Irani po merr masa për të parandaluar protestat anti-qeveritare, me kontrolle të shumta sigurie në rrugët e Teheran, kufizim të aksesit në internet dhe mesazhe paralajmëruese masive të dërguara tek banorët. Banorët e kryeqytetit kanë treguar për BBC se disa pika kontrolli janë vendosur nën ura këmbësorësh dhe brenda tuneleve të rrugëve, pas raportimeve se disa kontrolle në mes të rrugëve ishin goditur nga sulme me dronë. Një numër punonjësish të forcave të sigurisë iraniane u vranë në sulmet izraelite ndaj katër pikave kontrolli në Teheran, sipas agjencisë së lajmeve Fars News Agency. Numërimet jozyrtare tregojnë se rreth 10 anëtarë…
Author: tirana
Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e bën këtë, në fund të fundit, me një synim të qartë: Të maksimizojë të ardhurat. Në një treg pune që po ndryshon shpejt, me kërkesë në rritje për disa profesione dhe mungesë punonjësish në të tjera, pagat po bëhen një tregues i qartë se ku po zhvendoset ekonomia. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto arriti në 84 mijë lekë në vitin 2025, duke u rritur me 8.6% në krahasim me një vit më parë. Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një njoftim pozitiv për sektorin e shëndetësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri me dije se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik. Punësimet e reja janë realizuar përmes procesit më të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, i cili mbetet porta kryesore e hyrjes në sistem për bluzat e bardha. Sipas Kryeministrit, ky proces ka pasur në themel tre shtylla kryesore: Meritokracinë, transparencën dhe barazinë e mundësive.
Kjo javë nis me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët. Më pas në orët e mbrëmjes në zonën e jugut dhe kryesisht jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.
Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo informacione të tjera personale mos ia jepni edhe nëse në ekranin e telefonit tuaj shfaqet emri apo logo e bankës. Mund të jetë një përpjekje për t’iu mashtruar dhe për të ndërhyrë në llogaritë tuaja. Shqetësimi ngrihet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. “Kemi marrë dhe indicie nga qytetarë të ndryshëm të cilët e kanë raportuar si shqetësim janë telefonata që bëhen në mënyrë elektronike, përdorin platforma online, marrin indicie nga burime të ndryshme nga gmail, rrjetet sociale, instagrami, facebook…
Lufta në Lindjen e Mesme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk po kalon pa u ndjerë edhe në Ballkanin Perëndimor. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se vendet e rajonit, mund të përballen me pasojat e konfliktit, por sipas tyre, rreziku i sulmeve konvencionale është i kufizuar. Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, tha për REL se teknikisht, Republika Islamike i ka mundësitë të lëshojë raketa me rreze të mesme veprimi drejt Ballkanit. Por ato më parë duhet të kalojnë mbi territorin e vendeve të NATO-s si Turqia dhe Greqia, që disponojnë sisteme mbrojtëse kundërajrore. Eksperti më…
Qeveria amerikane po sillet si një “ndërmjetës” që merr komision. Ky është një tjetër nga ndryshimet e bujshme të sjella nga manjati Donald Trump. Administrata e tij do të marrë një komision prej rreth 10 miliardë dollarësh nga investitorët e përfshirë në marrëveshjen që, në fillim të vitit, i dha SHBA-ve kontrollin mbi platformën kineze TikTok në tregun amerikan. Këto para përfaqësojnë një “shpërblim” për ndihmën në mbajtjen të gjallë të aplikacionit të popullarizuar në tregun e brendshëm. Pagesa bën pjesë në marrëveshjen midis investitorëve dhe ByteDance, kompania që zotëron TikTok. Ndër ata që do të paguajnë administratën përfshihen kompania Oracle, fondi Silver…
“Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi kurrë pjesë e luftës në Iran”, deklaroi kancelari Friedrich Merz, i cili nënvizoi po përdoren “të gjitha kanalet diplomatike” për të dhënë fund konflikti. Kreu i ekzekutivit gjerman i bëri këto komente gjatë një vizite në Norvegji, ku u takua me kryeministrat e Kanadasë dhe Norvegjisë. “Po bëjmë çdo përpjekje të mundshme. Të gjitha kanalet diplomatike janë aktive dhe shpresojmë të gjejmë mënyra për ta përfunduar sa më shpejt këtë luftë. Ky konflikt nuk i sjell dobi askujt dhe shkakton dëme të mëdha, përfshirë edhe pasoja ekonomike për ne dhe vendet tona aleate.”
Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në kuadër të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori. Aksioni i parë u zhvillua në qytetin e Elbasanit, në dy subjekte karburanti, ku u konstatuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi. Autoritetet njoftojnë se, kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg. Administrata Tatimore dhe Doganore bëjnë me dije se aksionet synojnë sigurimin e transparencës, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve në sektorin e hidrokarbureve.
Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Rinisë e Kroacisë ka propozuar ndryshime të rëndësishme në rregulloret shkollore, duke përfshirë një ndalim mbarëkombëtar të përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore, sipas “Croatia Week”. Sipas Ministrisë, ndryshimet synojnë të përcaktojnë qartë sjelljen e nxënësve, të përmirësojnë sigurinë dhe rendin në shkolla dhe të sigurojnë ofrimin efektiv të arsimit, në përputhje me rregulloret ekzistuese dhe praktikën e vëzhguar. Përjashtimet do të zbatohen vetëm për qëllime arsimore, shëndetësore ose qëllime të tjera të miratuara, me lejen e shkollës. Nxënësve do t’u lejohet ende të sjellin telefona celularë në shkollë, por nuk do të lejohen…
Atmosfera festive e Ditës së Verës ka përfshirë edhe Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, ku gjatë gjithë ditës qytetarë të shumtë janë mbledhur për të shijuar aktivitetet e organizuara në natyrë. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Parku i Liqenit, ku qindra qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë ditën në natyrë, duke shijuar aktivitetet e shumta të organizuara nga bashkia. Në hapësirat e parkut janë zhvilluar aktivitete sportive dhe argëtuese, përfshirë edhe lundrimin me varka dhe kanoe në liqen. Atmosferën e festës e kanë gjallëruar gjithashtu koncertet dhe aktivitetet për fëmijë, duke e kthyer parkun në një nga pikat më…
Qyteti i Vlorës po preferohet shumë nga turistët edhe në pranverë. Sipas operatorëve turistikë, vihet re një rritje e kërkesës krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ditët me diell dhe rritja e temperaturave kanë shtuar lëvizjet në qytetin e Vlorës. Ndonëse nisja e sezonit turistik zyrtarisht është larg, shumë qytetarë zgjedhin të qëndrojnë në qytetin bregdetar. Që në këtë periudhë janë mbyllur prenotimet për muajt në vijim, ndërsa sipas operatorëve turistikë vihet re një rritje e kërkesës krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Interesi është në rritje që në muajin prill. Pritshmëritë…