Author: tirana

Kuvendi pritet të miratojë sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”, si dhe të shpallet menjëherë Garda Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se Shqipëria me këtë iniciativë qëndron përkrah aleatëve të saj strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes kësaj Rezolute i bëhet thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtohen masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën…

Read More

Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në dalje, në automjetin me të cilin po lëviznin, shërbimet e PKK Muriqan gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis,…

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se në janar 2026 është shënuar një rritje e prodhimit bruto të energjisë nga hidrocentralet, si dhe një rritje e konsumit të energjisë elektrike krahasuar me janarin e vitit 2025. ASK njofton se prodhimi bruto nga hidrocentralet ka arritur 29.901 GWh, që përbën një rritje prej 67,09 % krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 894,93 GWh, një rritje prej 1,10 %, ndërsa konsumi i energjisë elektrike arriti 695,17 GWh, duke shënuar një rritje prej 4,63 %. Sipas një komunikate të ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike…

Read More

Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat krahasuese nga INSTAT dhe Eurostat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kategori përbën 32.8% të totalit të vdekjeve. Diferenca është e konsiderueshme dhe tregon se shqiptarët humbin jetën nga sëmundjet e zemrës në një nivel gati dy herë më të lartë se mesatarja europiane. Në Europë, përveç sëmundjeve të zemrës, një peshë të madhe në vdekje kanë edhe tumoret, që përbëjnë 23.9% të vdekjeve, ndërsa…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën që lidh Fierin me Vlorën. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, ku makina është djegur pothuajse plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkrumbuar automjetin.

Read More

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër. Më pas reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin deri në fund të ditës. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare…

Read More

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj. Me datë 6 qershor, PD do të mbledhë Kuvendin Kombetar, ndërsa ka publikuar kalendarin se kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e partisë. Mësohet se zgjedhjet në degët e partisë do të përfundojnë më 30 prill, ndërsa më 23 maj do të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Datat e zgjedhjeve: – 23 Maj zgjedhja e Kryetarit të PDSH– 6 Qershor Kuvendi Kombëtar Grupi për Rishikimin e Statutit:1. Gazment…

Read More

Shumë ishuj në Europë ofrojnë peizazhe të jashtëzakonshme dhe pushime të qeta, por shpesh janë të vështirë për t’u arritur. Megjithatë, disa destinacione ishullore kombinojnë natyrën spektakolare me akses relativisht të lehtë nga qytetet kryesore europiane. Nga plazhet me rërë të bardhë në Spanjë dhe Francë, te ishujt e qetë në Irlandë apo lagunat historike pranë Venecias, këta pesë ishuj konsiderohen ndër vendet më të mira “për t’u arratisur” me pushime dhe më të arritshme në Europë. Sylt, Gjermani I lidhur me tokën gjermane nga një digë hekurudhore, Sylt ndodhet rreth tre orë larg Hamburgut nëse udhëton me tren. Është ishulli më…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me masën e sigurimit ndaj tij. Në dokumentin e dorëzuar, mbrojtja ligjore e kryebashkiakut paraqet argumentet e saj juridike mbi masën e vendosur, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa: Prapësimet e prokurorisë paraqesin argumente thellësisht problematike për shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve demokratike. 1. Në mënyrë të paprecedent, prokuroria argumenton se vetë autoriteti demokratik i një të zgjedhuri vendor përbën në vetvete rrezik për hetimin…

Read More

Mbi 23 mijë vende pune kanë kaluar nën lupën e inspektoriatit shtetëror të Punës për cështje të sigurisë dhe standardeve në punë. Sipas të dhënave të publikuara për muajin shkurt, nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, gjatë periudhës së fundit janë inspektuar 902 subjekte, ndërsa kontrollet kanë përfshirë në total 23 mijë e 43 vende pune në të gjithë vendin Nga këto kontrolle janë vërejtur një sërë shkeljesh për të cilat janë 668 masa administrative ndaj bizneseve që nuk zbatonin ligjin . Penalizimet lidhen kryesisht me mosrespektimin e kushteve të sigurisë në punë, dokumentacionin e marrëdhënieve të punës…

Read More

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh. Por, e gjithë puna e Kuvendit është e ngrirë deri në këtë datë nga Gjykata Kushtetuese, përmes masës së përkohshme të vënë pas kontestimit të dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë. Marrëveshja për projektin që prek KEK-un, është njëra nga tetë sosh sa i ka legjislatura aktuale në sirtarët e saj. Ndër to është janë edhe: Vlera e katër…

Read More

Më shumë se 100 milionë njerëz në SHBA janë nën alarme për mot të ashpër, pasi një sistem i fuqishëm stuhish me borë të madhe dhe erëra të forta kërcënon rajonet e Midwest-it të Epërm dhe Liqeneve të Mëdha. Sistemi pritet të rrisë rrezikun e zjarreve në të gjithë SHBA-në qendrore, duke sjellë shi, stuhi dhe borë në pjesë të verilindjes. Deri të hënën në mbrëmje, në një zonë të gjerë nga Dakota deri në veri të shtetit të New Yorkut pritet të ketë reshje bore ndërsa shtesa e saj të arrijë nga 7-15 centimetra. Kushtet e thata dhe me…

Read More