Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gonxhja: Banorët e Yrshekut do të kenë akses në mbikalimet e planifikuara në autostradën Tiranë-Durrës

10:51 / June 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4927
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njëherazi drejtues politik për njësinë administrative Kashar, informoi sot banorët e Yrshekut dhe komunitetet e tjera të prekura nga zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën për realizimin e 6 mbikalimeve për këmbësorët, si pjesë e projektit të plotësimit të punimeve në këtë aks rrugor.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga banorët për aksesin dhe sigurinë në autostradë, Gonxhja bëri të ditur se procedura e tenderimit për projektin “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga ish-sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit” pritet të mbyllet më 15 qershor.

Sipas informacionit të përcjellë nga ARrSh, kontrata përfshin jo vetëm ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, por edhe sistemin e ndriçimit, gjelbërimin, barrierat akustike, riveshjen e tuneleve pranë sheshit “Shqiponja”, sistemimin e shtresave asfaltike, zëvendësimin e barrierave të betonit dhe përmirësimin e rrugëve dytësore pranë nënkalimit të Limuthit.

Gonxhja sqaroi se mbikalimi i parë do të ndërtohet në kilometrin 00+430, rreth 100 metra pas VEKO Group, ndërsa i dyti në kilometrin 1+645, rreth 50 metra përpara Universitetit Polis. Mbikalimi i tretë do të vendoset në kilometrin 2+472, rreth 200 metra pas QTU-së dhe urës së Lumit Lana. Sipas tij, banorët e Yrshekut do të kenë akses të drejtpërdrejtë në mbikalimet e dytë dhe të tretë.

Ndërkohë, mbikalimi i katërt do të ndërtohet në kilometrin 3+537, pranë BRUNES, i pesti në kilometrin 4+268, rreth 100 metra përpara FedEx Albania, ndërsa i gjashti në kilometrin 4+934, rreth 325 metra përpara Autostar.

Ministri theksoi se zëvendësimi dhe rivendosja e mbikalimeve për këmbësorët është bërë publik edhe më herët nga ARRSH në komunikimet e saj gjatë muajve prill dhe maj.

Ndërtimi i këtyre veprave synon të rrisë sigurinë e qytetarëve dhe të përmirësojë aksesin për komunitetet që jetojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Pas përfundimit të procedurës së tenderimit dhe shpalljes së fituesit, pritet të nisë zbatimi i punimeve.

IMG 4929
IMG 4928

banorët gonxhja mbikalime yrshek
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Kamëz/ Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Identifikohet autori

12:30 / June 8, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

12:25 / June 8, 2026

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

11:18 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.