Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skema e kompensimit për fermerët, Malaj: Vlera e përfitimeve ka arritur në 6-6.5 milionë euro

11:20 / June 5, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4755
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj ishte në konferencë për shtyp ku foli me detaje sa i takon rritjes së të ardhurave qendrore dhe atyre në nivel vendor.

E nisi fjalën e tij me xhiron e deklaruar të bizneseve.

“Po të bëjmë një krahasim të xhiros së deklaruar përgjatë 4-mujorit të parë të vitit 2026 me atë të vitit të shkuar kemi një rritje dyshifrore, pra me 11%. E thënë në terma monetarë, rritja është 133 miliardë lekë apo 1.4 miliard euro më shumë xhiro e deklaruar. Kjo rritje në fakt mbështetet nga tre sektorë, kryesisht nga ai i shërbimeve, që është rritur me 24.5%”, deklaroi Malaj.

Rritje, sipas tij, kanë pësuar edhe sektori i ndërtimit dhe tregtisë.

8 070 biznese të reja në këtë 4-mujor, pra janar-prill 2026, 11% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Sa i përket të ardhurave të realizuara nga administrata tatimore, arritën në 275.8 miliard lekë në fund të prillit. 302 milion euro më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2025.

Të ardhurat totale te tatimet dhe doganat kapin shifrën e 172.7 miliardë lekëve, 5.4% se në vitin 2025.

“Rritja tregon se bizneset janë duke gjeneruar gjithnjë e më shumë aktivitet ekonomik, por edhe mirëmenaxhim doganor e tatimor”, tha ministri.

Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, 66.8 miliardë lekë të ardhura ose 12.5% më shumë se vitin e shkuar.

“Edhe gjatë muajit prill ka pasur normën më të ulët krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Kjo normë e ulët është tregues i stabilitetit më të madh makro-ekonomik, por edhe ruajtjes së fuqisë blerëse të qytetarëve shqiptarë”, bëri me dije Malaj.

Për procesin e rivlerësimit të pronave, në mars-prill 2026, tha se në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 3.9 miliardë lekë.

Të ardhurat e realizuara nga pushteti vendor, 17.2 miliardë lekë ose 11.2 miliardë lekë më shumë se 3 muajt e parë të vitit 2025.

“Ndikimin më të madh e ka pasur taksa e ndikimit në infrastrukturë me 11.08 miliardë lekë të ardhura. Bashkitë që kanë pasur rritjen më të madhe si rezultat i kësaj takse janë bashkia e Tiranës, Vlorës, Himarës dhe Sarandës. Kjo reflekton dinamikën e lartë të investimeve në ndërtim, veçanërisht në zonat turistike, por edhe ato urbane”, sqaroi ministri.

Rritje me 17.1 miliardë lekë në total e shpenzimeve vendore. Me 31% janë rritur shpenzimet kapitale ose 2.23 miliardë lekë në total. “Bashkitë me realizimin më të lartë, Kukësi, Durrësi, Kamza dhe Vora”, shtoi Malaj.

I pyetur lidhur me sigurimin e detyrueshëm të banesave për tërmetet dhe përmbytjet, Malaj njoftoi se “projektligji është ndarë me të gjitha ministrisë dhe po rishikohen të gjitha ndryshimet”.

“Shpresojmë që brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, pra deri në muajin qershor, maksimumi deri në korrik, ta përcjellim në qeveri për miratim”, theksoi Malaj.

Çfarë po ndodh me rimbursimin e fermerëve dhe indeksimin e pensioneve?

“Indeksimi i pensioneve në qershor ose korrik, nuk ka vendimmarrje. Kemi parë një rritje të numrit të faturave të lëshuara nga përpunuesit ose grumbulluesit me NIPT, ka një rritje me mbi 23%. Deri në këtë moment që flasim shuma potenciale për të kompensuar fermerët me NIPT arrin në masën 6 deri në 6.5 milion euro. Megjithatë ky proces do të zgjasë deri në muajin qershor”, u përgjigj ministri i Financave.

“Nëse ka individë që duan të bëjnë rivlerësimin e pronës edhe në ato zona ku nuk kanë dalë çmimet e referencës, mund ta bëjnë me një vlerësues privat, ku përcaktohet çmimi i pronës së tyre dhe pastaj bëjnë regjistrimet përkatëse në Agjencinë e Kadastrës.

Nuk besoj që procesi do shkojë deri në muajin shtator, çmimi minimal i referencës që do vendoset, përveç se në bashkinë e Tiranës, janë imal i referencës që do vendoset, përveç se në bashkinë e Tiranës, janë çmime minimale qoftë për administratën, qoftë për ata individë që nuk duan të bëjnë rivlerësim”, përfundoi ministri sa i takon procesit të rivlerësimit të pronave në vend.

fermerët kompensimit malaj skema
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Homazhe në nder të efektivit Enea Mekolli/ Koçiu: Ngjarje shumë e rëndë humbja e jetës së dëshmorit të atdheut

12:11 / June 5, 2026

Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak

11:22 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.