Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

12:08 / June 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4770
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën e parë të gjykimit të veçuar ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Çështja ndaj të dyve u rishortua, pasi treshja gjykuese që pati në duar çështjen pranoi kërkesën e tre të bashkëpandehurve për gjykim të shkurtuar.

Për efekt procedure, nga trupa e re, Metës ju kërkua edhe njëherë konfirmimi i gjeneraliteteve.

“Për momentin banoj tek 313-ta dhe jam beqar, i divorcuar”, tha Meta, teksa u pyet për vendbanimin dhe statusin.

Gjykata refuzoi kërkesën e bërë nga media për transmetim televiziv të procesit.

“Unë kërkoj ta rishikoni vendimin tuaj për të mos lejuar transmetimin live të procesit. Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh asnjë arsye që ky proces të mos jepet live. Ju me të drejtë thoni, që gazetarët mund të raportojnë, por referuar raportit, media kontrollohet nga qeveria, që do ta deformojë procesin. E them këtë edhe për shkak të funksioneve që kam pasur dhe detyrimit që kam ndaj qytetarëve, të dinë ç’ndodh në gjyqin tim”, tha Meta.

Monika Kryemadhi pretendoi se nuk mund të aksesojë një USB, që i është dhënë nga SPAK, me të dhënat e akt-ekspertimit të telefonit të saj.

“E kemi marrë USB-në. E kemi hapur, por pasword-i që na është dhënë është i gabuar. Nuk e hap materialin. E di që ekspertimin e telefonit tim e ka bërë një izraelit e mbase nuk është më në Shqipëri. Madje di edhe që është paguar një faturë e majme, gati 10 mijë euro për ekspertimin e telefonit tim”,tha Kryemadhi.

GJKKO Kryemadhi Meta seanca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026

Erion Vishkulli publikon foto nga Italia pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur

14:37 / October 29, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në treg

14:26 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.