Tirana është sot në atmosferë festive për Ditën e Verës, ndërsa në disa akse kryesore të kryeqytetit vijon kufizimi i qarkullimit të automjeteve, sipas masave të njoftuara më herët nga Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës. Për shkak të aktiviteteve që po zhvillohen në qytet, qarkullimi i mjeteve është kufizuar në disa rrugë kryesore. Sipas planit të masave, nga mbrëmja e 13 marsit, ora 22:00, deri sot në orën 18:00, është kufizuar qarkullimi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ish-Hotel Dajti, për të vijuar më pas në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali”, kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi” dhe deri…
Author: tirana
14 marsi njihet si Dita e Verës, një nga festat më të vjetra shqiptare, me rrënjë në paganizëm. Dita e Verës simbolizon largimit të dimrit dhe kremtimin e nisjes së një stine të re. Kryesisht kjo festë është kremtuar në Elbasan, qytet i cili ka traditën e tij si në festime ashtu edhe në përgatitjen e sofrës karakteristike të kësaj dite. Por Dita e Verës është festuar edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë. Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha…
Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka tronditur kryeqytetin irakian, pasi një raketë ka goditur kompleksin ka krijuar panik te qytetarët e zonës. Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka tronditur kryeqytetin irakian, pasi një raketë ka goditur kompleksin ka krijuar panik te qytetarët e zonës. Raportimet fillestare tregojnë dëme, por pa detaje të qarta, ndërsa nuk përjashtohet që një dron të ketë qenë i përfshirë në sulm. Reuters raportoi se raketa goditi ndërtesën e ambasadës, duke shkaktuar trazira të gjera, por pa specifikuar ashpërsinë e dëmit. Associated Press raportoi se raketa goditi konkretisht helipadën e kompleksit. Ndërkohë,…
Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra (në male) parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë
Kryeministri Edi Rama, në konferencën që po mban me gazetarët, u pyet edhe për editorialin e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin pa të drejtë vetoje në Union. “Është për të ardhur keq por mua nuk më vjen keq për shoqatën e molotovarëve që e quani PD, se janë në botë tjetër, nuk kanë lidhje fare me botën e sotme të marrëdhënieve ndërkombëtare të punës për t’u anëtarësuar në BE, por një gjë është e sigurt se kam qenë zëri i parë, jo sot por ka disa vite, që është ngritur për një qasje…
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije sot se në 180 shkolla të vendit ka nisur vlerësimi ndërkombëtar PIRLS, që mat aftësitë në të kuptuarit e leximit për 4602 nxënës të klasës së katërt. Kumbaro nënvizoi se “ky studim ndërkombëtar i International Association for the Evaluation of Educational Achievement, i administruar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar na jep të dhëna të rëndësishme për nivelin e leximit të nxënësve, rezultatet e të cilit do të shërbejnë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të leximit tek nxënësit e shkollave”. PIRLS është një vlerësim…
Edi Rama: Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës. Faktori shtetëror, forcë publike, për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë; sot ka më të suksesshmin të Ballkanit, me një diferencë mbresëlënëse nga Beogradi. Sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit, por është Tirana. Kjo është arritje e kësaj qeverie, me keqardhje për ata që na duan të vdekur. Sa më shumë na duan të vdekur, ne gjallërohemi. Ne…
Parlamenti i Shqipërisë do të votojë javën e ardhshme për të shpallur Iranin si vend sponsor të terrorizmit. Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp. “Parlamenti do votojë një rezolutë për të shpallur republikën Komeiniste të Iranit shtet sponsor të terrorizmit dhe bashkë me këtë do të shpallet organizatë terroriste Garda e Iranit dhe Hezbollahu. Ka pasur më parë edhe partnerë që e kanë bërë këtë gjë, do ta bëjmë edhe ne. kriza po shfaqet në të gjithë botën, si rezultat i rritjes së çmimit të naftës”, deklaroi Rama.
Kompania që duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr, duke thënë se ka krizë. Nuk kemi të dhëna, që kompania është ndodhur nën ndonjë presion. Por gjithë procesi është zhvilluar nën proces, por jo nën presionin e SHBA-ve. Presion ka pasur nga faktorë të tjerë, që nuk kanë interes që porti të jetë histori suksesi. Kini parasysh, që nga A-ja, që disa thonë se për çfarë duhet një port i ri, se ne kemi atë kënetën në zemrën e Durrësit dhe e lidhnin idenë e Portit të Durrësit me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, po mban një konferencë për mediat, një ditë pasi u zhvillua seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku me 82 vota kundër u rrëzua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Fillimisht, kryeministri citoi shkurtimisht disa nga çështjet tek të cilat do të ndalet në mënyrë shteruese, nga projekti i Porto Romano-s e deri te rritja e çmimit të naftës. “Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën terësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Kërkesa nuk përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë,…
Në vetëm 70 ditë e para të vitit ka pasur mesatarisht 11 aksidente automobilistike në ditë përfshirë këtu ato me biçikletë apo dhe monopate ndonëse nuk lejohet të lëvizet me to. “Janë gjithsej mbi 3406 aksidente nëse do të përfshinim edhe ato në shtëpi, rënien nga lartësitë. Por për 5 kryesorët siç janë aksidentet, me makinë, motor, biçikletë, monopate janë afërsisht në 70 ditë 736 aksidente që i bie mesatarisht 11 në ditë”, shprehet drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Drejtori i Urgjencës Kombëtare bën thirrje për kujdes të shtuar në respektimin e rregullave të qarkullimit pasi me zgjatjen e…
Dita e Verës është kthyer në një traditë të përvitshme feste për të gjithë grupmoshat. Aktivitetet dhe organizimet e parashikuara nga bashkia e Tiranës, me rastin e 14 marsit, e shndërrojnë kryeqytetin në një arenë argëtimi, muzike dhe kulture. Dita e Verës këtë vit, do të ketë një program të pasur aktivitetesh kulturore, artistike, sportive dhe gastronomike të shpërndara në disa nga hapësirat kryesore të qytetit. Festimet do të paraprihen që në mbrëmjen e 13 marsit me një festë elektronike në Parkun Europa, pranë Sheshit Skënderbej, nga ora 18:00 deri në mesnatë, ku do të performojnë artistë dhe DJ të…