Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kanioni i Osumit, e cila prej kohësh është kthyer thyer në një pikë të preferuar për adhuruesit e rafting. Në videon e shfaqur nga kreu i qeverisë shihen persona që bëjnë rafting në Kanion. “Mirëmëngjes dhe me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Rama në Facebook.
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale fotot e punonjësve të ndërmarrjeve të bashkisë, duke pastruar në zonën e Bulevadit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbrëmë u hodhën molotovë dhe lëndë djegëse nga protestuesit e PD-së. Postimi: Mirëmëngjes Gjatë gjithë natës ekipet e Bashkisë Tiranë kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëmeve të huliganëve të Sali Berishës. Mirënjohje çdo punonjësi për përkushtimin dhe punën e palodhur”
Gara në armatim ka ekzistuar prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore ajo mori një formë globale dhe sistematike, veçanërisht midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat balistike dhe avionët luftarakë transformuan mënyrën e konceptimit të fuqisë në dekadat që pasuan. Sot, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, lëvizjet e Serbisë po dërgojnë sinjale shqetësuese. Ky vend, partner i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore. Kështu, sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Serbia është bërë vendi i parë në Evropë…
Policia ka arrestuar 14 protestues për veprimet e dhunshme gjatë mbrëmjes së djeshme si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë. Në total ishin 23 të shoqëruar, mes tyre edhe 4 të mitur, të cilët u lanë të lirë. Ashtu si herët e shkuara, edhe protesta e 6-të kombëtare e Partisë Demokratike, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë, u shoqërua me tensione dhe incidente të shumta. Protestuesit marshuan drejt institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, ku u hodhën molotovë, fishekzjarrë dhe flakadanë. Policia ndërhyri disa herë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.…
Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur në aksin Drashovicë–Kotë mbrëmjen e kaluar. Fillimisht, dy persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje kritike. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Andrea Begaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë natës. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij ka qenë shumë e rënduar që në momentin e mbërritjes, duke e bërë të pamundur mbijetesën. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkaku kryesor i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa autoritetet…
Kjo e hënë do të jetë me mot të paqëndrueshëm , me alternime vranësirash dhe reshjeve të shiut. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit, por me një intensitet të ulët. Më pas do të përhapen në zona të tjera të vendit. Në orët e mbrëmjes, intensiteti i reshjeve pritet të dobësohet, duke mbetur kryesisht të lehta në jug dhe zonat malore të verilindjes. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 5 m/s, nduke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste theksoi sot se në kuadër të fuqizimit të emergjencave civile, Shqipëria po prodhon vetë mjete zjarrfikëse. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama tha se “tani jemi në gjendje të fillojmë të shtojmë flotën e zjarrfikësve, duke i prodhuar zjarrfikëset në Shqipëri me kompaninë tonë publike, të ngritur jo shumë kohë më parë”. Rama tha se ky është shembulli që shteti të bëhet sa më shumë partner, garant dhe të përftojë sa më shumë. “Jo vetëm zjarrfikëset, por të gjitha makinat e inspektimeve për shërbime të ndryshme, ne do t’i prodhojmë…
Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen e kësaj të shtunë, solli edhe disa ndryshime në qarqe nga kryeministri Edi Rama. Ogerta Manastirliu, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri do të jenë drejtues në qarkun e Tiranës. Ndër të tjera ndryshime pati edhe në qarqe të tjera, të paraqitura si më poshtë: Ogerta Manastirliu-drejtuese e qarkut të Tiranës. Taulant Balla– drejtues politik i qarkut të Tiranës. Damian Gjiknuri– drejtues politik i qarkut të Tiranës. Belinda Balluku-drejtuese politike e qarkut të Fierit. Blendi Klosi-drejtues politik i qarkut të Durrësit. Ervin Demo-drejtues politik i qarkut të Beratit. Arbjan Mazniku– drejtues politik i qarkut të Elbasanit. Enea Karakaçi-drejtues politik…
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri të ditur sot se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do të financohen nga shteti për të dyfishuar biznesin e tyre përmes programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama informoi se programi do të lançohet së shpejti dhe do t’i krijojë mundësinë këtyre ndërmarrjeve që të rriten. “Këtu nuk kam parasysh thjesht ndërmarrjet bujqësore, por të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten”, tha Rama. Rama theksoi se ky instrument i ri financiar do të mbështetet nga qeveria dhe kjo është një tjetër…
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Edi Rama ka treguar kriterin që do të ndiqet për ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Ai tha se kusht për secilin kandidat që kërkon një tjetër mandat, do të jenë kontratat e lidhura për paketën e maleve dhe ndërmarrjet e përbashkëta. “Nuk do të ketë asnjë kandidat për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të thuhet dhe stërthuhet dhe ndërkohë reforma territoriale i vendosi…
Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në mbledhjen e Asamblesë bëri edhe një analizë të punës në zgjedhjet e 2025, krahasuar me 2021. Klosi tha se Fieri del si qarku më i fortë, ndërsa për Tiranën theksoi se është rezervuari më i madh i votës së PS, një qark ku është edhe beteja më e madhe. Drejtuesja politike e socialistëve, Belinda Balluku arriti të merrte 12 mandate, duke vendosur një rekord me mbi 60% të votave. Klosi tha se rezultatet e 2025-ës tregojnë se PS nuk është vetëm forcë e parë në shumicën e qarqeve, por edhe forca më…
Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen e kësaj të shtunë, pritet të sjellë edhe disa ndryshime në qarqe nga kryeministri Edi Rama. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se Rama pritet të ndërmarrë disa ndryshime drejtuesish politik në qarqe. Elisa Spiropali do t’i caktohet në detyrë një nga njësitë në kryeqytet. Po ashtu edhe Eduart Shalsi dhe Damian Gjiknuri, do të kenë detyra në kryeqytet.