Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“Sleep Health”: Gjumi i pasdites mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit

10:16 / June 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4831
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Sleep Health” sugjeron se gjumi i shkurtër gjatë ditës, mund të lidhet me një shëndet më të mirë të trurit dhe me ngadalësimin e proceseve të plakjes cerebrale.

Studiuesit analizuan të dhënat e afro 379 mijë personave nga databaza britanike “UK Biobank” dhe zbuluan se, individët me predispozitë gjenetike, për të bërë rregullisht një sy gjumë gjatë ditës kishin, mesatarisht, vëllim më të madh të trurit.

Sipas autorëve, diferenca e vërejtur korrespondon me një tru biologjikisht deri në 2,6 deri në 6,5 vjet më të ri, krahasuar me ata që nuk flenë zakonisht pasdite.

Studiuesit përdorën analiza gjenetike, për të minimizuar sa më shumë ndikimin e vetë gjumit të pasdites, nga faktorë të tjerë si mosha, stili i jetesës dhe gjendja shëndetësore – një metodë të njohur si “randomizimi Mendelian”, që shfrytëzon variacionet gjenetike për të vlerësuar nëse ekziston një lidhje e mundshme shkak-pasojë mes një zakoni dhe rezultateve shëndetësore.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se gjetjet nuk provojnë përfundimisht, se gjumi i pasdites përmirëson shëndetin e trurit.

Autoret e studimit theksuan se rezultatet duhet të konfirmohen nga kërkime të tjera, dhe se analiza nuk përfshinte të dhëna të detajuara mbi kohëzgjatjen, frekuencën apo cilësinë e gjumit gjatë ditës.

Shkencëtarët vërejtën gjithashtu se nuk u gjet një lidhje e qartë mes gjumit të pasdites dhe përmirësimit të kujtesës, kohës së reagimit apo funksioneve të tjera njohëse, duke sugjeruar se ndikimi mund të jetë më shumë strukturor sesa funksional.

Studime të mëparshme kanë treguar se, një sy gjumë i shkurtër prej 10 deri në 30 minutash, mund të përmirësojë vigjilencën, përqendrimin dhe performancën mendore.

Në të kundërt, gjumi i gjatë dhe i shpeshtë gjatë ditës mund të jetë një shenjë e problemeve të tjera shëndetësore, përfshirë çrregullimet e gjumit, sëmundjet kardiovaskulare ose proceset neurodegjenerative.

Ekspertët theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme, për të kuptuar nëse gjumi i pasdites kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen e trurit, apo nëse ai është thjesht tregues i faktorëve të tjerë që ndikojnë në plakjen e shëndetshme.

gjumi pasdites Sleep health truri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.