Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka bërë thirrje për masa të shpejta për të ulur konsumin e karburanteve për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Iran. Sipas saj, sektori i transportit përbën rreth 45% të konsumit global të naftës, ndaj ndryshimet në këtë fushë mund të japin efekt të menjëhershëm. IEA rekomandon masa praktike si ulja e kufizimeve të shpejtësisë, puna nga shtëpia, reduktimi i fluturimeve dhe përdorimi më i gjerë i transportit publik. Sipas agjencisë, edhe një ulje prej rreth 10 km/h e kufizimeve të shpejtësisë në autostrada mund të ndikojë në reduktimin e konsumit të karburantit…
Author: tirana
Ndërsa vende të njohura evropiane si Spanja dhe Portugalia vijojnë të jenë shumë të frekuentuara nga turistët, ekzistojnë ende destinacione më të qeta ku pushuesit mund të relaksohen larg turmave masive, shkruan Sarra Gray në një artikull të botuar në median britanike “GB News”. Këto destinacione ofrojnë plazhe piktoreske, akses të lehtë dhe çmime të përballueshme. Sipas ekspertes së udhëtimeve Laura Evans-Fisk nga kompania “Eurochange”, disa “xhevahirë të fshehur” duhet të vizitohen sa janë ende të pazbuluar, përpara se ato të mbipopullohen.Mes destinacioneve të sugjeruara janë vendpushimet në Shqipëri, Spanjë dhe Portugali, me fokus të veçantë te bregdeti shqiptar. Ksamili…
Sot nga ora 10:00-15:00, socialistët do të mbledhin në Durrës Asamblenë Kombëtare për të çelur zyrtarisht fushatën zgjedhore për kryetarët e rinj të çdo organizate të kampit rozë. Sipas agjendës së bërë publike, fjalën hapëse do e mbajë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. Pas tij, kryesocialisti Edi Rama dhe të gjithë drejtuesit politikë. Siç mësohet, pjesa e parë e mbledhjes do të jetë me dyer të hapura, ndërsa më pas pritet të vijojë me dyer të mbyllura deri në orën 15:00. Në qendër të diskutimeve do të jenë raportimet e drejtuesve të qarqeve dhe mënyra si shkuan zgjedhjet…
Irani ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të mesme drejt bazës ushtarake të përbashkët SHBA-Britani në Diego Garcia, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. CNN shkruan se raketat u hodhën të premten në mëngjes, por asnjëra nuk arriti të godasë objektivin. Baza ndodhet rreth 3,800 kilometra larg territorit iranian. Objekti në Diego Garcia është një nga pikat më të rëndësishme strategjike të SHBA-së jashtë vendit, duke shërbyer si bazë për bombardues të rëndë dhe operacione ushtarake në distanca të gjata. Nga ana tjetër, agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr konfirmoi sulmin, duke e cilësuar atë si një “hap të rëndësishëm” në…
Koreja e Jugut i është bashkuar deklaratës së përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, duke u bërë nënshkruesja më e fundit e kësaj nisme. Reuters shkruan se Seuli zyrtar shprehu gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare që synojnë garantimin e lundrimit të lirë dhe të sigurt në këtë rrugë ujore strategjike. Deklarata, e publikuar të enjten, përfshin angazhimin për të ndërmarrë masa “të përshtatshme” për sigurinë në zonë, megjithatë nuk janë dhënë ende detaje konkrete mbi veprimet që do të ndërmerren. Fillimisht, dokumenti u nënshkrua nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia. Më pas,…
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bëjnë me dije se Izraeli i është përgjigjur disa sulmeve gjatë orëve të fundit, të cilat i atribuon Iranit. Sipas ushtrisë izraelite, alarmet janë aktivizuar për popullatën si masë paraprake, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore kanë ndërhyrë për të neutralizuar kërcënimet. Arabia Saudite njofton se ka interceptuar dhjetëra dronë gjatë natës, ndërsa Kuvajti konfirmon aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore përballë kërcënimeve me raketa dhe mjete pa pilot. Zhvillimet tregojnë për një përhapje të tensioneve përtej Izraelit, duke përfshirë edhe vendet e Gjirit. Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se mund të godasë qytetin Ras Al Khaimah…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Temperatura maksimale do të shkojë në 19 gradë, më konkretisht në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Berati. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer më shumë sulme ndaj njëri-tjetrit, ndërsa konflikti trejavor sa vjen e thellohet. Pa dhënë shumë detaje, ushtria izraelite tha se shënjestroi infrastrukturën e regjimit në Teheran, ndërsa Republika Islamike feston Novruzin ose Vitin e Ri Persian. Gjatë natës, edhe Irani lëshoi disa breshëri raketash ndaj Izraelit. Sirenat e alarmit dhe zhurma të forta të përplasjeve në ajër u dëgjuan në të gjithë vendin.Sulmet e fundit vijnë pasi Teherani shënjestroi një rafineri nafte izraelite, ndërsa presidenti Trump paralajmëroi Izraelin të ndalonte bombardimet e mëtejshme ndaj infrastrukturës energjetike. Në një deklaratë për media, kryeministri Netanyahu përsëriti se…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, festoi dot, 20 mars, Fitër Bajramin në Golem mes besimtarëve myslimanë, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët. “Zgjodha të jem në Golem, në këtë xhami të mrekullueshme, për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!”, deklaroi Presidenti i Republikës gjatë vizitës në xhaminë e Golemit. Kreu i Shtetit theksoi se vlerat që mbart muaji i Ramazanit, si: përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica, duhet të jenë pjesë e jetës së secilit, në çdo kohë dhe për çdo brez.“Vlerat që mbart Ramazani nuk duhet të na shoqërojnë vetëm gjatë këtij muaji. Ato duhet të…
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit.“Ne përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë.”, thuhet në mesazhin e ambasadës, e cila këtë urim e shoqëron edhe me një mesazh nga presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania. “Fitër Bajrami, e njohur gjithashtu si Festa e Prishjes së Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të muajit të Ramazanit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e…
Besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Xhaminë e Madhe në Mekë për të kryer faljen e Bajramit, duke shënuar kështu përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, të konsideruar muaj të përkushtimit, lutjes dhe agjërimit. Këtë ditë feste, pjesëmarrësit e mbërritur nga vende të ndryshme të botës, zgjodhën ta kremtojnë në njërin prej vendeve më të shenjta të Islamit. Në mesin e tyre, ishte edhe vetë Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Atmosfera që mbizoteroi në qytetin e shenjtë të Mekës ishte ajo e përkushtimit, respektit dhe harmonisë. Besimtarët u bashkuan në lutje kolektive,…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman. Hoxha informoi se gjatë bisedës u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i fortë strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë. Po ashtu, sipas ministrit Hoxha, u theksua rëndësia e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç, përfshirë ekonominë, energjinë, mbrojtjen dhe turizmin. “Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike përmes projekteve madhore rajonale, si Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe zgjerimi i tij me Gazsjellësin Joniano-Adriatik si dhe mbi Iniciativën e Tre Deteve, shtylla…