Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të largëta të Azisë për të blerë automjete dhe po i “largohen” Italisë e Gjermanisë, që deri në 2023-n ishin dy shtetet kryesore nga importoheshin. Në vitin 2024, Koreja e Jugut kaloi për herë të parë në shtetin që dërgoi më shumë makina në Shqipëri, me gati 20% të totalit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR). Këtë pozicion e mbajti dhe në 2025-n, me 21.2 mijë mjete të regjistruara për herë të parë, ose 21% e…
Author: tirana
Pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe adhurimi ndaj Zotit përmes agjërimit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot, 20 mars, festën e shenjtë të Fitër Bajramit ose siç njihet ndryshe, Bajramin e Madh. Kjo ditë e veçantë simbolizon mëshirën, faljen dhe solidaritetin njerëzor, ku besimtarët ndajnë lëmoshë dhe kujdesen për ata në nevojë, në mënyrë që gëzimi i festës të jetë për të gjithë. Në Tiranë, ceremonia e madhe e faljes së namazit u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, ku mijëra besimtarë u mblodhën për të festuar së bashku këtë ditë të shenjtë, në një atmosferë paqeje, bashkimi dhe…
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
Nga: Gjon NDREJAJKam kaq ditë që jam në dilemë të shkruaj rreth kësaj teme apo të hesht. Në fakt problemet e shtypit më ngacmojnë së tepërmi edhe për faktin se jam një ndjekës i rregullt i tij por edhe se çoç shkruaj edhe unë ndonjëherë. Më shqetëson fakti që opinionistët janë krejt të njëanshëm dhe duket se janë të financuar nga interesa të caktuara, më shqetëson shumë edhe masakrimi që gazetarët i bëjnë gjuhës shqipe, më shqetëson dhuna dhe gjuha e dhunës që domoinon ekranet etj. dhe e thënë me një fjalë më shqetëson degradimi i rolit të shtypit dhe…
Një tanker rus i naftës, po lundron drejt Kubës me 730,000 fuçi naftë të papërpunuar, pavarësisht bllokadës ekonomike që SHBA-ja i ka vendosur ishullit. Anija me flamur rus, e quajtur Anatoly Kolodkin, ngarkoi karburant në portin rus të Primorskut më 8 mars dhe sipas të dhënave të gjurmimit detar është duke u nisur për në Kubë. Ajo pritet të mbërrijë në terminalin e naftës të Matanzasit rreth 23 marsit. Ky ngarkesë vjen ndërsa Kuba po përballet me mungesa të rënda energjie dhe ndërprerje të rrymës, për shkak të embargos së sanksioneve amerikane që ka ndalur shumicën e furnizimeve me naftë.…
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim zyrtar Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ John Dunlap dhe delegacionin që e shoqëronte, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh. Gjatë takimit, Peleshi vlerësoi marrëdhëniet e frytshme ndërmjet Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran të Maltës, duke i cilësuar ato si një dëshmi e qartë e miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe në rritje. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Urdhri ka dhënë në Shqipëri, veçanërisht në sektorë të rëndësishëm si shëndetësia, arsimi, zhvillimi social, ndihma për komunitetet në nevojë, përballimi i…
Policia e Sarandës ka nisur procedimet penale për mësuesin e fizikës i cili para pak ditësh goditi me shuplakë nxënësin e tij gjatë orës mësimore. Pamjet e qarkulluara në rrjet shfaqën momentin kur mësuesi me iniciale G. N., 58 vjeç godet nxënësin e tij, çka shkaktoi dhe nisjen e procedimeve penale ndaj mësimdhënësit. Nxënësit të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin kur 58-vjeçari ushtroi dhunë fizike ndaj shokut të klasës së tyre janë shprehur se ngjarja ka ndodhur brenda ambientit të shkollës. Goditja me shuplakë ka ardhur pasi nxënësi mësohet se ka qenë duke i pëshpëritur një fjalë në…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka hapur zyrtarisht vitin e kryesimit të CEFTA-s nga Shqipëria për vitin 2026, duke e cilësuar këtë mandat si një “stacion” vendimtar për anëtarësimin e vendit në tregun unik të Bashkimit Europian. Gjatë aktivitetit të mbajtur në Tiranë, Ibrahimaj theksoi se objektivi kryesor i këtij kryesimi, i cili përkon me 20-vjetorin e organizatës, është kthimi i bashkëpunimit rajonal në rezultate konkrete për bizneset, veçanërisht përmes rritjes së eksporteve dhe lehtësimit të tregtisë. Sipas ministres, fokusi i Shqipërisë do të përqendrohet në eliminimin e barrierave burokratike në kufi, duke reduktuar kohën dhe kostot e…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të hedhë në erë të gjithë fushën iraniane të gazit Pars nëse Teherani hakmerret ndaj sulmit masiv të Izraelit në të njëjtën zonë një ditë më parë.Trump tha se Shtetet e Bashkuara apo Katari nuk kishin asnjë dijeni për sulmin izraelit në fushën e Iranit dhe theksoi se do të ishte një gabim i madh nëse Irani do të kundërpërgjigjej ndaj vendeve të tjera të rajonit.“Nuk do të bëhen më sulme nga Izraeli ndaj fushës jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të vlefshme South Pars, përveç nëse Irani vendos pa menduar të sulmojë një vend shumë…
Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm ajror që goditi një objekt në fushën më të madhe të gazit natyror në botë. Veprimi pasoi paralajmërimin e Teheranit për sulmin ndaj objekteve energjetike në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Izraeli bombardoi një strukturë të përpunimit të gazit natyror në Iran. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 112 dollarë për fuçi në tregtinë e së enjtes herët në Azi, më shumë se 5% më i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur sot shqetësimin në lidhje me demonstrimin e pajustifikueshëm të forcave ushtarake serbe pranë zonave të banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, shumë pranë kufirit me Kosovën. Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Kurti u shpreh se një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të mjekësisë, përbën jo vetëm trysni dhe nxitje tensioni për banorët që po përballen me spastrim etnik e administrativ nga regjimi autokrat në Serbi, por tregon edhe një provokim të hapur për Kosovën. Kryeministri vuri në dukje se këto provokime përfshijnë manovra të…
Në verën e vitit të ardhshëm do të jetë gati bypassi i Shëngjinit. Punimet po ecin me ritme të kënaqshme ndërsa sipas kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu puna ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve të motit Ndërtimi i bypassit do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve duke ulur fluksin e trafikut drejt bregdetit dhe në qytetin e Lezhës. Aksi i ri është 8.1 km i gjatë me një vlerë rreth 11 milionë euro dhe financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.