Author: tirana

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një vizitë në Institutin Mbretëror Elcano ndërsa ndodhet në Madrid. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shprehet se zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri strategjike. Po ashtu, ministri thotë se u diskutua dhe mbi zhvillimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. “Një shkëmbim i shkëlqyer mendimesh në Madrid me Charles Powell dhe ekspertët e Institutit Mbretëror Elcano. Zhvilluam një analizë të thelluar mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor si një domosdoshmëri strategjike, si dhe diskutuam sfidat komplekse me të cilat përballen aktualisht…

Read More

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë nga jeta. Dyshohet se shkak i vdekjes së 40-vjeçarit ka qenë arresti kardiak. Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend. Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh.

Read More

Sulmet e fundit në Lindjen e Mesme kanë goditur drejtpërdrejt xhepat e konsumatorëve evropianë. Pas goditjes së qendrës më të madhe të gazit në Katar nga Irani, çmimet në Bashkimin Evropian kanë pësuar një rritje, me mbi 25% brenda pak orësh duke arritur nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2023. Situata mbetet dramatike në të gjithë Gjirin Persik. Emiratet e Bashkuara Arabe u detyruan të mbyllin impiantet në Habshan pas interceptimit të raketave, ndërsa Bahreini raporton sulme të rënda ndaj aseteve të tij energjetike. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit që prej fillimit të luftës më 28 shkurt…

Read More

Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit). Ky i fundit mbeti i vrarë në një makinë me Gilmando Danin më 11 nëntor pasi dolën nga aeroporti i Rinasit. Saliasi është marrë i pandehur pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe AMP-së për shpërdorim detyre. Ndërkohë, edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është marrë i pandehur, pavarësisht se është rikthyer në detyrë pasi Apeli i hoqi masën e pezullimit nga detyra rreth 1 muaj më…

Read More

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka përcjellë urimet e tij për besimtarët me rastin e Fitër Bajrami. Në mesazhin e tij, Spahiu uroi që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje shqiptare, si dhe mirësi e begati për të gjithë. “Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj. Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona…

Read More

Policia kriminale gjermane zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi në Greven. Pesë shqiptarë dhe një gjerman u arrestuan. Vetëm hashashi i sekuestruar ka një vlerë tregu mbi 200.000 euro. Që në fund të shkurtit 2026, policia kriminale e Schwerin në Gjermani pikasi një plantacion profesional kanabisi në Greven pranë Boizenburg. Gjatë një shkarkimi të detyruar pranë Gresse, një dëshmitar vuri re qese mbeturinash me bimë kanabisi të korrura dhe njoftoi policinë. Gjatë hetimeve të mëvonshme, u gjet një objekt i dyshimtë në Greven. Në një tokë prej rreth 4.000 metrash katrorë, hetuesit zbuluan në një hambar një plantacion të paligjshëm…

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte Lartësinë e tij të Shquar Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës Fra’ John T. Dunlap. Ceremonia zyrtare e pritjes me nderime ushtarake u zhvillua në Pallatin e Brigadave. “Mirë se vini në Tiranë, Lartësia Juaj e Shquar, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap!”, shkruan Begaj bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.

Read More

Shqipëria ka arritur një tjetër progres të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 9-të në botë sipas National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 92.5 pikësh. Ky pozicionim përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, duke reflektuar një ngjitje të qëndrueshme nga vendi i 54-t në vitin 2023 dhe vendi i 15-të në vitin 2025, drejt një renditjeje ndër vendet më të avancuara në nivel global në këtë fushë. Kryeministri Edi Rama ndau sot raportin e NCSI, sipas së cilit Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse…

Read More

Liderët e Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel, ku pasojat e luftës në Iran janë në krye të rendit të ditës, si dhe mbështetjen e dobët të bllokut për Ukrainën dhe konkurrencën e dobët. Çmimet e karburantit në BE kanë qenë në rritje që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet ajrore kundër Iranit, pothuajse tre javë më parë. Shtetet anëtare kanë pasur mosmarrëveshje se si të lehtësojnë barrën e faturave të larta të energjisë për konsumatorët dhe bizneset. Përpara samitit, një grup prej pesë vendesh të BE-së u lutën për dyfishimin e energjisë së rinovueshme si përgjigje ndaj rritjes së…

Read More

Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës Freedom House me seli në Uashington. Shqipëria, ndërkohë, vlerësohet më së larti në rajon, me 69 pikë, e ndjekur nga Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë. Shqipëria shënoi përparim për një pikë, krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Edhe Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në raportin e vitit 2026 për Lirinë në Botë, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë. Nga vendet e…

Read More

Zyrtarët amerikanë kanë identifikuar praninë e dronëve të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake në Uashington, ku ndodheshin Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe shefi i Pentagonit Pete Hegseth. Sipas një raportimi të “The Washington Post”, autoritetet ende nuk kanë arritur të përcaktojnë origjinën e këtyre dronëve. Incidenti ka ndodhur mbi bazën ushtarake Fort McNair, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë. Sipas raportit, prania e dronëve ka bërë që zyrtarët të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së Marco Rubio dhe Pete Hegseth, megjithatë një gjë e tillë nuk është realizuar. Ndërkohë, sipas gazetës, ushtria amerikane ka rritur nivelin e vigjilencës për shkak…

Read More

Numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 15,1 % në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se këto të dhëna dëshmojnë se Shqipëria nuk është më vetëm destinacion veror. Gonxhja nënvizon se “pas një rekordi historik me 12.4 milionë turistë në 2025, turizmi shqiptar vijon rritjen edhe në janarin e 2026-ës, me +15.1% më shumë vizitorë në strukturat akomoduese krahasuar me një vit më parë, më shumë turistë dhe më shumë netëqëndrime”. Ministri vë në dukje se…

Read More