Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë hyn sot në fazën finale. Në orën 09:30, komisioni i vlerësimit në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga Silva Caka, Kledia Ngjela dhe Eduart Merkaj, do të intervistojë kandidatët e mbetur në garë pas shqyrtimit të dosjeve. Nga 16 aplikantë fillestarë, dy kandidatet Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, u skualifikuan për mosplotësim të kritereve ligjore. Pas intervistave, kandidatët do të renditen sipas pikëve, por vendimi final i takon ministrit Besfort Lamallari. Ky i fundit, brenda 48 orësh, do t’i propozojë Këshillit të Ministrave emrin e përzgjedhur, i cili nuk është e…
Author: tirana
Sot mbahet seanca e dytë e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 28 personave e shoqërive që bëjnë pjesë në këtë dosje. Në seancën e parë në themel që u zhvillua më 9 mars, Veliaj arriti të siguronte një fitore pasi GJKKO më në fund pranoi kërkesën e tij të përsëritur për të marrë të gjitha aktet e dosjes hetimore. Ai nuk u paraqit në këtë seancë dhe u përfaqësua nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Përmes një deklarate, Veliaj pretendoi se nuk ishte zhvilluar ende seanca paraprake dhe, sipas…
Turistë europianë kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion alternativ pasi planet e tyre fillestare për të udhëtuar drejt vendeve të Lindjes së Mesme u prishën për shkak të konfliktit në rajon. Shumë prej tyre po kalojnë pushimet në qytete si Durrësi, duke rezervuar ture dhe aktivitete në moment të fundit. Ndërkohë, pas një fillimi të dobët të vitit për turizmin, me një rënie të lehtë të hyrjeve të shtetasve të huaj në janar krahasuar me një vit më parë, situata duket se po ndryshon. Konfliktet në Lindjen e Mesme kanë sjellë anulime të shumta dhe rishikim të planeve të udhëtimit, duke…
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare. Kjo vjen pas deklaratave kontradiktore mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryetarit të parlamentit iranian lidhur me mundësinë e negociatave për konfliktin në vazhdim. Trump ka pohuar se ka shtyrë me pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar këto pretendime si “lajme të rreme”. Të shtunën, Trump i kishte dhënë Iranit një afat 48-orësh për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke…
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura që variojnë nga 4°C deri në 18°C. Vlerat më të ulëta priten në zonat malore si Korçë, Peshkopi dhe Kukës, ndërsa ato me vlera më të larta do të regjistrohen në zonat bregdetare. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash të përqendruara në relievet malore. Ndërkohë, pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave deri në 22 gradë ditën e mërkurë.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë së PS Rrogozhinë, duke nisur punën organizative në terren për zgjedhjet e ardhshme lokale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se Partia Socialiste ka sot një mision historik, duke shprehur bindjen e palëkundur se rruga e integrimit të plotë europian të Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më e qartë dhe më afër realizimit. Balla po ashtu njoftoi se në mbledhje u çel zyrtarisht procesi i anëtarësimeve të reja dhe të zgjedhjeve të bashkëdrejtuesve të organizatave dhe në nivel bashkie. “Ne,…
Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve anëtare të nisin sa më shpejt mbushjen e depozitave të gazit, për shkak të pasigurisë që po krijon lufta në Lindjen e Mesme në tregjet e energjisë. Komisioni Evropian thekson se aktualisht furnizimi është i sigurt, por paralajmëron se situata mund të ndryshojë dhe përgatitja duhet të nisë që tani për dimrin e ardhshëm. Komisioneri për Energjinë Dan Jorgensen tha se BE është më e përgatitur se në vitin 2022, por mbetet e ekspozuar ndaj tregjeve globale. Sipas tij, mbushja e hershme e depozitave ndihmon në uljen e presionit mbi çmimet dhe shmang mungesat…
Ka ndërruar jetë edhe e dyshuar e vrasjes me armë zjarri të 45-vjeçarit Ilaz Brahimi dhe nuses së xhaxhait të saj Miradije Gashi. 30-vjeçaja Ardita Gashi pasi vrau 45-vjeçarin dhe nusen e xhaxhait, qëlloi me armë edhe veten, ku prej mbrëmjes së djeshme ndodhej në spital, ndërsa sot ka ndërruar jetë. NGJARJA Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. Korrespondentja e Top Channel në Kosovë Leonita Bajrami, raporton se një 30-vjeçare e identifikuar si Ardita Gashi ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin Ilaz Brahimi, teksa ky i…
Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur, i izoluar dhe nuk u përgjigjet mesazheve që i përcillen”, thanë zyrtarë të sigurisë amerikane dhe izraelite për The Washington Post. Sipas zyrtarëve izraelitë, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe disa klerikë kanë forcuar kontrollin e tyre mbi Iranin. Faqja e lajmeve Axios raportoi të shtunën se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së, Mossadi i Izraelit dhe organe të tjera të inteligjencës po punojnë për të zbuluar gjurmët e Khameneit, pasi ai mbetet i padukshëm që kur u shpall udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së babait të tij.…
Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit për dorëzimin në kohë të deklaratave tatimore vjetore për vitin 2025, duke theksuar se afati përfundimtar është 31 marsi. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon tatimpaguesit të dorëzojnë deklaratat përpara këtij afati për të shmangur vonesa dhe vështirësi që mund të lindin për shkak të fluksit të madh në sistem gjatë ditëve të fundit të deklarimit. Ky vit shënon një ndryshim të rëndësishëm pasi për herë të parë afati i dorëzimit është unifikuar për të gjitha deklaratat vjetore, duke përfshirë deklaratën e të ardhurave nga biznesi për personat fizikë, deklaratën e të ardhurave të korporatave për…
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar reagimin e Ambasadës Gjermane drejtuar Partisë Demokratike ku dënohet ashpër dhuna e përdorur dje në protestë. Teksa hidhnin molotovë drejt institucioneve dhe efektivëve të policisë, në duar militantët e Berishës mbanin flamuj gjermanë. “Ka pasur zjarr dje në #Tiranë?! I njëjti në 35 vite eeee?! Po lexoj që dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë!! Po gjermanët qenkan kundër dhe ashpër madje; Lexojeni Gjermaninë!! Dhe lexojeni gjithmonë, jo veç për zjarrin!!”, shkruan Braçe.
Pjesëmarrja në referendumin për reformën në drejtësi të Italisë ka shënuar nivele historike në ditën e parë të votimit, duke mbërritur në 46,07% deri mbrëmjen e së dielës, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Analistët parashikojnë se pjesëmarrja përfundimtare mund të arrijë në 60 apo 65%. Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Italiane të Sindikatave të Punëtorëve, Cisl, Daniela Fumarola, e vlerësoi këtë nivel pjesëmarrjeje si fillimin e një epoke të re dhe u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Vetë kryeministrja Giorgia Meloni publikoi një postim në X ku shihej me fletën…