Author: tirana

Administrata Trump po shqyrton vendosjen e mijëra trupave në Iran dhe në rajonin e Ngushticës së Hormuzit për të forcuar praninë e saj ekzistuese në luftën me Iranin, raportoi Reuters, duke cituar njerëz të njohur me çështjen. Vendosja do t’i jepte Trumpit mundësi shtesë ushtarake për zgjerimin e operacioneve në rajon. Skenari i vendosjes së forcave tokësore në ishullin strategjik iranian të pasur me naftë Kharg po diskutohet si pjesë e planeve për të siguruar transportin detar në Ngushticën e Hormuzit. Pavarësisht rrezikut të shtuar, pasi ishulli është brenda rrezes së raketave dhe dronëve, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë kapjen…

Read More

Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet janë rritur vazhdimisht vitet e fundit në përgjigje të shtimit të konsumit, si rrjedhojë e turizmit dhe numrit të lartë të automjeteve që po qarkullojnë në vend. Por, cilat janë kanalet kryesore të importit në Shqipëri të arit të zi, që së fundmi po kthehet në një mall luksi për shkak të shtrenjtimit të tij në Bursa nga konflikti në Lindjen e Mesme, që u transmetua dhe në vend, me çmim që ka arritur në 200 lekë për litër, nga 175 lekë…

Read More

Qeveria italiane ka miratuar një dekret për të frenuar rritjen e çmimeve të karburantit si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme. Kryeministrja Giorgia Meloni bëri të ditur se masa do të sjellë një ulje të menjëhershme prej rreth 25 centësh për litër, si reagim ndaj rritjes së çmimeve të shkaktuar nga tensionet ndërkombëtare dhe lufta në Iran. Dekreti përfshin gjithashtu masa mbështetëse për sektorët më të prekur, si transporti rrugor dhe peshkimi, përmes kredive tatimore. Paralelisht, qeveria ka vendosur të forcojë kontrollet në treg për të parandaluar spekulimet, duke parashikuar edhe sanksione për operatorët që abuzojnë me çmimet. Sipas…

Read More

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit. Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore me intensitet të…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr 277/1 të vitit 2022, në ngarkim të 11 të pandehurve: Arben Ahmetaj,Albina Mançka,Erjola Hoxha,Mirel Mërtiri,Klodian Zoto,Andi Boni,Elda Dinaj,Gerian Kuka,Helidon Begaj,Sonila GoxhajSokol Meqemeja.I pandehuri Arben Ahmetaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, 9 (nëntë) herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas kryeministrit, ky takim po zhvillohet me qëllim “për të përballuar së bashku impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët”. Edi Rama: Aktualisht kam marrë informacion nga ministrat dhe përpara t’jua kaloj fjalën atyre, dëshiroj të shpreh një farë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë një qasje e përgjegjshme, nëse në tërësi, në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje 40% që shkakton represion të madh,…

Read More

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me zëvendëskryetarin e Parë, Javier Maroto, kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid. Hoxha njoftoi në rrjetin social X se “në takime u zhvilluan diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë”. Hoxha vuri në dukje se me anëtarët e Senatit u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në…

Read More

Lufta në Liban po merr përmasa tragjike, ku fëmijët janë më të rrezikuarit. Klasat e shkollave, sot janë kthyer në streha dëshpërimi. Brenda dy javësh, bilanci është 111 fëmijë të vrarë dhe mbi 330 të tjerë të plagosur nga sulmet ajrore. Zv.Drejtori Ekzekutiv i UNICEF, Ted Chaiban, i cili vizitoi zonat e prekura, thotë se shifrat janë alarmante. “Tani kemi mbi një milion njerëz të zhvendosur në Liban, përfshirë 350 mijë fëmijë. Kjo është pothuajse 20% e popullsisë. Jeta e tyre është shkatërruar plotësisht. Pa shtëpi, pa shkollë. Ata po paguajnë një çmim të tmerrshëm”, tha zv.Drejtori Ekzekutiv i UNICEF,…

Read More

Të premten besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Në kryeqytet falja e namazit të Bajramit do të bëhet në sheshin “Skënderbej” në orën 06:30. Namazi i Bajramit do të falet në sheshe apo xhami edhe në qytete të tjera të vendit si në Durrës, Shkodër, Fier, Elbasan, Lezhë, Gjirokastër e Lushnje. Në këtë mënyrë shënohet edhe përmbyllja e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Read More

FIFA nuk ka ndërmend që të ndryshojë kalendarin e Botërorit apo stadiumet e përcaktuara në shortin e dhjetorit. Pavarësisht kërkesës së fundit që ka bërë Kombëtarja e Iranit për t’i zhvilluar ndeshjet e saj në Meksikë, institucioni më i lartë i futbollit botëror nuk e ka dhënë dritën jeshile. Sipas gazetës spanjolle MARCA, që citon burime në FIFA thuhet se kjo organizatë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha federatat pjesëmarrëse përfshirë edhe atë të Iranit për të planifikuar Botërorin e këtij viti. FIFA pret që të gjitha ekipet e kualifikuara të përmbushin rregulloren për të zbatuar kalendarin e…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar këtë të mërkurë, më 18 mars, se është vrarë gjatë një sulmi të orkestruar kundër tij, ministri i Inteligjencës së Iranit, Esmail Khatib. Vrasja e Esmail Khatib pason vrasjen e zyrtarit të lartë të sigurisë iraniane Ali Larijani dhe kreut të forcës paramilitare Basij të Gardës Revolucionare. Kush është Esmail Khatib Siç shkruan Associated Press, ministri Katz tha se “gjatë gjithë ditës priten surpriza të rëndësishme në të gjitha frontet”, pa dhënë detaje. Thesari i SHBA-ve, i cili e sanksionoi Khatib-in në vitin 2022 për shkak se Ministria e Inteligjencës “merrej…

Read More

Izraeli ka deklaruar se sulmet ajrore gjatë natës në Bejrut kishin në shënjestër “krahun financiar” të Hezbollahut. Sipas ushtrisë izraelite, janë goditur objektiva të lidhura me al-Qard al-Hasan, një strukturë që sipas tyre financon aktivitetet ushtarake dhe pagesat e grupit. Autoritetet në Liban raportojnë se nga këto sulme kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bëjnë me dije se gjatë operacioneve janë goditur gjithashtu “qendra komanduese” në jug të Libanit, si dhe depo armësh në qytetin Tyre, të cilat sipas tyre ishin të vendosura qëllimisht në zona civile.…

Read More