procesi, ai theksoi edhe objektivin për zgjerimin e anëtarësisë, me synimin minimal për shtimin e katër anëtarëve të rinj në çdo strukturë. “Zgjedhjet e strukturave…

Read More

Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës. Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Blendi Klosi theksoi se PS është një parti që ruan bërthamën elektorale. Klosi gjatë fjalës së tij nënvizoi se Partia Socialiste ndër vite është forcuar dhe është rritur. Gjithashtu nënvizoi se PS në 80 % të territorit është forcë fituese. “Mandati i katërt kërkon më shumë përgjegjësi. Një parti që fiton katër herë radhazi duhet të jetë më e fortë më e qartë dhe më kërkuese. Ky prezanton nis me një të vërtetë të thjeshtë. PS ka marrë një fitore të plotë, me…

Read More

Policia Bashkiake, nën drejtimin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka ndërmarrë një aksion të menjëhershëm në zonën e ish-Bllokut për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga disa biznese. Gjatë kontrollit në terren, u konstatua se subjekte të ndryshme kishin zaptuar hapësirat publike duke vendosur karrige, tavolina dhe elementë të tjerë pa respektuar rregullat dhe kufijtë e përcaktuar. Si pasojë, strukturat e Bashkisë së Tiranës ndërhynë menjëherë duke i hequr dhe sekuestruar këto pajisje. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj theksoi se hapësirat publike janë pronë e përbashkët dhe duhet t’u shërbejnë…

Read More