Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sot, finalja e turneut ndërkombëtar të padelit në Tiranë

10:09 / May 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4299
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalja e turneut ndërkombëtar të padelit, “Fip Platinum Albania” do të zhvillohet sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Turneu, i cili po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ka sjellë në Tiranë disa nga emrat më të njohur të padelit ndërkombëtar, duke e kthyer sheshin qendror të kryeqytetit në një arenë të madhe sportive.

Sheshi “Skënderbej” është transformuar plotësisht në një arenë moderne sportive, ku është ngritur infrastruktura teknike dhe fusha e garës, duke krijuar kushtet për zhvillimin e këtij kompeticioni të nivelit të lartë ndërkombëtar.

FIP Platinum konsiderohet një nga kategoritë më prestigjioze të kalendarit ndërkombëtar të Federatës Ndërkombëtare të Padelit (FIP).

Kryeministri Edi Rama ftoi sot sportdashësit të bëhen pjesë e atmosferës festive dhe të ndjekin nga afër ndeshjen finale, e cila pritet të ofrojë spektakël dhe emocione.

“Me ftesën që pas finales së madhe të UEFA Champions League të shijoni finalen e turneut ndërkombëtar të padelit, Fip Platinum Albania sonte në Sheshin Skënderbej”, u shpreh Rama.

Prej pesë ditësh, sheshi “Skënderbej” është kthyer në një “arenë” gare dhe emocionesh, për të gjithë dashamirësit e sportit të padelit.

Si një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive ndërkombëtare, “FIP Platinum Albania” ka sjellë në kryeqytet lojtarë ndërkombëtarë të nivelit të lartë, ndeshje spektakolare dhe një atmosferë festive në zemër të Tiranës.

Gjatë pesë ditëve të aktivitetit, publiku ka pasur mundësinë të ndjekë nga afër përballjet e sportistëve ndërkombëtarë në një arenë të ngritur posaçërisht në qendër të kryeqytetit.

FIP Platinum, niveli më i lartë i CUPRA FIP Tour, konsiderohet një nga turnetë më prestigjioze të padelit në botë, me pjesëmarrjen e sportistëve elitarë dhe një fond çmimesh që varion nga 120 mijë deri në 150 mijë euro, si dhe 300 pikë për renditjen botërore për fituesit.

Sakaq, turneu “FIP Platinum Albania” promovon Shqipërinë si destinacion për evente sportive ndërkombëtare duke sjellë një tjetër aktivitet me rëndësi për turizmin dhe sportin në vend.

finalja padeli Tiranë turneu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.