Policia e Shtetit njoftoi sot se Interpol Tirana ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, duke bërë të mundur ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë. Pjesëtar i një grupi kriminal dyshohet që 35 vjeçari nëpërmjet mashtrimit në call center,…
Author: tirana
Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Teheran, ndërsa në Iran po festohej Novruzi, njohur ndryshe si Viti i Ri Persian. Gjatë natës, Irani ka lëshuar gjithashtu disa valë raketash drejt Jerusalem. Sipas raportimeve, shpërthime të forta nga sistemet e mbrojtjes ajrore janë dëgjuar vazhdimisht mbi qytet. Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, kishte deklaruar më herët se Irani ishte “i shkatërruar” dhe i paaftë për të pasuruar uranium apo për të prodhuar raketa balistike. Ndërkohë, pas kundërpërgjigjes së Iranit ndaj sulmit izraelit në fushën e madhe të gazit në Parsi Jugor, çmimet globale të energjisë pësuan rritje të ndjeshme.…
Katër tërmete goditën rajonin e Epirit mëngjesin e së premtes, pran kufirit greko-shqiptar, dy prej tyre me magnitudë mbi 4,5 Rihter brenda vetëm 30 minutash, duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët. Lëkundjet u ndjenë fort në zonat e Agia Kyriaki në Janinë dhe në Filat të Thesprotisë, ndërsa sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti më i fortë arriti në 4,6 Rihter me thellësi rreth 20 kilometra. Pak minuta më vonë pasoi një tjetër lëkundje 4,5 ballë të shkallës Rihter në të njëjtën zonë sizmike, duke konfirmuar aktivitetin e shtuar në kufirin mes Janinës dhe Thesprotisë. Siç raporton korrespondenti i…
Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle ishte pak ditë më parë në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare i pyetur nga mediat lidhur me këtë takim, tha se biseda ishte përqendruar te interesat amerikane në rajon. “Ambasadorja erdhi për të bërë një takim njohjeje, për të diskutuar disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta. Ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane”, tha Rama, gjatë një konference për shtyp. Ndërkohë sot, media e njohur…
Irani ka ekzekutuar një kampion të ri në mundje së bashku me dy persona të tjerë me varje publike, duke e konsideruar si një vrasje politike. Saleh Mohammadi, 19 vjeç, u dënua me vdekje për vrasje në shkurt, pasi autoritetet thonë se ai kishte “pranuar” krimin pas torturave. Ai u var në qytetin Qom, së bashku me Mehdi Ghasemi dhe Saeed Davvodi, 21 vjeç, në praninë e një grupi njerëzish. Sipas mediave iraniane, të tre u arrestuan për pjesëmarrje në protestat kundër regjimit iranian, të cilat çuan në vdekjen e mbi 30,000 civilëve. Gjykata e regjimit pretendon se Saleh dhe…
Besimtarët myslimanë falën sot namazin e Bajramit në xhamitë e vendit në qytetet e mëdha dhe në sheshe. Të shumtë ishin besimtarët myslimanë, të cilët mbushën sheshin kryesor të qytetit të Lushnjës këtë mëngjes për faljen e namazit të Fitër Bajramit. Faljen e namazit e mbajti Alban Puka, hoxhë i xhamisë Lushnjs. Në fjalën e tij përshëndetëse, myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku përcolli mesazhe bashkimi e vëllazërimi besimtarëve në shesh. Në qytetin e Elbasanit dhe Fierit besimtarët e falën namazin në sheshin qendror të qytetit ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Në…
U vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici, lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës. Mësohet se ai o të ndiqet në gjendje të lirë.
Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bllokuar disa faqe interneti që, sipas tij, janë përdorur nga Irani me qëllim përhapjen e propagandës dhe shënjestrimin e kundërshtarëve. Sipas autoriteteve amerikane, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit përdorte këto katër faqe për të publikuar të dhëna të ndjeshme të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, si dhe për të bërë thirrje për dhunë ndaj gazetarëve, kundërshtarëve të regjimit dhe shtetasve izraelitë. Mes hakerave të shënjestruar janë edhe grupi famëkeq “Homeland Justice”, i cili ka goditur Shqipërinë disa herë në të kaluarën dhe së fundmi, duke treguar përmasën globale të kërcënimeve kibernetike.Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, paralajmëroi…
Tirana është një destinacion që i tejkalon pritshmëritë. Brenda vetëm 24 orëve mund të përjetoni historinë e pasur të qytetit, natyrën mbresëlënëse, kuzhinën e shijshme dhe atmosferën urbane plot energji — të gjitha këto me një kosto relativisht të ulët, shkruan Victoria Philpott në një artikull të botuar në blog-un e udhëtimeve “VickyFlipFlopTravels”. Është pikërisht kjo ndërthurje kontrastesh – që e bën Tiranën një nga qytetet më interesante në Evropë për t’u zbuluar — edhe vetëm për një ditë. Tirana është një qytet plot jetë dhe shumë i lehtë për t’u eksploruar më këmbë, duke iu lejuar të shihni shumë…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria ka vendosur të ringrejë Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve. Gjatë një interviste në media, ministrja bëri të ditur se është vendosur gjithashtu ulja me 20% e akcizës së naftës, nga 39.6 lekë që është aktualisht. “Duke parë ecurinë në ditët e fundit, kemi vendosur të ringremë Bordin e Transparencës dhe të ndërhyjmë edhe në nivelin e akcizës, duke e reduktuar me 20% nga 39.6 lekë që është aktualisht”, deklaroi ministrja. Këto dy akte, bëri të ditur ajo, do të kalojnë me urgjencë në Këshillin e…
Kjo analizë e Corriere della Sera trajton ndikimin e luftës në Lindjen e Mesme mbi tregun global të naftës, me fokus te ndryshimet e forta në çmime dhe pasojat që këto zhvillime kanë për ekonomitë kryesore në Europë, SHBA dhe Azi. Deri pak para përshkallëzimit të konfliktit, nafta e tipit Brent, që shërben si referencë për tregun europian dhe lidhet kryesisht me naftën e Atlantikut të Veriut, tregtohej me çmime pak më të ulëta se nafta nga Gjiri Persik, si ajo e Omanit dhe e Dubait, të cilat pasqyrojnë tregun e vendeve të Lindjes së Mesme. Sot kjo situatë është përmbysur dhe…
Sot, 20 mars, besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Qytetarët në Kosovë e kanë nisur ditën me faljen e namazit të Bajramit në xhami, ndërsa mesazhet kryesore të kësaj feste mbeten paqja, falja dhe ndihma ndaj atyre në nevojë. Udhëheqësit fetarë në vend kanë bërë thirrje për më shumë mirëkuptim, unitet dhe respekt ndërmjet njerëzve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave shpirtërore edhe pas përfundimit të Ramazanit. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u lut për maturi,…