Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ngjarja e Zvërnecit/ Hita: Hetim disiplinor të zinxhirit komandues. Ajo trupë na turpëroi të gjithëve

13:15 / June 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4410
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka paralajmëruar hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec, e cila ka shkaktuar reagime të forta publike.

Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, Hita e cilësoi të papranueshme mënyrën e menaxhimit të situatës nga strukturat vendore të policisë, duke theksuar se veprimet e disa efektivëve kanë dëmtuar standardet e institucionit dhe imazhin e Policisë së Shtetit.

Ai bëri të ditur se tashmë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur të gjitha veprimet e kryera gjatë protestës, ndërsa theksoi se “ajo trupë na turpëroi të gjithëve”.

“Ngjarja e ndodhur dhe mënyra e përcjelljes së saj, kanë cenuar standardet e policisë. Kam marrë masat e menjëhershëm për të nxjerrë përgjegjësit përkatësit. 

Siç e dini drejtori i policisë së Vlorës u shkarkuar të dy ditëve më parë, për keqmenaxhimin e situatës dhe për keqinformimin për dhunimin e protestuesit. Menaxhimi i strukturave dhe të situatave, integriteti dhe transparenca ndaj qytetarëve janë domosdoshmëri ndaj tyre. 

I kërkoj Policisë së Vlorë që të jetë sa më e hapur ndaj publikut. Ajo trupë na turpëron të gjithëve. Që prej datës 30 maj është ngritur një grup hetimor që do të hetojë të gjitha veprimet gjatë protestës. Do të ketë hetim zinxhir komandues. Në vijim të masave, të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje dhe për këtë mora vendimin për heqjen e licencave”, tha Hita.

hita ngjarja zvërnecit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.