Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prej dy ditesh i zhdukur, familja dhe miqtë apel për Flamur Kolmarkun, drejtuesin e lartë të Gardës së Republikës për dy dekada

12:01 / June 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4841
Screenshot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamur Kolmarku, një ushtarak karriere dhe për 2 dekada ndër drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, raportohet se është larguar nga shtëpia dhe deri në këto momente rezulton i humbur. Familja dhe miqtë kanë ndarë mesazhe të shumta për ndihmë.

Ata thonë se Flamuri vuan nga demenca dhe ka probleme të theksuara me kujtesën, ndaj nuk dihet se për ku është nisur dhe ku ka shkuar.

Flamur Kolmarku është një drejtues shumë i njohur i Gardës së Republikës, një agjenci qeveritare e militarizuar e Shqipërisë e mandatuar me ligj për të mbrojtur zyrtarët e lartë shtetërorë, dhe në dy dekada u ka shërbyer dhjetëra personaliteteve.

Mjekët, që e kanë trajtuar, rekomandojnë se 55 vjeçari mund të ketë shkuar pranë zonave ku ka jetuar, si Mamurras, Rubik, Rrëshen (Kurbnesh), pasi sipas tyre në këto situata zgjohet kujtesa e fëmijërisë.

Flamur Kolmarku është larguar nga shtëpia prej dy ditësh dhe për herë të fundit raportohet të jetë parë në lëvizje nga Bulqiza në drejtim të Burrelit, dhe në orët e mbrëmjes rrugës nga Burreli në drejtim të Urakës.

Të shqetësuar për fatin e tij, familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë sa më shpejt me familjen. Për çdo informacion, telefononi në numrin: +355 68 206 5729.

familja flamur kolmarku Miqtë zhdukur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

10:40 / June 6, 2026

Eva Buzo, tjetër sfidë në ujërat e Jonit/ Nga Radhima me not në Sazan, përshkruan vijën bregdetare të ishullit

10:37 / June 6, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet sot kutive të votimit në 30 ambasada e konsullata

08:57 / June 6, 2026

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

08:00 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.