Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga shpërthimet me tritol te sigurimi i kushteve për vrasje/ GJKKO merr vendimin, Kristi Bixheku dhe Artan Tafani shpallen fajtorë

12:55 / June 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5033
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin, dy të pandehur që u gjykuan me procedurë të shkurtuar për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv” , “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”.

Togat e zeza dënuan me 3 vite e 6 muaj burg Kristi Bixhekun, dënim i cili zbret në 2 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Për të Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 8 vite burg, 6 me gjykim të shkurtuar , por Bixheku u gjet i pafajshëm për disa episode.

Me 7 vite burg u dënua Artan Tafani. Ky i fundit përfiton zbritje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar me 4 vite e 8 muaj.

Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë gjykata e Posaçme e dënoi përfundimisht me 2 vite e 4 muaj. Vendimi u shpall nga trupa gjyqësore e përbërë nga Rudina Palloj kryesuese, me anëtarë Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.

Prokuroria e Posaçme nga provat e mbledhura doli në konkluzionin se Kristi Bixheku në bashkëpunim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini vendosën sasi tritoli në dy raste në dëm të Bujar Turku, një episod i regjistruar në 1.11.2022 dhe tjetri ne 31.12.2022 në Lushnjë.

Për episodin që lidhet me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023, GJKKO e shpalli të pafajshëm Bixhekun.

Ndërsa Artan Tafani akuzohet se në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00.

Bazuar në aktet e hetimit u arrit në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar u shtri nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, ku drejtuesi dhe organizatori i tij ishte Laert Haxhiu, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”, teksa po gjykohet në GJKKO edhe për ngjarje të tjera kriminale.

artan tafani GJKKO vendimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.