Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Kamzë, Torba: RENEA e angazhuar për arrestimin e autorit

13:47 / June 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4963
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vrasjse me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamzë.

Policia njoftoi se “sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç”.

Sipas policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore.

“Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta”, njoftoi policia.

Policia njoftoi se si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç.

“Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore”, bëri më dije policia.

Policia sqaroi se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje.

Në një intervistë për mediet nga terreni, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba tha se për arrestimin e autorit është angazhuar edhe RENEA.

“Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e autorit të dyshuar është gjykuar e arsyeshme që në operacion të marrin pjesë dhe forcat speciale RENEA”, tha ai.

Sipas tij, “ngjarja ka ndodhur në rrugë dhe të dy janë banorë të zonës”. Ai tha se po hetohet nëse kanë pasur konflikte të mëparshme.

armë Kamzë vritet zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.