Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore/ Mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

09:02 / June 2, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4457
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj.

Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.
Në këtë ditë të rëndësishme për maturantët dhe për të gjithë sistemin arsimor, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi për të gjithë maturantët që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe për stafet e institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Mirëmëngjes, të dashur maturantë, mirëmëngjes edhe mësuesve që ju kanë shoqëruar gjatë gjithë këtyre muajve në të gjithë punën për përgatitjen e kësaj dite. Sot në provimin e gjuhës së huaj, në datën 9 provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë, më datë 16 provimin e matematikës dhe në fund, më 23 qershor, me provimin që keni zgjedhur vetë. Është një proces i gjatë, keni punuar të gjithë, i keni kryer të gjitha detyrat, jeni stërvitur me testet model, testet provë, me orët e këshillimit me mësuesit, me përgatitje emocionale dhe sot kam kënaqësinë t’ju uroj me gjithë zemër mbarësi dhe shumë suksese.

Është një ekip shumë i madh sot me mësues, rreth 2 mijë mësues administratorë të provimeve, 170 përfaqësues nga ministria si monitorues, do të jenë sot me ju që mbarëvajtja e këtij procesi të jetë një sukses, prandaj sot me vete merrni vetëm buzëqeshjen tuaj, atë që ju duhet bashkë me besimin te puna që kemi bërë dhe përqafimin e familjes.

Sepse me këtë sprovë që ju do të kaloni sot dhe në tre ditët e tjera të provimeve ju hapni rrugët e jetës suaj, qoftë në sektorin e punësimit e profesioneve të ndryshme që do të zgjidhni, apo në universitetet ku keni dëshirë të vazhdoni studimet tuaja. Kudo nxënësit shqiptarë kanë shkëlqyer, prandaj ju keni punuar fort dhe ia keni dalë me sukses të vini në derën e provimit. Suksesi do të jetë me ju! Mos e humbni besimin, sepse jeni më të mirët”, tha Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në mesazhin drejtuar maturantëve përpara fillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

Matura Shtetërore nisin provimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.