Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4776
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Tivati i Malit të Zi, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Bashkimi Europian duhet të mbajë metodologjinë e meritës, por duhet të shkojë (pa vonesë) drejt anëtarësimit gradual”.

“E them prej shumë kohësh, më në fund po dëgjohet, por nuk është mjaftueshëm. Nëse doni t’i dërgoni botës një mesazh të fortë, sot është momenti, sot jemi të gjithë rreth tryezës dhe duhet të kemi të gjithë një status të veçantë. Nuk është shumë vonë, por nuk është mjaftueshëm! Duhet t’i japim kurajo BE-së që të na nxisë më fort. Ka një propozim në letër të Gjermanisë e Francës, shpresoj që miqtë e mi do të bëjnë akoma më shumë”, tha kreu i qeverisë para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Argumenti i rrezikut ka kaluar, e kemi dëgjuar, shumë udhëheqës të BE-së janë larguar, unë vazhdoj të jem këtu. BE duhet të ketë guximin që sot të kemi një moment Helmut Kohl, ne nuk u themi fëmijëve qëndroni te fqinjët derisa të jeni gati, por i mbajmë në shtëpi”, shtoi ai, referuar një momenti historik politik në Europë që lidhet me ish-kancelarin gjerman Kohl. Ky i fundit ishte një nga arkitektët kryesorë të ribashkimit të Gjermanisë.

“Zoti, seksi dhe Bashkimi Europian nuk mund të parashikohen”, ishte kjo batuta në mbyllje të deklaratës së tij.

Ky samit bën bashkë liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit.

Takimi zhvillohet 6 muaj pas samitit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Në samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

BE Integrimi mali i zi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.