Author: tirana

Të ardhurat buxhetore gjatë dy muajve të parë të vitit 2026 kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa shpenzimet publike janë realizuar nën planin e parashikuar. Sipas treguesve paraprakë fiskalë t[ publikuar nga Ministria e Financave, për periudhën janar-shkurt 2026, të ardhurat totale në buxhet arritën në rreth 130.3 miliardë lekë, duke përmbushur 104,4% të planit të periudhës dhe rreth 15,8% të planit vjetor. Krahasuar me dy muajt e parë të vitit 2025, të ardhurat janë rritur me 13.4 miliardë lekë, ose 11,5%. Të ardhurat e mbledhura nga administratat tatimore dhe doganore arritën…

Read More

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka inspektuar këtë të martë, më 17 mars, nga afër punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës së re të futbollit në Universitetin e Sporteve të Tiranës. E shoqëruar nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, ministrja Kumbaro tha se “Kemi fushën e futbollit dhe pistën e atletikës për të kombinuar të gjitha disiplinat. Kjo do të realizohet sipas standardeve më të mira, sepse është një investim shumë i rëndësishëm.” Duke e konsideruar një investim të domosdoshëm, Kumbaro theksoi se projekti synon të…

Read More

Me ndërrimin e stinëve dhe ardhjen e pranverës, shumë njerëz përballen me alergji të ndryshme të cilat jua vështirësojnë përditshmërinë e tyre. Më shumë se 400 milionë njerëz në mbarë botën përjetojnë rinit alergjik, një inflamacion i kanaleve të hundës nga një reagim ndaj alergjenëve të ajrit. Zakonisht kjo ndodh kur sistemi juaj imunitar gabimisht identifikon diçka si të dëmshme, si qimet e kafshëve apo pluhurin, duke shkaktuar simptoma që mund të përfshijnë hundë që rrjedhin, sy që të kruhen, tështima dhe në rastin më të keq, vështirësi në frymëmarrje. Kur është sezonale, si në përgjigje të polenit, riniti alergjik…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Synimi” duke arrestuar në flagrancë shtetasin U.M që transportonte armë dhe municione, i cili dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj me qëllim shitjen në Tiranë për përdorim në ngjarje kriminale. Gjatë operacionit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim dhe shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë u kap në flagrancë në rrugën e fshatit Shëngjergj dhe nga kontrolli i kryer në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500…

Read More

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur këtë të martë në Tiranë. Një autobot uji i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përplasur një grua, e cila po lëvizte me një motor elektrik. Si pasojë e përplasjes në asfalt, fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, por edhe urgjenca, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë. Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë Gjykatës Civile të Tiranës.

Read More

Gjykata e Posaçme vendosi sot, 17 mars, të kalojë për gjykim shtatë nga të pandehurit e dosjes “Revanshi”. Bëhet fjalë për emra të njohur të botës së krimit si Durim Bami, Aldo Avdyli, Marklen Haka, Jozi Kraja, altin Morina, Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik. Të shtatë ata janë të arrestuar teksa mësohet se janë veçuar nga 20 persona e tjerë të përfshirë në këtë dosje, por që janë në kërkim. Durim Bami, një prej personazheve më të përfolur të botës së krimit, akuzohet për “sigurim kushtesh për vrasje” ndaj Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit. Ai u ekstradua nga…

Read More

Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogorasë, sot në orën 12:00 është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar pranë daljes së tunelit, në drejtim të Palasës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se shpërthimi do të realizohet rreth 850 metra nga dalja e tunelit me një sasi të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës dhe avancimit të punimeve infrastrukturore në këtë segment. Sipas ARRSH, procesi është koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë zhvillimit të…

Read More

“Vendi ynë ka qenë vetë vend i sulmeve të drejtpërdrejta. Ai synoi të paralizonte shërbimet tona publike dhe të cenonte besimin e qytetarëve në shtetin e vet. Nuk duhet të humbasim vigjilencën. Pak ditë më parë, Kuvendi ishte shënjestra e re e një sulmi kibernetik. Këto janë akte armiqësore që synojnë mosfunksionimin normal. Në rezolutë synojmë të dënojmë në mënyrë të qartë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin. Të dënojmë përdorimin e mjeteve hibride kundër institucioneve të shteteve sovrane. Keqardhje për mungesën e tre gurpeve parlamentare të opozitës, nuk erdhën ta mbështesin këtë qëndrim që është i domosodshëm, urgjent…

Read More

Zgjerimi një përparësi kryesore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne po vazhdojmë të punojmë shumë fort për ta realizuar këtë zgjerim sa më shpejt të jetë e mundur, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa për rrjetin e agjencive të lajmeve European Newsroom (enr), ku ATSH është anëtare me të drejta të plota. Pyetjes se si e komentoni faktin që disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor, në veçanti Shqipëria dhe Serbia, kanë thënë se do ta pranonin anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje, Costa deklaroi se ”për ne, ky zgjerim është një përparësi kryesore, jo vetëm për…

Read More

Trashëgimia jonë kulturore dhe historike vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë. Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të përjetojnë historinë nga afër gjatë dy muajve të parë të vitit 2026. Gonxhja bën me dije se 21,134 prej tyre kanë vizituar muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike dhe 6,723 kalatë dhe monumentet e kulturës. Gjithashtu, ministri Gonxhja pohon se 3 sitet më të vizituara janë Parku Arkeologjik Shkodër me 8,587 vizitorë, muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë si dhe kalaja e Gjirokastrës me 5,513 vizitorë.

Read More

Korrespondenti ushtarak i Times of Israel, Emanuel Fabian, nuk e kishte menduar kurrë se do të rrezikonte jetën për një çështje bastesh. Por kjo i ndodhi javën e kaluar. Më 10 mars, një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin Beit Shemesh, pranë Jeruzalemit, pas një sulmi balistik iranian. Fatmirësisht, raketa goditi një zonë pyjore rreth 500 metra larg banesave dhe nuk pati të plagosur. Fabian raportoi për ngjarjen, duke cituar shpëtimtarët dhe duke publikuar pamje të shpërthimit. Pak orë më vonë, ai mori një email të pazakontë nga një person i quajtur Aviv, që kërkonte të ndryshonte raportimin, duke theksuar se…

Read More