Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Po vijnë ditët më të nxehta të vitit! Meteorologia: Sot termometri ngjitet në 34 gradë celsius

09:54 / June 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3980
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Java ka nisur me diell dhe temperatura të larta. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë se termometri do të ngjitet deri në 34 gradë celsius në disa zona të vendit.

“Sot temperaturat maksimale variojnë nga 26 -28 gradë celsius në skajin verior të Shqipërisë deri në 34 gradë celsius në Elbasan dhe Berat. Ndërsa në vijën bregdetare kemi 31-32 gradë celsius”, tha Porja.

Meteorologia parashikon që temperaturat e larta të vijojnë gjatë gjithë javës. Të enjten mund të ketë reshje të izoluara në veri të vendit dhe një freskim të lehtë të motit nga e mërkura pasdite deri të enjten, por edhe në këto ditë temperaturat do të mbeten mbi 30 gradë celsius theksoi ajo.

“E enjtja sjell ndonjë reshje nga veriu, por kryesisht një mot i kthjellet gjatë kësaj jave dhe po ashtu termometri do të jetë në vlera mjaft të larta. Sot presim të paktën 34 gardë celsius, po kaq vijon gjatë javës. Mëngjeset sa vijnë dhe nxehen. Përjashtuar mëngjesin e së premtes. Ndërsa nga mesdita e së mërkurës dhe deri mesditën e së enjtes kemi një freskim të lehtë të kushteve të motit, por sërish termometri qëndron mbi 30 gradë celsius, ndërsa sot diell dhe temperatura të larta”, tha meteorologia.

Sipas saj era do të fryjë nga jugperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, më e ndjeshme në gjysmën lindore të vendit.

Meteorologia termometri viti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.