DVP Fier/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”. Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pas një hetimi 1-mujor, finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”. Në kuadër të operacionit…
Author: tirana
Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit së Shqipërisë, e cila drejtohet nga Blendi Gonxhja, preferencat e udhëtimit po ndryshojnë trend: nga brigjet e ndriçuara nga dielli, drejt destinacioneve të brendshme, plot histori dhe atmosferë të veçantë, shkruan faqja turistike “Travel and Tour” (TTW). Sipas të dhënave të disponueshme, në dy muajt e parë të këtij viti, plot 42 251 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, kanë vizituar trashëgiminë e larmishme kulturore të vendit. Kjo rritje e interesit nuk është thjesht një anomali statistikore; ajo pasqyron një prirje më të gjerë evropiane drejt një turizmi më autentik dhe të përqendruar te…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimi Evropian për heqjen përfundimtare të të gjitha masave ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit. Në një reagim publik, Hoxha u shpreh se ky vendim, edhe pse i vonuar, është një njohje e qartë e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. “Ky hap, edhe pse i vonuar, rikonfirmon përkushtimin e Kosovës ndaj shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit konstruktiv në rajon”, u shpreh ai. Sipas tij, vendimi i BE-së hap një fazë të re për Kosovën, duke i…
Katër shtetas nga Kosova kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë Ngjarja tragjike u regjistrua pasditen e së martës në zonën e Alsergrundit dhe u përshkrua nga dëshmitarët si një skenë dramatike. Sipas mediave austriake, incidenti ndodhi rreth orës 14:00 në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën Porzellangasse. Gjatë punimeve për betonimin e një papafingoje, skela dhe struktura mbajtëse u shembën, në momentin kur pesë punëtorë ndodheshin mbi to. Zëdhënësi i zjarrfikësve bëri të ditur se pjesa e sapobetonuar u rrëzua në mënyrë të…
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites. Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim…
Izraeli ka reaguar pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, më 17 mars, të rezolutës që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar shkruan në një postim në rrjetin social X se kjo ishte një rezolutë historike, ndërsa etiketon homologun e tij shqiptar, ministrin Ferit Hoxha. “E vlerësoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se procesi i aplikimeve për zonat prioritare po ecën me ritme pozitive, ndërsa numri i aplikantëve po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë një konference për mediet, Demo bëri të ditur se deri tani ka 400 aplikime, të cilat kanë probabilitet shumë të lartë suksesi. Sipas tij, këto aplikime i përkasin zonave prioritare që tashmë janë shpallur dhe miratuar nga bashkitë përkatëse, duke rritur mundësinë për sukses në fazat e mëtejshme të procesit. Ministri theksoi se objektivi prej 1000 aplikimesh deri në fund të vitit 2026 është realist. Demo bëri…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ka theksuar që çdo ndryshim që prek komunitetin serb në Kosovë duhet të bëhet në konsultim me pjesëtarët e tij. “E përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës në përgjigjen me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më 14 mars se do të ofrojë leje…
Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian. Gjatë debatit që është zhvilluar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai. Gjatë diskutimit në Parlamentin Evropian është shprehur…
Nëse Shqipëria ka probleme me dëmtimet në sulm, Polonia nuk mbetet pas. Portieri Lukasz Skorupski u lëndua në momentin më të keq të mundshëm. Ai ishte planifikuar të luante si titullar në portë në sfidën e 26 marsit me Kuqezinjtë, por dëmtimi që pati në kofshën e majtë në takimin e së dielës me Bologna duket se do ta ndalojë. Lajmet nga Italia dhe Polonia e konfirmojnë këtë, madje diçka të tillë e ka pranuar edhe menaxheri i Skorupski. 34-vjeçari ka pasur vazhdimisht probleme fizike këtë sezon. Mungesë e sigurt është sulmuesi Adam Buksa. Klubi i tij Udinese e konfirmoi…
Situata në Kubë po rëndohet ndjeshëm, teksa ishulli po përballet me një “stuhi perfekte” krizash që ndërthurin tensionet gjeopolitike me fatkeqësitë natyrore. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rikthyer kërcënimet për një ndërhyrje të mundshme, pikërisht në ditën kur Kuba pësoi ndërprerjen e tretë totale të energjisë elektrike brenda katër muajsh dhe u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë në brigjet e saj juglindore. “Besoj se do të kem nderin ta marr Kubën”, deklaroi Trump para gazetarëve mbrëmjen e së hënës, duke e cilësuar shtetin ishullor si një komb tejet të dobësuar. Ndonëse ai la të hapur mundësinë e…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Akademia e Pushtetit Vendor ndodhet në fazën përfundimtare të ngritjes dhe se këto ditë do të zgjidhet edhe kreu i saj. Gjatë një konference për shtyp, Demo tha se procesi i përzgjedhjes po zhvillohet në bashkëpunim me shoqatat e bashkive dhe qarqeve, pjesë e komisionit që do të përcaktojë drejtuesin e Akademisë së Pushtetit Vendor. Ai nënvizoi se brenda muajit mars do të finalizohet e gjithë struktura e re, e cila do të jetë më pas e fokusuar te sfidat dhe nevojat e pushtetit vendor. Sipas ministrit, pas shpalljes…