Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku pritet të zhvillojë takim me deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Burime bëjnë me dije se takimi do të mbahet në zonën e Plazhit të Vjetër. Takimi vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së sezonit turistik veror, një periudhë e rëndësishme për qytetin e Vlorës, i cili konsiderohet si një nga destinacionet kryesore turistike në vend. Gjatë muajve të verës, Vlora mirëpret mijëra turistë vendas dhe të huaj që zgjedhin bregdetin e saj për pushime. Pritet që në fokus të diskutimeve të jenë përgatitjet…
Author: tirana
Plagos shokun me thikë se nuk pagoi lekët e porosisë në lokal. Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali. Burime nga grupi i hetimit thanë për ABC News se dy të rinjtë, përkatësisht 35 dhe 26 vjeç, kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal. Ata kanë konsumuar ushqim dhe pije alkoolike dhe pagesën e ka kryer njëri prej tyre. Bëhet fjalë për 20 mijë lekë të vjetra. Pasi kanë dalë nga lokali, 35-vjeçari Alban Ndrejaj i ka kërkuar gjysmën e…
Donald Trump nuk e toleron një NATO indiferente ndaj konfliktin me Iranin: Presidenti i SHBA-së e paralajmëroi aleancën për një të ardhme “shumë të keqe” nëse ndihmon për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i tha Financial Times se vendet që përfitojnë nga kjo rrugë detare duhet të ndihmojnë në sigurimin e saj. “Është plotësisht e arsyeshme që njerëzit të cilët përfitojnë nga Ngushtica të ndihmojnë për të siguruar që asgjë e keqe të mos ndodhë atje.”, shprehet Trump. Në bazë të kësaj logjike, Trump kërkoi edhe ndërhyrjen e Pekinit, e madje paralajmëroi se nëse Kina…
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një telefonatë me homologun Timco Mucunski, ku është diskutuar për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes një takimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se integrimi evropian i dy vendeve dhe Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investim më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin dhe për BE. Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X: Këtë mëngjes pata një telefonatë të parë të dobishme dhe produktive me kolegun tim @TimcoMucunski, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë…
Policia e Lezhës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në një shkollë 9-vjeçare të qytetit, ku u grabitën pajisje teknologjike dhe u dëmtuan ambientet e brendshme. Pas denoncimit të drejtoreshës së shkollës, e cila njoftoi se ishin thyer pesë dyer dhe mungonin dokumente e pajisje, grupi hetimor ka identifikuar dy të mitur të moshës 17 dhe 14 vjeç si autorë të dyshuar. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se në këtë vjedhje kanë marrë pjesë gjithsej gjashtë persona, të cilët pasi thyen dyert, morën me vete 16 laptopë dhe pajisjen DVR ku regjistroheshin pamjet e kamerave. Aktualisht…
Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia e Tiranës, ku një 48-vjeçar i huaj me iniciale M. F. ka rënë në pranga pas denoncimit të një vajze 21-vjeçare. E reja ka dëshmuar se ishte punësuar nga ky person si dizajnuese bizhuterish dhe punën e kryente online në banesën që ai kishte marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”. Sipas dëshmisë tronditëse, në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vajza ndodhej në vendin e punës, 48-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Pas këtij akti, ai dyshohet se e ka shantazhuar vazhdimisht 21-vjeçaren duke e kërcënuar…
Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK. Lideri i PD zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Menjëherë pasi doli nga SPAK, Berisha foli për mediat.
Një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte kthyer në tmerr për banorët e Maliqit. Shtetasi me iniciale K.A., qëllonte me kallashnikov duke vënë në rrezik jetën e të tjerëve, ndërsa rezulton se ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Njoftimi: Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre; Policia kap dhe vë në pranga 40-vjeçarin. Në pranga edhe një shtetas grek, që ishte bashkë me 40-vjeçarin.Sekuestrohen arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se…
Gjigantët e rrjeteve sociale morën vendime që lejuan më shumë përmbajtje të dëmshme në faqet e përdoruesve të tyre, pasi kërkimet e brendshme mbi algoritmet e tyre kishin treguar se zemërimi dhe indinjata rrisnin angazhimin. BBC shkruan se më shumë se një duzinë sinjalizuesish dhe personash nga brenda kompanive kanë zbuluar se si këto kompani morën rreziqe për sigurinë në çështje si dhuna, shantazhi seksual dhe terrorizmi ndërsa konkurronin me njëra-tjetrën për vëmendjen e përdoruesve. Një inxhinier në Meta, kompania që zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, përshkroi se si menaxhmenti i lartë i kishte thënë të lejonte më shumë përmbajtje të dëmshme “në kufi”…
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në një automjet në pronësi të shtetasit O. K., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë vënë në pranga 7 persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët dyshohet se vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal dhe rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Gjatë operacionit u sekuestruan prova materiale, mes tyre biçikleta e përdorur gjatë kryerjes së krimit, rrobat e autorit,…
Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, pranvera duket sikur vjen gjithmonë pak më herët. Kodrat përreth mbulohen me lule të egra, ndërsa mes kolonave, mureve antike dhe rrënojave mijëravjeçare shpërthejnë ngjyrat që e bëjnë peizazhin të duket si një pkturë e Monet. Në këtë periudhë të vitit, monumentet e qytetit të lashtë marrin një tjetër aromë. Kolonadat e dikurshme, oborret e manastirit dhe rrugicat e gurta rrethohen nga gjelbërimi dhe lulet e pranverës, që krijojnë një kontrast fantastik me gurët e lashtë të qytetit antik. E themeluar rreth shekullit VI para erës sonë, Apolonia u bë një nga qytetet më të…
Disa sulme ajrore goditën gjatë natës periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në disa zona të Libanit jugor. Pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë një re të madhe tymi mbi zonat jugore të kryeqytetit, të konsideruara si bastion i Hezbollahut, që prej kohësh janë shënjestër e sulmeve ajrore të Izrael. Ndërkohë, Izraeli ka lëshuar paralajmërime për evakuim për pjesën më të madhe të Libanit jugor, disa zona të kryeqytetit Bejrut si dhe Lugina e Beqaa, në përpjekje për të goditur pzicionet e Hezbollahut në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, deri të dielën pasdite…