Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në rishikimin e saj periodik të kryer më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”. Moody’s vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.6% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026. Prespektiva e rritjes ekonomike do të mbështetet kryesisht nga ecuria e sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në energji dhe turizëm, por edhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës. Agjencia vlerëson se,…
Author: tirana
Elbasani edhe këtë vit është kthyer në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Verës, mes ballakumeve tradicionale, atmosferës festive dhe koncerteve, duke bërë që qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, por edhe turistë të huaj t’i bashkohen kësaj atmosfere festive. Prej ditësh tashmë qyteti ka veshur dekorin pranveror, ndërsa atmosfera magjike ndihet në çdo lagje të qytetit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Elbasanit, i cili është shndërruar në një skenë të madhe feste me koncerte, ekspozita, panaire, aktivitete për fëmijë dhe evente sportive. Festimet për Ditën e Verës në Elbasan këtë vit…
Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumenteve kosovare në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, që do të fillojnë të zbatohen plotësisht nga e diela. Zotimi i Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti vjen pas një takimi në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, këtë të shtunë në mëngjes, 14 mars. Këto dy ligje do të hyjnë plotësisht në fuqi të dielën dhe kërkojnë që të gjithë ata…
Ditën e sotme, më 14 mars 2026, në sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (CSW70), Shqipëria prezantoi raportin vullnetar mbi zbatimin e Konkluzioneve të Miratuara të CSW65 (2021), duke paraqitur progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave po sfidohen, forcimi i barazisë gjinore mbetet një provë e rëndësishme për cilësinë e demokracive dhe funksionimin e institucioneve. Ajo nënvizoi se Shqipëria ka…
Një 35-vjeçar është arrestuar në Bulqizë për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij. Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Shkatërrim i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime…
Një seri sulmesh misterioze po godasin të ashtuquajturën “flotë fantazmë” të Rusisë, një rrjet tankerësh që përdoren për të eksportuar naftë dhe gaz duke shmangur sanksionet ndërkombëtare. Sipas shumë analistëve, pas këtyre operacioneve qëndrojnë sabotues të lidhur me Ukrainën, të cilët synojnë të godasin burimet financiare që mbështesin luftën e Vladimir Putin. Në muajt e fundit kjo strategji, sipas disa burimeve, mund të ketë pasur edhe mbështetjen e administratës së Donald Trump, e cila kërkon të dobësojë eksportet energjetike ruse për të shtyrë Moskën drejt negociatave, shkruan la Repubblica. Rusia përdor qindra tankerë që ndryshojnë shpesh emër dhe flamur për të…
U kap në flagrancë në afërsi të Kamzës duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Shpallen në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij. Sekuestrohen rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, një shumë parash, 2 makina qepëse, si dhe sende të tjera të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Diversity” duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave. Në afërsi të Kamzës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. K. Gjatë…
Vendet e Ballkanit fshehin një thesar të vërtetë evropian. Ky rajon ofron histori të pasur, kultura të ndryshme dhe peizazhe mahnitëse që lënë pa frymë çdo vizitor. Përveç bukurive natyrore dhe trashëgimisë historike, këtu do të gjeni edhe njerëz të ngrohtë dhe mikpritës, gatime unike që lidhen me tradita shekullore dhe pije që do t’ju mbeten në kujtesë. Nga kryeqytetet e gjalla te plazhet dhe liqenet magjepsëse, çdo vend ka diçka të veçantë për të ofruar. Revista amerikane e udhëtimeve “YardBarker” rekomandon 20 destinacione të jashtëzakonshme për t’u vizituar në Ballkan, secila me historinë, kulturën dhe bukurinë e vet unike! Ballkani…
Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ka si simbol ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja. Me një traditë të veçantë në festimin e Ditës së Verës, Elbasani e mirëpret sot këtë festë me një sërë aktivitetesh të cilat përfshijnë mosha të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase. Amvisat shpjeguan në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen, duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj. Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan…
Agjencitë e ndërmjetësimit raportojnë rënie të kërkesës për dado vendase, por vihet re një trend në rritje i kërkesës për filipinase. Kërkesa në rritje në Tiranë po nxitet nga pagesa mujore 600 deri në 700 euro për orare pune shumë më fleksibël sesa punësimi i kujdestareve vendase dhe mungesa e shërbimeve publike. Gjithashtu ka rënë numri i grave që emigrojnë në Europë për dado, për shkak të shtimit të punësimeve sezonale në Jug gjatë sezonit turistik. Ekspertët ngrenë shqetësimin se tregu ende vijon të jetë informal dhe i pakontrolluar për kualifikime. Sinagoan, 46-vjeçaren nga Filipinet, e takuam në një nga…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot Ditën e Verës. Begaj theksoi se kjo është një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë. “Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familjeje shqiptare”, ishte urimi i Presidentit Begaj. Dita e Verës është një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi dhe që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Kjo festë ka krijuar prej vitesh traditën e saj, jo vetëm në Elbasan, por edhe në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje Irani është “plotësisht i mposhtur” dhe po lutet për një “marrëveshje”, por ai nuk e dëshiron një të tillë, dy javë pasi shpërtheu lufta që i vuri flakën Lindjes së Mesme. “Media e lajmeve të rreme e urren të raportojë se sa mirë ka vepruar ushtria amerikane kundër Iranit, i cili është plotësisht i mundur dhe dëshiron një marrëveshje – por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”, shkroi Trump. Më herët Trump tha se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg. Ishulli Kharg…