Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Homazhe në nder të efektivit Enea Mekolli/ Koçiu: Ngjarje shumë e rëndë humbja e jetës së dëshmorit të atdheut

12:11 / June 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4771
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu mori pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni në fshatin Lozhan të Maliqit.

Në fjalën e saj, Koçiu e cilësoi humbjen e tij si një ngjarje të rëndë dhe një kujtesë për sakrificën që mbart detyra e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. Ajo shprehu ngushëllime për familjarët, kolegët dhe gjithë trupën e Policisë së Shtetit, duke theksuar se raste të tilla duhet të shërbejnë si moment reflektimi për përgjegjësinë profesionale, sjelljen qytetare dhe respektimin e ligjit në shoqëri.

“Në fakt, humbja e jetës së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli është një ngjarje shumë e rëndë, ashtu siç është i rëndë çdo incident që kryhet në funksion të ushtrimit të detyrës, e mbi të gjitha të një detyre kaq fisnike sa mbrojtja, garantimi dhe siguria e rendit publik.

Ngushëllime të gjithë familjarëve, ngushëllime kolegëve të tij, ngushëllime trupës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Është një nga ato ngjarje të cilat na bëjnë të reflektojmë thellë mbi sakrificën dhe mbi përgjegjësinë që ushtrimi i kësaj detyre mbart, duke përfshirë aty edhe të gjithë ngarkesën që familjarët, miqtë, kolegët kanë në momente të tilla për çdo punonjës edhe efektiv të Policisë së Shtetit.

Ngushëllime të gjithëve, sepse në fakt në këtë ditë është një reflektim për të gjithë shoqërinë për të garantuar akoma më shumë përgjegjësi dhe për të reflektuar akoma më shumë kur vjen puna tek sjellja qytetare dhe patjetër pastaj edhe tek përgjegjësia përpara ligjit”, tha Koçiu.

Albana Koçiu efektivit homazhe vrarë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak

11:22 / June 5, 2026

Skema e kompensimit për fermerët, Malaj: Vlera e përfitimeve ka arritur në 6-6.5 milionë euro

11:20 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.