Author: tirana

Numri i të punësuarve në moshë pune ra me 32 736 persona në 3-mujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT. Të dhënat tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15-29 vjeç u ul me rreth 14.4 mijë persona në raport me 3-mujorin e parë të vitit 2025, ose 8% më pak në terma vjetorë. Rënie është regjistruar edhe në grupmoshën 30-64 vjeç, ku numri i të punësuarve ishte mbi 18 mijë persona më i ulët se një vit më parë, duke shënuar një tkurrje prej…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku 15-vjeçari A. P humbi jetën teksa po lahej në një pishinë private pranë fshatit Mashkullor. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Vangjel Shumeli, është arrestuar pronari, njëherësh administratori i kompleksit të pushimit ku ndodhi tragjedia. Bëhet fjalë për shtetasin E.K., i cili, sipas hetimeve paraprake, mbulonte edhe funksionin e përgjegjësit për sigurinë në ambientet e pishinës. Arrestimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë…

Read More

Mes maleve të egra, fshatrave me trashëgimi kulturore, plazheve me ujëra të kristalta dhe tryezave të pasura tradicionale, Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse dhe intriguese të Evropës, shkruan Noemie Adler në një artikull të botuar në median franceze “Le Guide du Routard”. Ende e paprekur nga turizmi masiv, vendi ofron një mozaik peizazhesh, kulturash dhe traditash, të cilat prezantohen në mënyrë të detajuar në edicionin e ri të udhërrëfyesit te njohur francez “Le Routard”. Përmes itinerareve të sugjeruara, adresave të rekomanduara dhe këshillave praktike, udhërrëfyesi synon t’u ofrojë turistëve një përvojë autentike dhe sa më pranë…

Read More

Katër ministra dhe kryeministri Edi Rama janë thirrur këtë të enjte (11 qershor) në interpelancë nga deputetë të opozitës në seancën plenare të Kuvendit për një sërë çështjesh që lidhen me mjedisin, rendin dhe sigurinë, ekonominë, financat publike dhe qeverisjen. Sipas rendit të ditës të seancës plenare të 11 qershorit, deputetët e opozitës kanë kërkuar fillimisht një interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si dhe një interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Të dyja kërkesat janë depozituar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në vijim të seancës është parashikuar edhe…

Read More

Njëzet e dy qeveri, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Francën, Gjermaninë dhe vende të tjera evropiane, po kërkojnë që Irani t’i japë fund “sulmeve” të tij kundër njerëzve në “tokën e tyre” në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Departamenti i Shtetit. Qeveritë dënojnë “sulmet” në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi nga subjektet shtetërore iraniane kundër disidentëve iranianë, gazetarëve dhe anëtarëve të komuniteteve hebraike ose izraelite në tokën e tyre. “Republika Islamike e Iranit duhet t’i japë fund këtyre veprimeve menjëherë”, thuhet në deklaratë. Ky grup shtetesh i përbërë nga:…

Read More

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje duke filluar prej orëve të mesditës. Në orët e vona të mbrëmjes shtim të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura duke nisur nga zona e veriut dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në relievet malore në lindje. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po merr pjesë në takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Sofje. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha tha se “ajo që nisi si një aspiratë e sinqertë është shndërruar ndër vite në një projekt të qëndrueshëm dhe me ndikim të rëndësishëm”. “Sot, SEECP qëndron si forumi politik kryesor i rajonit, duke nxitur dialogun, ndërtuar besimin dhe forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë mënyrë, ai ka dëshmuar se përgjegjësia rajonale, respekti i ndërsjellë dhe një vizion i përbashkët mund të kontribuojnë në mënyrë domethënëse…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpërblim financiar për policin e rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, si dhe për efektivin e plagosur, Edison Adri. Përmes një deklarate, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se sakrifica e tyre në përballjen me krimin nuk do të harrohet. Ndërkohë krahas shpërblimit, fëmija i Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, do të përfitojë trajtim tjetër financiar të përmuajshëm derisa të shkojë në moshë madhore, sipas Ligjit “Për statusin ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’”. Më poshtë deklarata e plotë e ministrit Lamallari. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të mërkurë seanca e parë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të tjerë të së njëjtës dosje, të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Kryebashkiaku Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Në një deklarim drejtuar gjykatës, ai ka argumentuar mungesën me pretendimin se mbajtja në kafaz gjatë procesit gjyqësor është e paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese. Në seancë nuk ishin të pranishëm edhe avokatët Maks Haxhia, Dritan Jahaj, Aranit Rroshi dhe Artit…

Read More

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të kenë të drejta të kufizuara. Në mesin e kufizimeve kyç është propozimi që anëtarët e rinj të kenë të drejtë të kufizuar vote. “BE-ja duhet të zhvillojë një diskutim të detajuar mbi mundësinë e kufizimeve të përkohshme, kalimtare të së drejtës së votës për shtetet e reja anëtare, veçanërisht në fushat e acquis-së së BE-së ku kërkohet unanimitet [për shembull zgjerimi, politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, korniza shumëvjeçare financiare], duke marrë parasysh…

Read More

Bordi i transparencës u mblodh këtë të mërkurë, 10 qershor duke vendosur për uljen e çmimit të naftës me 4 lekë. Nga sot, nafta do të tregtohet me 188 lekë për litër ndërsa benzina me 159 lekë/litër, duke pësuar një rënie me 13 lekë. Lëvizjet pasojnë luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës. Pavarësisht uljes, çmimet mbeten nën kufijtë që do të aktivizonin reduktimin e akcizës me 20%. Vendimi i Bordit të Transparencës Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka nisur këtë të mërkurë, 10 qershor, seanca në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 18 të pandehurve të tjerë. Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Veliaj mungon në sallën e gjyqit, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Trupa gjyqësore përbëhet nga Elsa Ulliri në cilësinë e kryesueses, ndërsa anëtarë janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka. Duhet theksuar se nga e marta e datës 16 qershor e në vazhdim, procesi ndaj Veliajt do të jetë çdo të martë në orën 10:00.

Read More